Rëndësia e lëndëve shoqërore e natyrore në kurrikulat e medreseve
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2868Abstrakti
Sa duket e tepërt, po aq është e nevojshme të thuhet se sa shpesh duhet të përsëritet rëndësia dhe domosdoshmëria e lëndëve shoqërore në kurrikulat e medreseve. Paradoksi i kësaj çështjeje qëndron në atë se gjithsecili e pranon nevojën dhe rëndësinë e lëndëve shoqërore dhe, njëherësh, duket se pikërisht kjo është shndërruar në formalitet, sepse, në njëfarë mënyre, praktikisht kjo nuk përfillet aq sa duhet. Ёshtë bërë e natyrshme që në medrese prioritet të kenë lëndët fetare, por është e paarsyeshme që lëndët e tjera të konsiderohen si të dorës së dytë e të tretë.
Po ashtu, vlen të thuhet se pesha e lëndëve natyrore është po aq e vlefshme sa edhe e atyre shoqërore. Në këtë kuptim, në medrese, te gjithsecili nxënës duhet të mbillet kultura e përgjithshme e të kuptuarit se, pa njohuri nga lëndët natyrore e shoqërore, njohuritë nga lëndët fetare janë gjysmake. Nisur nga ky fakt, ata nuk do t’i anashkalonin lëndët natyrore e shoqërore, por do t’i merrnin me të njëjtin interesim e vullnet, sikurse lëndët fetare. Si pasojë e mospërfilljes sa duhet të lëndëve natyrore e shoqërore, kuadrot e medreseve kanë gjithnjë e më pak njohuri të kultivuara nga këto shkenca.
Më pas, kjo kulturë arsimimi reflektohet edhe në edukimin e lartë dhe, rrjedhimisht, diplomojnë kuadro me njohuri të pakta nga lëndët natyrore e shoqërore, gjë që pasqyrohet qartazi në diskursin e ligjërimit teologjik. Metodologjia e qasjes së këtij studimi është hulumtuese, analitike dhe krahasuese, ku për provë janë marrë librat që shtjellojnë këtë çështje, tekstet mësimore dhe disa ligjërata të hoxhallarëve. Përmes këtyre tri elementeve studimore, dëshirohet të vihet në pah roli, nevoja, rëndësia dhe domosdoshmëria e lëndëve natyrore e shoqërore në kurrikulat e programit mësimor në medrese, si dhe mungesa e seriozitetit të qasjes së tyre në mënyrë më të thellë.
Ndërkaq, pritshmëritë e këtij studimi janë që të nxisë, provokojë e promovojë hulumtime më të thella në këtë drejtim, por edhe të arsyetojë, argumentojë e të ngrejë nivelin e trajtimit sa më të përshtatshëm të këtyre lëndëve në të ardhmen në kurrikulat e edukimit në medrese.
Fjalët kyçe:
shkencat natyrore e shoqërore, edukimi, arsimimi, tekstet mësimore, medresetëShkarkimet
References
-
Nesimi, Qani, Medreseja Isa Beu si rivendosje e traditës arsimore institucionale islame, Hëna e Re, viti XXX, nr.314, Shkup, nëntor 2017.
-
Faruki, Ismail, R., Islamizimi i diturisë, Mehmed Akif Ersoji, Shkup, 1992.
-
Nasr, Sejjid, H., Arsimi modern, historia, teoritë dhe filozofitë e tij, Logos, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2011.
-
Dalliu, Ibrahim, Hafëz, Vlerësimi i diturisë sipas fesë islame, Dituria Islame, Komuniteti Musliman i Shqipërisë, viti XXIV, nr. 8, gusht 2015.
-
Mewdudi, Studentët muslimanë, LRI, Shkup, 1991.
-
Golshani, Mehdi, Filozofia e shkencës: një perspektivë kuranore, Mejdani, viti II, nr. 6, prill-qershor 2018, Gnosa, Tetovë.
-
Kamberi, Bedri, [Dr. Chem. sci. Profesor i UP dhe UT], Zoti e bekoftë rininë tonë shkollore, Argumenti, viti I, nr. 6, 2002.
-
Tahhan, Mustafa, M., Udhëzues për veprimtari studentore, Furkan, Shkup, 2005.
-
Sharka, Edmond, Medresetë në trojet shqiptare gjatë sundimit osman, Gjurma, nr. 01, Kumanovë, maj, 2015.
-
Dr. K. Ajram, Çfarë mësohet e ç’duhet mësuar, Argumenti, prill 2006, viti V, nr. 4.