Përkthimet në revistën Edukata Islame në dy dekadat e para të saj (1971-1991)
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2887Abstrakti
Përkthimi është një formë e vjetër e komunikimit ndërmjet njerëzve, popujve, kulturave dhe shkencave. Përkthimi nuk është tregues i vobektësisë së një kulture a shkence. Përkundrazi, qytetërimi islam është dëshmia më e fuqishme e kësaj. Në vitet e arta të tij, qytetërimi islam e shndërroi përkthimin në mjet shkencor të cilit shoqëria njerëzore i detyrohet përjetësisht për bartjen dhe përpunimin e shkencave dhe dijeve antike. Kjo formë e komunikimit shkencor e kulturor ka vazhduar për të mos u ndalur kurrë. Edhe te ne, në publicistikën islame në shqip, përkthimi zë vend të rëndësishëm. Ky punim merret me përkthimin në revistën e parë islame në shqip në ish-Jugosllavi, Edukata Islame.
Punimi, më saktë, mëton t’i gjejë përgjigje tri pyetjeve kërkimore: 1. Cilat kanë qenë motivet e përkthimit? 2. Cilat kanë qenë tematikat e materialeve të përkthyera? 3. Cilat kanë qenë gjuhët prej të cilave është përkthyer? Rëndësia e punimit qëndron në konfirmimin e përkthimit, si një mjet qytetërues, i cili ndikon pozitivisht në ngritjen shkencore të një populli a kulture të caktuar. Metodologjia e ndjekur në këtë punim është kryesisht përshkruese, por e shoqëruar edhe me analiza mbi bazën e të cilave nxirren edhe përfundimet. Objekt studimi janë numrat e dy dekadave të para të revistës, 1971-1991. Punimi ndahet në dy pjesë, në të parën flitet rreth rolit dhe rëndësisë së revistës Edukata Islame, ndërsa në të dytën trajtohen tre elementet kyçe të punimit: motivet, tematikat dhe gjuhët e përkthimit në këtë revistë.
Në fund kemi bërë përmbledhjen e rezultateve më të rëndësishme dhe rekomandimet që i kemi parë të arsyeshme. Nga perspektiva historike, revista Edukata Islame paraqet fillimin e një epoke të re të publicistikës islame në shqip në ish-Jugosllavi. Është revista e parë që ofrohet në një version më të avancuar teknik e përmbajtjesor. Si e këtillë ajo do të haste në sfida e vështirësi të ndryshme, të marra në konsideratë nga themeluesit dhe redaksia qysh në fillim. Një ndër këto sfida ishte edhe shkrimi prandaj bashkëpunëtorëve të mundshëm iu qe propozuar që, krahas shkrimeve autoriale, të sillnin edhe përkthime. Ky punim mëton të hedh dritë mbi rolin që ka luajtur përkthimi në furnizimin dhe pasurimin e revistës Edukata Islame me materiale fetare. Për të arritur deri tek ky qëllim, në punim trajtohen tre çështje me rëndësi: motivet, tematikat dhe gjuhët prej të cilave është përkthyer.
Të gjeturat e punimit konfirmojnë rolin plotësues të përkthimit në revistën Edukata Islame. Po kështu konfirmojnë përkushtimin e madh të revistës për përkthimin duke bërë që asnjëherë të mos heq dorë prej tij si mjet i rëndësishëm i bartjes së dijeve dhe njohurive nga gjuhët tjera. Bazuar në këtë, punimi sjell rekomandimin që përkthimi, krahas shkrimeve autoriale, të vazhdojë të mbetet burim për publicistikën islame shqipe në përgjithësi, e për Edukatën Islame në veçanti.
Fjalët kyçe:
përkthimi, edukata islame, publicistika islame, motiv, tematikë, gjuhëShkarkimet
References
-
Lëvizja e përkthimit në historinë e civilizimit islam dhe roli i saj shkencor, human e kulturor, të publikuar në po këtë revistë, në numrin 118.
-
Hajrullah Hoxha “Fillimet e shtypit islam në Kosovë dhe zhvillimi i tij”, Shtypi Islam dje, sot dhe nesër (Prishtinë: Kryesia e Bashkësisë Islame, 2005).
-
Shih thirrjen për bashkëpunim të Këshillit Redaktues, në fund të numrit të parë të revistës (nr.1, v. 1, 1971).
-
Revista Edukata Islame, (nr. 30, v. X, 1981).
-
Dr. Mustafa Mahmudi, Kur’ani është organizëm i gjallë, përktheu nga boshnjakishtja Muhjidin Ahmeti (nr. 44-45, v. 16, 1986, f. 20-30); 17).
-
Dr. Mustafa Abdul Vahid, Besimi në botën e ardhme, përktheu nga boshnjakishtja Avni Aliu (nr. 46-47, v. 16, 1986, f. 20-28).
-
Nesefiu, Akaidi Nesefij -1, përktheu nga boshnjakishtja Nexhat Ibrahimi (nr. 51-52, v. 20, 1990, f. 3-15).
-
Nesefiu, Akaidi Nesefij -2, përktheu nga boshnjakishtja Nexhat Ibrahimi (nr. 53-54, v. 20, 1990, f. 3-13).