Përgatitja arsimore dhe profesionale e mësimdhënësve për shkencat humane në Medresetë e Maqedonisë së Veriut
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2864Abstrakti
Qëllimi i hulumtimit është të ofrojë një analizë diferencuese për praktikat në shtetet e ndryshme evropiane, lidhur me përfshirjen e mësimbesimit fetar në ciklet e arsimit laik në shkollat fillore dhe të mesme. Praktikat pozitive të mësimbesimit fetar shtjellohen nën prizmin legjislativ dhe atë psiko-pedagogjik. Të gjithë jemi dëshmitarë, se, nga viti 1994, në Republikën e Maqedonisë së Veriut kemi vërshim të projekteve arsimore, si p.sh. projektet “Një nxënës, një kompjuter”; “Vlerësimi i jashtëm”; “Matura shtetërore”; “Ditari elektronik”; “Puna në grupe të vogla” dhe shumë eksperimentime të tjera të ngjashme.
Dilema se sa prej këtyre projekteve zbatohen dhe përfshihen në sistemin e edukimit fetar, respektivisht në medrese, kur edukimi fetar ende nuk ekziston si lëndë, zakonisht ka një lloj shtjellimi të mësimeve fetare si lëndë, ose si një aspekt në një temë tjetër, të tilla si historia, letërsia, filozofia dhe të ngjashme. Sidoqoftë, është e vështirë të gjesh një vend në të cilin politika e ndarjes së fesë nga shteti, ose politika kombëtare e sistemit arsimor arrin përjashtimin e plotë të fesë, si nga politika, ashtu edhe nga praktika e shkollimit. Tema mbi përgatitjen arsimore dhe profesionale të mësimdhënësve për shkencat humane (me pretekst lëndët fetare) në Republikën e Maqedonisë së Veriut u bë veçanërisht e rëndësishme, pas rënies së komunizmit.
Deri atëherë, trajtohej si një temë tabu. Dy proceset – rijetësimi i fesë pas rënies së komunizmit dhe kriza e sekularizimit (ndarjes së fesë nga shteti), ishin parakushtet për ngritjen e çështjes së futjes së arsimit fetar në shkollat publike. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, nën presionin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe KOM-it, filloi të përshpejtojë punën për të përfshirë përmbajtje të caktuara fetare në arsimin publik. Në vitin shkollor 2010-2011, një lëndë për studimin e fesë u prezantua në shkollat fillore, d.m.th. lënda u prezantua në klasën e 4-t (pas klasës së vjetër të 6-të) dhe quhej “Hyrje në Fe”; qasja e së cilës është jorrëfimtare dhe mësohet nga sociologët. Është prezantuar gjithashtu edhe një lëndë rrëfyese, “Etika e besimeve”, dhe qasja është rrëfyese.
Fjalët kyçe:
Mësimdhënia, shkencat humane në medrese, praktikat evropiane, rijetësimi i fesëShkarkimet
References
-
Armend Tahirsylaj, Autonomia e mësimdhënësve, ndryshimi i përgjegjësisë, shoqata me performancën e nxënësve në Didaktikë dhe traditat e kurrikulës, 2018, publikuar nga Informa UK Limited, botuar në internet më 16 tetor 2018.
-
Ballantine, Jane, Sociology of education, Reutledge, Taylor&Francis Goupe, NY, London, 2017.
-
Dennet, D.,.Видови умови, Магор, Скопје, 2006. Dewey, J. (1916/1985), Demokracia dhe Edukimi, Indiana, Southern Illinois, UP. Jashari H. 2005, Sociologjia e arsimit, Interlingua, Shkup, 2000.
-
Majkëll, Fullan (2001), Kuptimi i ri i ndryshimeve në arsim, Tiranë, Edualba.
-
Miovska−Spaseva, S. (2016), The educational theory of John Dewey and its influence on educational policy and practice in Macedonia, Espacio, Tiempo y Educación, 3 (2), 207−224. doi: http://dx.doi. org/10.14516/ete.2016.003.002.009
-
Hans de Wit. Internationalisation of Higher Education in Europe and its assesments trends and issues, NVAO Nederlands−Vlaamse Accreditatieorganisatie, Den Hag, December, 2010. Pajaziti.
-
A., Jashari H., Higher education in the Republic of Macedonia: The challenges and the perspectives of the information society and the Bologna Process, Social studies / Studime sociale, Vol. 6, No. 1, 2012.
-
Strategjia për arsim për vitin 2018−2025 dhe Plani i Veprimit, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Republikës së Maqedonisë, Shkup, 2018. Zajazi, T. (2003): Metodologji të mësimdhënies dhe mësimnxënies, Shkup: Winsent Graphic