“Vakëfet dhe ndikimi i tyre social në Shqipërinë e periudhës osmane” me autor Eduart Caka, botim i Institutit të Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2021

Autorët

  • Fatrit Beqiri

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2931

Abstrakti

Ky punim përbehet nga tri pjesë të strukturuara në kapitujt përkatës, përveçse një shtrirjeje të gjatë kohore mbi institucionin e vakëfit që nga Roma e Lashtë, na njeh gjerësisht me evoluimin e mëtejshëm të tij, sidomos në kohën e Perandorisë Osmane, pjesë e së cilës ishin edhe trojet shqiptare.

Në punim ka të dhëna dhe vlerësime me shumë interes edhe mbi vakëfet e personaliteteve të larta me origjinë shqiptare, si pashallarë, kryevezirë, kryearkitektë, ushtarakë të lartë etj., të cilët shërbyen në nivelet më të larta të administratës dhe ushtrisë osmane. Pjesa dërrmuese e tyre nuk i kishin shkëputur lidhjet me vendorigjinën e tyre, të tillë ishin Kyprylinjtë, të cilin bënë epokë në historinë osmane, jo vetëm për faktin se i dhanë shtetit Osman ushtarakë, poetë, pashallarë, vezirë dhe kryevezirë, por edhe veprat e tyre bamirëse. Në listën e vakëfeve të bamirësve të tillë janë edhe vakëfi i kryevezirit Ajaz Pashës, vakëfi i kryevezirit Koxha Sinan Pasha, nga fshati Topojan i Kukësit, vakëfet e Hadim Hafëz Ahmet Pashës në Elbasan, vakëfet e kryearkitekt Kasëmit, vakëfet e Dukagjinëve etj. Në përmbledhje, duhet të theksohet se ky punim të mundëson, ndër të tjera, të mësosh se vakëfet ngriheshin në përputhje me mjedisin dhe kërkesat e shoqërisë së kohës.

Shërbimet që ofronin ata ishin nga mbështetja e të varfërve dhe njerëzve në nevojë dhe deri te krijimi dhe ndërtimi i qyteteve, ndërtimin e veprave dhe komplekseve në dobi të jetës komunitare apo veprave të kultit. Institucioni i vakëfit përfshinte imarete, shkolla, medrese, financonte mirëfunksionimin e institucioneve arsimore, kulturore e fetare. Në periudhën osmane institucionet e bamirësisë, pra vakëfet, kanë plotësuar nevojat në sistemin shëndetësor, në fushën e kulturës, artit, arsimit, infrastrukturës dhe besimit fetar.

Fjalët kyçe:

Recencë, Eduart Caka, vakëf, Perandori Osmane, ndikim social, ASA

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-09-25

Si të citoni

Beqiri, Fatrit. 2023. “‘Vakëfet Dhe Ndikimi I Tyre Social Në Shqipërinë E periudhës osmane’ Me Autor Eduart Caka, Botim I Institutit Të Historisë, Akademia E Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2021”. Univers 24 (24):245-48. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2931.

Numri

Seksioni

Botime në fokus