Sadulla Zendeli-Daja, një jetë për kulturën, leksikografinë dhe çështjen kombëtare

Autorët

  • Viron Kona

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2886

Abstrakti

Sadulla Zendeli-Daja është leksikograf i njohur shqiptaro-suedez, autor i më shumë se 5 fjalorëve shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, më i madhi me 35 mijë fjalë, por edhe autor i shumë veprave të larmishme në prozë dhe poezi, ku pasqyrohet një mendje e mbushur plot me dashuri për kulturën, gjuhën shqipe, traditat dhe artin, për atdheun, vendlindjen e tij, Gostivarin, për historinë e trojeve shqiptare...

Është interesant fakti se Sadulla Zendeli-Daja, ky atdhetar i shquar, është banori më i shpeshtë, madje i përhershëm i panaireve të librit në Tiranë. Ai ka marrë pjesë në të gjithë panairet e librit, ka munguar vetëm një herë kur do të operohej në Suedi, por, edhe atëherë, me mendje dhe me zemër ai ishte atje te panairi, te librat, te shkronjat dhe gjuha e bukur shqipe. S`ka asnjë shqiptar tjetër, as në Shqipëri, Kosovë, në trojet shqiptare dhe në botë, që të ketë marrë pjesë në të gjithë panairet e librit të zhvilluara në Tiranë, kurse ky njeri me zemër të artë dhe të bukur, ka qenë atje i pranishëm edhe me veprat e tij, me libra, poezi dhe prozë dhe me fjalorët tashmë të njohur. Siç thotë me të drejtë albanologu i njohur dhe Miku i Madh i Shqiptarëve, suedezi Ullmar Qvick (Kvik): “Vepra e Dajës do të rrojë në dobi të shqiptarëve, kudo ku ndodhen. Nderi i tij dhe nami i mirë do të ruhen në historinë e kulturës shqipe”.

Fjalorët e S.Z.Dajës janë vlerësuar nga institucione akademike në Shqipëri, Kosovë dhe Suedi, me to janë angazhuar dhe profesorët e njohur shqiptarë: Xhevat Lloshi, Rahmi Memushaj, Shefik Osmani (Tiranë); Shefkije Islamaj (Kosovë), albanologu suedez Ullmar Qvick etj. Kontributi i Sadulla Zendeli–Dajës si krijues, intelektual dhe qytetar, ka qenë dhe është jo thjesht një stoli, por një vlerë e jashtëzakonshme në dobi të kombit.

Fjalët kyçe:

Sadulla Zendeli-Daja, kulturë, leksikografi, çështje kombëtare

References

  1. Fjalorët shqip-suedisht dhe suedisht-shqip, të shkruara nga Sadulla Zendeli-Daja, Suedi, 1994, 2004, Tiranë, botimet “Toena” 1999, 2011, 2014, 2018.

  2. Marianne Ronnberg: Gazeta suedeze “Svebnska Dagbladet”, më 10 qershor 1983.

  3. Gazeta “Barometern”, 5 mars 1975.

  4. Gazeta “Albanezul” (Shqiptari), Bukuresht, 2015.

  5. Veprat në prozë dhe poezi të poetit Sadulla Zendeli-Daja, botimet Toena: “Ditari i dhimbjeve”, Tiranë, 2011, “Ditari i kujtimeve të paharruara”, Tiranë, 2013 dhe Amanda Edit, Bukuresht, 2013, “Moj e dashura Arbëri!”, Tiranë, 2014, “Gostivari në zemrën time”, Tiranë, 2014.

  6. Veprat në prozë të shkruara nga poeti Sadulla Zendeli-Daja: “Mallëngjime mërgimtare”, Botimet “West print”, Tiranë, 2020, “Duart e mia mbi kokën time”, Botimet “West print”, 2021 etj. 7. Baki Ymeri, “Drita shqiptare e Skandinavisë”, libri “Ju dua më shumë se veten!”, V. Kona, West print, 2015.

Downloads

Botuar

2023-08-25

Si të citoni

Kona, Viron. 2023. “Sadulla Zendeli-Daja, Një Jetë për kulturën, Leksikografinë Dhe çështjen kombëtare”. Univers 24 (24):155-70. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2886.

Numri

Seksioni

Art, Traditë dhe Kulturë