Këndvështrim mbi debatin për shamitë, statutet dhe besimin fetar

Autorët

  • Ledio Xhoxhi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2891

Abstrakti

Ferexheja është një mbulesë, me anën e së cilës femrat muslimane mbulojnë fytyrën dhe trupin kur dalin nga shtëpia. Veshja e ferexhesë nuk është detyrim nga Kurani, por një metodë veshjeje, e cila ka dalë nga traditat e disa vendeve arabe. Në Kuranin e shenjtë theksohet vetëm mbulimi i trupit të femrave muslimane. Sipas teologëve, femrat muslimane duhet të kenë veshje estetike, me qëllim që të mos ekspozojnë pjesë të ndryshme të trupit. Në mbledhjen e datës 6 mars 1937 u miratua ligji “Mbi ndalimin e mbulesës së gruas”. Ligji gjobiste kundravajtësit deri në 500 franga ari, gjithashtu parashikonte penalitete të tjera edhe për bashkëshortët, baballarët etj.

Kongresi i I Musliman i përfundoi punimet më 12 mars 1923, i cili themeloi Komunitetin Musliman të Shqipërisë. Statuti i Komunitetit Musliman Shqiptar u miratua më 1 gusht të vitit 1929. Kongresi i III i Komunitetit Musliman Shqiptar, për sigurimin e mbarëvajtjes së punëve fetare dhe Vakfnore të komunitetit në fjalë, miratoi statutin e vitit 1945. Në statutin e Komunitetit Muslima Shqiptar të vitit 1950 thuhet se Komuniteti Musliman përbëhet nga muslimanët e çdo sekti.

Në statutin e vitit 1993 thuhej se Komuniteti Musliman i Shqipërisë është një bashkësi jopolitike, e pavarur që përfshin muslimant e Shqipërisë, mjafton që të mos jenë në kundërshtim me parimet themelore të fesë Islame. Pas statusit të vitit 1998, Komuniteti Musliman i Shqipërisë miratoi statusin e vitit 2002, ku theksohej se Komuniteti Musliman i Republikës së Shqipërisë, përfaqëson të gjithë muslimanët e Republikës së Shqipërisë dhe mbron interesat e tyre fetare Islame.

Në statutin e miratuar më 2005 theksohet se Islami është feja e shoqërisë njerëzore që u është shpallur të gjithë profetëve nga Ademi a.s. e deri tek Muhamedi a.s., ashtu siç thuhet në Kur’anin Fisnik. Kushtetuta e Shqipërisë siguron lirinë e besimit fetar dhe qeveria e respekton këtë të drejtë në praktikë. Shteti është laik dhe mbron lirinë fetare. Askush nuk ka të drejtë të shkelë të drejtat e njeriut, të cilat janë të garantuara në Kushtetutë.

Fjalët kyçe:

Islam, këndvështrim, debat, shami

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Alexandre Popoviç, L’Islam Balkanique; Les musulmans du sud-est européen dans la période post-ottomane, Berlin, 1986.

  2. Ardit Bido, Agim Kukeli, një rektor për betejën me shamitë e mjekrat, “Standard”, 20 tetor 2006.

  3. Gazmend Shpuza, Rëndësia dhe mesazhi i Kongresit Mysliman, “Korrieri”, 19 maj 2006.

  4. Gjergj Erebara, Muça: Jo ferexhesë, “Gazeta ABC”, 21 tetor 2001.

  5. Kastriot Dervishi, Si u ndalua mbajtja e ferexhesë në Shqipëri, “55”, 2-3 shtator 2006.

  6. Llambi Kallço, Rektori i Durrësit përbën kërcënim për stabilitetin, “Shekulli”, 1 nëntor 2006.

  7. Odle Daniel dhe Aleksandër Popoviç, Statutet e komunitetit mysliman shqiptar (sunitët dhe bektashinjtë) në vitin 1945, Journal Asiatique, CCLXV/3-4, 1977.

  8. Roberto Moroco dela Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri, 1920- 1944, Tiranë, 1994.

  9. Xhavit Shala, Garderoba pa ferexhe, “Shqip”, 31 tetor 2006.

Downloads

Botuar

2023-08-25

Si të citoni

Xhoxhi, Ledio. 2023. “Këndvështrim Mbi Debatin për shamitë, Statutet Dhe Besimin Fetar”. Univers 24 (24):191-200. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2891.

Numri

Seksioni

Opinione