“Frashëri i shquar, i panjohur”, vepër me karakter enciklopedik

Autorët

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2933

Abstrakti

Thomas Frashëri na sjell në këtë vepër  për herë të parë fakte që nuk janë vetëm histori familjare. Vepra ka një karakter mirëfilli enciklopedik, kjo sepse autori vjen nga Shkolla e Vjetarëve në Francë dhe për kryerjen e këtij studimi, ai i ka shtuar analizës historiografike metoda ndërdisiplinore, duke shfaqur kështu ndikimin e parimeve të shkollës historiografike franceze. Në libër është paraqitur historia e një prej familjeve më të shquara të historisë së Shqipërisë, që njëkohësisht njihej edhe në Perandorinë Osmane. Frashëri njihet si mbiemri i përbashkët i vëllezërve Frashëri. Frashëri, po ashtu ishte një nga fshatrat e Toskërisë. Statusi i tij i veçantë që e përjashtonte nga dy sisteme taksash e mbrojti nga trysnia fiskale përgjatë dy shekujsh (1500-1700), duke i përcaktuar kështu fizionominë e tij sociale. Frashërlinjtë kanë një shfaqje relativisht shumë të hershme në histori, janë zhvilluar gjatë shekujve dhe degëzimet e tyre paraqesin veçori shumë të spikatura, duke filluar nga struktura e organizimit të tyre, aspektet ndërfetare, veprimtaritë etj. Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Naimi dhe Samiu, përbëjnë trinomin e veçantë të historisë, kulturës dhe letërsisë shqipe. Ata, me veprën e tyre i dhanë frymëzim e forcë lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, në fundin e shekullit të XIX. Pesha historike vendimtare e kësaj vëllazërie është ndjerë thellë dhe gjatë, në të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare. Por natyrshëm lindin pyetjet: Si arritën Frashërlinjtë të quhen vëllazëri? Cili është konteksti historik i zonës ku u lindën dhe u rritën? Cilat janë degëzimet e hershme të tyre? Në historiografinë shqiptare kemi mësuar për shumë familje të mëdha shqiptare, si Topiajt, Toptanët, Muzakajt etj. Përse duhet të mësojmë në veçanti edhe për Frashërlinjtë përtej veprimtarisë së tyre ideopolitike-kulturore?

Fjalët kyçe:

mbiemri Frashëri, histori, vëllezërit Frashëri, degëzime, Thomas Frashëri

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-09-25

Si të citoni

Halili, Gesjana. 2023. “‘Frashëri I Shquar, I panjohur’, vepër Me Karakter Enciklopedik”. Univers 24 (24):252-55. https://doi.org/10.59164/univers.v24i24.2933.

Numri

Seksioni

Botime në fokus