Bota nën eventet dhe aksidentet berthamore të shek. XX. Fakte dhe shifra
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2885Abstrakti
Në këtë artikull do të trajtojmë efektet dhe aksidentet bërthamore të shek. XX: bombat atomike Hiroshima-Nagasaki, Japoni, (6, 9 gusht 1945); Aksidenti Çernobilit (26 Prill 1986); Tsunami dhe aksidenti bërthamorë në Fukushima-Daiçit, Japoni (11 Mars 2011). Kryesisht, situatat e sipërme kanë ardhur si rrjedhojë e prishjeve të ekuilibrave të burimeve natyrore në planet nga mos përmbushja e kritereve dhe me rrisqe të mëdha si: lëshimi i gazrave industrialë, ndotjet nga aksidentet bërthamore, pandemitë nga viruset e laboratorëve shkencorë nga vetë dora e njeriut edhe në këtë shekull të XXI.
Mesazhet duhet të prezantohen si përmbledhje e kuptimeve bazë të mbështetura në të dhëna shkencore, historike, administrative, monitoruese dhe matematikore për kuptimin sa më të mirë të rolit që vetë shoqëria njerëzore duhet të luajë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së planetit tonë - Tokë. Në vitin 1939 një grup fizikantësh në SHBA mësuan rreth demonstrimit të eksperimenteve nga shkencëtarët gjermanë mbi ndarjen e bërthamave të elementeve kimike transuranikë me peshë atomike të madhe. Disa nga këta shkencëtarë parashikuan se energjia që do të çlirohej gjatë ndarjes mund të shfrytëzohej në armët eksplozive tmerrësisht të paimagjinueshme.
Më 16 korrik, vetëm disa orë pas përfundimit të suksesshëm me bombën atomike nga SHBA, kryqëzori i rëndë Indianapolis amerikan u largua nga porti San Franciskos me mekanizmat e montimit të armës atomike me uranium-235 (235U), dhe menjëherë më 26 korrik 1945 mekanikët specialistë, filluan montimin e bombës të quajtur Little Boy (djali i vogël). Më 30 korrik 1945 ata montuan përbërësit e një bombe të dytë atomike në pajisjen e mbushur me pluton-239 (239Pu) e të quajtur me nofkën Fat Man (burri i shëndetshëm). Më 2 gusht 1945 të dy bombat mbërritën në Tinian dhe komandantët amerikanë prisnin rregullimin e motit për të urdhëruar ekzekutimin e misionit special të bombardimit me një sulm atomik në ishujt japonezë.
Fjalët kyçe:
efekte dhe aksidente bërthamore, shekulli XX, fakte, shifra, bomba atomike, Aksidenti Çernobilit, Fukushima-DaiçitShkarkimet
References
-
Political Economy Journal: “Economic factors and impact of Spanish influenca in world”, 2006.
-
Carlson J. E. “10 years after atomic bombs attacks in Japan 6, 9 august 1945 and their impacts”, August 1955.
-
NARJ Journal: “Industrial developments of Hiroshima and Nagasaki cities after atomic bombing”, 1966.
-
Akademia Kombëtare e Shkencës, “Efektet mbi popullsinë e ekspozimit ndaj niveleve të ulëta të rrezatimeve jonizuese”, (Raporti BEIR), Washington (1972).
-
Tomplin, AR, Cochran, “Standardet e Rrezatimit nga Grimcat e Ngrohta Energjitike”, Burimet Natyrore, Këshilli i Mbrojtjes së Report, Washington (1974).
-
Metodat analitike te mostrave ambientale dhe ushqimore në IFBZ pas aksidentit te Çernobilit, Buletini i IFBZ, Nr. 3, 1987.
-
Lule, B, “Energjia Bërthamore nga Centralet dhe Mbrojtja e Mjedisit”, Komisioni Mbretëror për Mbrojtjen e Mjedisit nga Ndotjet Bërthamore, Report Nr 6, Londër, 1976.
-
Rabl, Thomas. "Katastrofa bërthamore e Kyshtym 1957 dhe politika e Luftës së Ftohtë", Arcadia, 2012, nr. R. Carson, Qendra për Mjedisin e Shoqërinë. https://doi.org/10.5282/rcc/4967.
-
Hiroshi, N, “Bilancet ekonomike-financiare të aksidentit Fukushima, Daiçi, Japoni, 2012" Technical Report, Nuclear Safety Commission & Managemnet and Coordination Dpt.