Mbi qëndrimin e qeverisë osmane ndaj shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë

Autorët

  • Dr. Mithat Aydin
  • Dr. Mehmet Tütüncü
  • Dr. Ardian Muhaj

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2654

Abstrakti

Dokumenti i mëposhtëm është nga arkivat osmane dhe mban datën 27 nëntor 1912. Është një vendim i kabinetit qeveritar osman i nënshkruar nga anëtarët e këtij kabineti. Dokumenti është një përgjigje e qartë mbi disa sqarime të kërkuara nga komandanti osman i zonës së Shqipërisë së Jugut dhe Çamërisë me qendër në Janinë, pra nga kryekomandanti i vilajetit të  Janinës,  Esat pashë Janina. Ai  kërkon  nga  qeveria  e  Stambollit  një  udhëzim se çfarë duhet të bëjë me Ismail Qemalin dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kishin lënë Durrësin dhe priteshin nga çasti në çast të mbërrinin në Vlorë për të mbajtur një kuvend mbi çështjen e Shqipërisë. Përgjigjja e Stambollit zyrtar është e qartë dhe e prerë që të mos pengohej në asnjë mënyrë mbajtja e atij kuvendi, pasi Ismail Qemali kishte tashmë aprovimin e qeverisë osmane për të organizuar një kuvend shqiptar, ku të shpallej autonomia më e lartë e krejt Shqipërisë, me përjashtim të shkëputjes nga shteti osman. Siç dihet, më 28 nëntor 1912, delegatët e mbledhur nga të  gjitha  trojet  shqiptare  që  kishin  mundur  të  mbërrinin në Vlorë, u pajtuan njëzëri pas diskutimesh të shumta që të shpallej jo autonomia e plotë, por pavarësia e plotë e Shqipërisë nga shteti osman.

Fjalët kyçe:

shpallja e pavarësisë, Ismail Qemali, arkivat osmane

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2019-05-20

Si të citoni

Aydin, Dr. Mithat, Dr. Mehmet Tütüncü, and Dr. Ardian Muhaj. 2019. “Mbi qëndrimin E Qeverisë Osmane Ndaj Shpalljes Së pavarësisë Së Shqipërisë”. Univers 20 (20):259-62. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2654.

Numri

Seksioni

Dokumente