Prill 1913, kur Shkodra e rrethuar vdiste nga uria

Autorët

  • Xhafer Sadiku

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2655

Abstract

Në fillim të prillit të vitit 1913 ushtrisë që mbronte Shkodrën, nën komandën e gjeneralit Esad pashë Toptani, po i mbaroheshin ushqimet, ndërsa nga radhët e popullsisë civile kishin filluar vdekjet nga uria. Më shumë se 30 vetë vdisnin çdo ditë. Në situatë të vështirë ishin edhe priftërinjtë katolikë dhe motrat stigmatine që rrezikoheshin nga vdekja e tmerrshme nga uria. Ata i shpëtoi komandanti i mbrojtjes së Shkodrës, Esad pashë Toptani, i cili nxori ushqimin për çdo ditë nga racioni i ushtarëve, deri sa përfundoi lufta.

Sipas Hortense von Zambaur, rreth datës 20 prill qyteti i  kishte magazinat bosh. Tmerri i urisë nga dita në ditë bëhej më kërcënues, të varfrit jetonin me gjak bagëtish të therura e me bar. Qeveria austriake bëri përpjekje diplomatike për të futur drithë në Shkodër. Ministri i Jashtëm, Bertold (Berchtold), udhëzonte kundëradmiralin Njegovan t›i propozonte Këshillit të Admiralëve të flotës ndërkombëtare të bënin një hetim në ishte i rrethuar nga të katër anët qyteti i Shkodrës dhe nëse kishte mundësi të futeshin  nga jashtë sasira ushqimesh. Të njëjtën detyrë ia ngarkoi edhe ambasadorit në Cetinë.

Keywords:

prill 1913, Shkodra, uri, Esad Pashë Toptani

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. AQSH, fondi 591, viti 1913, dosja 2/1, nr. 6685. Tel. për Berlin, nr. 312 (1), Romë, nr. 397 (2), 1913.

  2. Domenico Facin O.F.M., I Frati Minor e Le Suore Stimatine durante L’Assedio di Scutari, Firenze, 1913.

  3. Hortense von Zambaur, Rrethimi i Shkodrës (10 tetor 1912 – 22 prill 1913), Ditar, “Camaj – Pipa”, Shkodër, 2006.

  4. Petrograd, nr. 296 (3), Paris, nr. 234 (4), Londër, nr. 329 (5), Cetinjë, nr. 103 (6) dhe Beograd, nr. 122 (7), më 20 prill 1913. AQSH, fondi 591, viti 1913.

Published

2019-05-20

How to Cite

Sadiku, Xhafer. 2019. “Prill 1913, Kur Shkodra E Rrethuar Vdiste Nga Uria”. Univers 20 (20):263-70. https://doi.org/10.59164/univers.v20i20.2655.

Numër

Section

Dokumente