Botimi dhe përkthimi i librave e teksteve më të rëndësishme të sires në gjuhën shqipe

Autorët

  • Prof. dr. Fahrush Rexhepi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2870

Abstrakti

Gjatë përhapjes dhe zhvillimit të kulturës islame ndër shqiptarët, ulemaja shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar në kultivimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës fetare islame te shqiptarët. Ata, përveç aktiviteteve të ndryshme fetare, kontribut të veçantë kanë dhënë duke përkthyer fillimisht e pastaj duke shkruar libra e tekste të ndryshme islame në gjuhën shqipe. Në fillim këta krijues kanë shkruar dhe krijuar vepra në gjuhën shqipe, me alfabet arab –osman (nga fundi i shek. XVII deri në shek. XIX).

Ndërsa gjatë shekullit që kemi lënë pas, veçmas nga vitet e 50-ta e deri në ditët e sotme, panë dritën e botimit një numër i konsiderueshëm i librave të fushës së Sires (jetëshkrimit të Pejgamberit a.s.). Ata duke parë rëndësinë që ka biografia e Muhamedit a.s. për besimtarët shqiptar islam si dhe shëmbëlltyra e tij, si model për mbarë botën dhe njerëzimin, me zell të madh kanë shkruar e botuar libra e shkrime për figurën dhe personalitetin e tij. Duke qenë se nga viti 1996, e ligjëroj dhe e mbulojë këtë fushë në Fakultetin e Studimeve Islame, dhe duke qenë se për këtë lëmi kam filluar të publikoj nëpër revista të ndryshme qysh herët, e pashë të arsyeshme që për këtë konferencë shkencore të paraqitem, me temën: Literatura Islame në Gjuhën Shqipe 1945 - 2022, pikërisht t’i rrekem kësaj teme por me një trajtim dhe qasje tjetër.

Mendojmë se pozita dhe niveli i sotëm arsimor dhe intelektual i besimtarëve myslimanë shqiptar, e sheh të nevojshme njohjen direkte të historisë së lindjes dhe shtrirjes së fesë islame, njohjen me jetën dhe predikimet e profetit Muhamed a.s., me botimet e autorëve të shquar lindorë e perëndimorë kushtuar biografisë së Pejgamberit a.s.. Por, mbi të gjitha për shqiptarët e besimit islam kanë interes të veçantë botimet në gjuhën amtare kushtuar jetës dhe historisë së Pejgamberit a.s.

Fjalët kyçe:

libër, kulturë, Islam, Sire, gjuhë shqipe, biografi

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Dr. Fahrush Rexhepi, Periodiku shqiptar islam (gjysma e parë e shek. XX), Prishtinë, 2013.

  2. Dr. Muhamet Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1982, f. 225. “ Zani i Naltë”, nr. 1, nëntor 1937.

  3. Maksim Gjinaj, Petrit Bezhani, Libra në gjuhën shqipe për Islamin (Bibliografi), Istanbul, 2002.

  4. Shaban Ramani, Botimet islame në gjuhën shqipe deri më 2020, Shkup, 2022.

  5. Dr. Muhamed Seid El-Buti, Fikhu Sire (Studime metodologjike-shkencore për biografinë e Muhamedit a.s.), Shkup, 2018.

  6. Shaban Ramani, Botimet islame në gjuhën shqipe deri më 2020.

  7. Jeta e të Dërguarit (Paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), Prishtinë, 2014.

  8. Botimet islame në gjuhën shqipe deri më 2020, Shaban Ramani, Shkup, 2022, botues: Bashkësia

  9. Fetare Islame e RMV.

Downloads

Botuar

2023-08-25

Si të citoni

Rexhepi , Prof. dr. Fahrush. 2023. “Botimi Dhe përkthimi I Librave E Teksteve Më Të rëndësishme Të Sires Në gjuhën Shqipe”. Univers 24 (24):77-82. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2870.

Numri

Seksioni

Studime