Mbrojtja e shqipes dhe shtimi i kulturës gjuhësore, si dukuri me vlerë të përhershme kombëtare
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2974Abstrakti
Në këtë artikull parashtrohen disa prej shqetësimeve dhe dukurive të lidhura me nivelin e kulturës së gjuhës shqipe në kohën tonë, sigurisht duke pohuar, mbështetur e vlerësuar atë që është arritur, por edhe duke mos lënë pa shprehur edhe shqetësimin e ligjshëm për jo pak raste të qëndrimeve të pakujdesshme, ndonjëherë edhe dukshëm mospërfillëse ndaj rregullave e normave të shqipes standarde. Madje, ka pasur dhe vijon të ketë, jo vetëm gabime gjuhësore, po edhe shkelje të palejueshme të etikës së kumtimit dhe të etnografisë së të folurit të shqipes. Për dukuri të tilla, që bëhen në shtypin e shkruar, në botimet zyrtare institucionale dhe deri në tekstet shkollore kemi shkruar edhe herë të tjera, në artikuj, kumtesa e në librat e botuar në rrjedhë të viteve, kurse në këtë shkrim jemi përpjekur të jemi sa më aktualë dhe të shtrojmë disa probleme ndaj të cilave besojmë se është koha, po edhe janë mundësitë reale, që, po të tregohemi të qytetëruar e dashamirë ndaj shqipes e shqiptarisë, mund të kemi rezultatet e dëshiruara.Fjalët kyçe:
gjuha shqipe, kulturë gjuhësore, vlerë kombëtareReferences
Ajeti I. Mjetet e informimit për ngritjen e kulturës gjuhësore, në “Çështje të kulturës së gjuhës”, Prishtinë, 1980, f.15.
Raka F. Çështje të shqipes letrare, Shkup, 1998.
Çeliku M., Çështje të shqipes standarde, Tiranë, 2001.
Islamaj Sh., Kultura e gjuhës dhe përdorimi estetik i gjuhës, Prishtinë, 2002.
Shkurtaj.Gj., Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës, Kristalina KH, Tiranë, 2003; Si të shkruajmë shqip-Baza të shkrimit akademik, Botimet Morava, 2013.
Strunk Wiliam, Jr., The Elements od Style, New York, 1918.
Shkurtaj.Gj., Urgjenca gjuhësore, Naimi, 2017. Défence de la langue Française, Septembre, 1975.
Xhuvani A., Për pastërtinë e gjuhës shqipe, Tiranë, 1956.
Çabej E., Për pastërtinë e gjuhës shqipe, në “Gjuha jonë”, 1, 1981, f.36-47.
Shkurtaj Gj., Pjesë nga fjala hyrëse e Tryezës “Sfidat e shqipes sot”, mbajtur më 21 shkurt, në ditën ndërkombëtare të gjuhëve amtare, në Kryeministrinë e Republikës së Shqipërisë, të organizuar nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje.