Kongresi i Dibrës, kongresi i vetëm mbarëkombëtar dhe thjesht shqiptar (Kongresi i dytë, 23 - 28 korrik 1909)
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2976Abstrakti
Në përpjekjet e vazhdueshme të rilindasve, çështja e mësimit të gjuhës amtare nuk kaloi në asnjë rast në plan të dytë. Për të ishin të interesuar si esnafët dhe tregtarët, ashtu edhe vegjëlia. Në vitin 1901, gazeta e mirënjohur “Drita” e Sofjes shkruante: “Sot në Dibër të Madhe, në të Voglën, Mat, Rekë e malësi kemi shumë zotër pleq të ndershëm që përpiqen për paravajtjen e gjuhës shqipe. Sot i madh e i vogël thërrasin: Me gjuhë ruhet mëmëdheu, me shkolla mirësohet kombi”. Kongresi i Dibrës u hap me 24 korrik 1909. Pritja dhe përcjellja e delegatëve “qe bam madhështore prej dibranëve. Nji milici e përbame prej 500 djelmoshash dibranë dhe të mveshun me kostum kombëtar, u paraqiste delegatëve nderimet e rasës. Flamurtari i kësaj ushtrie ishte Riza Beg Mazbegu, nji burrë me shtat viganësh që ia ngopte kërshërinë atij që e kishte marrë malli për burrat e motshëm ilirianë. Rreth flamurit ishin njëzet trima me fustane të bardha si vdora, mbas tyne vijshin tridhjetë të tjerë të mveshun me dollama të qendisuna kuq e zi, mandej ishin rradhitë dyzet djem me xhamadana pjesërisht me argjend e flori, nga ari e mëndafsh kuq e zi, që stoliste petkat shpërthejshin nën rrezet e diellit duj ari e ngjyrash shkëlqyese”. Kongresi i Dibrës i mbledhur në fillim të shekullit të 20-të mori vendime të rëndësishme, sepse kërkesat autonomiste ishin kryesoret. Me organizimin e këtij kongresi, Dibrës së Madhe iu pasurua biografia e saj atdhetare e kombëtare. Ditën e premte, me 10 korrik 1325 (23 korrik 1909), sipas programit, në orën 12, Ismail Beu (kryesonte delegacionin e Dibrës), që po fliste, pa pritur bie në tokë i vdekur. Gjithë gëzimi i festës u kthye në hidhërimin e mortjes. Po atë mbrëmje u krye ceremonia funerale. “...Kur u nis kortezhi nga pallati i tij, në këtë rast e motra tha: Vllazën! Asht e vërtetë se ne hunbëm vllanë t’onë të dashtun, por Atdheu qi asht mama jonë asht ma i dashtun se çdo gja tjetër. Zaten edhe i ndjeri pat ardh këtu për t’i ba nji shërbim Atdheut, mos e leni mbrapa veprën qi kemi nisë, me këto lot që dalin prej syve, pres nga ju punë të dobishme për Atdhe”!. Nga ana tjetër, puthadoras të ish- partisë moniste, ndryshuan e tjetërsuan faktet historike duke enënvlerësuar rëndësinë e Kongresit të Dibrës. Kjo, ngaqë u organizua nga xhonturqit dhe nuk qenka vepër e shqiptarëve, të cilët realisht i dhanë tonin dhe drejtimin punimeve të tij, në dobi të çështjeve kombëtare, si edhe për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, sepse në Manastir kishin mbetur në fuqi dy alfabete. Po citojmë tekstualisht nga studimi shkencor “Katër kongreset kombëtare për alfabetin e shqipes”. Në këto refleksione e thellime, jepen fakte konkrete. Vendimet e Kongresit të Dibrës Në Kongresin e Dibrës u morën dy lloj vendimesh, mbledhë në qytetin e Dibrës së Sipërme me datë 10 korrik 1325 (23 korrik 1909) 1. Nenet paraprake bashkimore. Këto ishin pesë nene, që i propozuan xhonturqit. Në to tregohet për gatishmërinë e shqiptarëve, të cilët kur të bëhej thirrja nën armë, të ishin të gatshëm të mbronin perandorinë. 2. Nenet sekondare të nevojshme, që u vendosën me këmbënguljen e vendosmërinë e delegatëve shqiptarë. Kongresi i Dibrës ishte i pari i këtij lloji me përmasa madhështore, ku u mblodh tërë vendi. Kongresi i Dibrës i mbledhur në fillim të shekullit XX mori vendime të rëndësishme, sepse kërkesat autonomiste ishin kryesoret. Me organizimin e këtij kongresi, Dibrës së Madhe iu pasurua biografia e saj atdhetare e kombëtare. Për punimet e Kongresit të Dibrës dhe kërkesat e tij politike u shkrua gjerësisht në shtypin patriotik brenda dhe jashtë vendit. Ai është pasqyruar edhe në fletoren “Lirija” të Lumo Skëndos, ku jepet fjala e Abdyl Ypit në një konferencë që organizoi ky deputet. Aty shkruhet: “Pa dyshim fare, Kongresi i Dibrës, quhet e para mbledhje kombëtare në Shqipëri, e para mbledhje ku u thirr e tërë Shqipëria të jetë takuar për të zgjidhur një punë të nevojshme për tërë vendin. Gjer më sot mbledhjet dhe kuvendet s’kanë qenë të rralla në Shqipëri për çdo gjë me rëndësi, malësija dhe bajraktarët e kanë pasur zakon të pshtillen tok e të kqyrin si do zgjidhur puna. Po Kongresi i Dibrës, ku ma tepër se 300 delegatë gegë, toskë, musliman, të krishterë, ortodoksë, katolikë, hoxhallarë, priftërinjë, shehelerë të ardhur nga çdo çip e nga çdo kënd i Shqipërisë, ky kongres themi është i pari që ka mbledhur të tërë vendin t’ënë. Nuk them të bëjmë histori të gjatë të Kongresit, kemi shpresë që protolollet të shtypen dhe kushdo do mundinj t’i këndojë. Po si pamë pa dyshim fare, Kongresi u ba një fitim i madh për vendin dhe për kombin t’ënë, se vendimet u bënë me të vërtetë pas nevojave tona. Më i madh i fitimeve është se mbledhja dëften famëza dëshirën e shqiptarëve për rojtje të urtë dhe pak jetë të gjytetëruar, se kongresa nuk mejtoj vetëm ditën e sotme, nevojat e tanishme, por vrejti edhe kohën që do të vijë”.Fjalët kyçe:
Kongresi i Dibrës, Shqipëri, mbledhje kombëtare, mësimi i gjuhës shqipe, punimeReferences
Periodikë:
Gazeta “Drita”, nr.2,17/30, vjeshtë III 1901.
Gazeta “Istiklala”, Gjenevë – Zvicër, nr.22, datë 22 Dhjetor, 1880.
Gazeta “Shqip”, 19 shkurt 2016, Tiranë.
Gazeta “Drita”, nr. 8, datë 1 mars 1902.
Gazeta “Tajms” e Londrës, nr.43, datë 21 dhjetor, 1910.
Gazeta “Lidhja Ortodokse”, nr. 3, Korçë, 17 gusht 1909, f.1.
Gazeta “Dielli”, 3 shtator 1909.
Gazeta “Lirija”, nr.56, datë 8 gusht, viti 1909.
Gazeta “Shqip”, 17 gusht 2006.
Gazeta “L’Italia all’estero”, nr. 18, 20 shtator, 1909.
Gazeta “La Turquie et ses voisins”, Paris, 1909-1911.
Gazeta “Bashkimi i Kombit”, nr.20,9 nëntor, 1911.
Revista “Shqypja e Shqypnis” (nr. 6,1 gusht 1909).
Revista “Dibra dhe etnokultura e saj”. 1995, v. I.
Referenca:
Akademia e Shkencave e Shqipërisë: “Historia e popullit shqiptar”, vëll.II, 2002.
Ali Korça “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”, 1944.
AQSH i Sofjes, Fondi i MPJ-së, Drejtori i Agjensisë tregtare bullgare të Manastirit, nr. 422, 1909.
AQSH, Dosja 132.
Arian Kadiu: “Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël” – monografi – Tiranë, 2010.
Arian Kadiu: “Katër Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes”, Tiranë, 2016.
Gazmend Shpuza: “Në vazhdën e gjurmimeve...”, Tiranë,
Haki Stërmilli: “Dibra në park të historisë”.
Haki Sharofi (përkthim): “Kongresi i Dibrës”, Instituti Shqiptar për Studime e Arte, Tiranë, 1944.
Hysni Myzyri: “Lufta për shkollën shqiptare në çerekun e fundit të shek. XIX”, “Revista pedagogjike”, 1962/ 4.
Kristaq Prifti: “Dervish Hima”, 1993.
Kristaq Prifti: “Kuvendi i Dibrës dhe Lidhja Shqiptare eviteve 1899-1900”.
MASH, Instituti i Studimeve Pedagogjike: “Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar”, Tiranë 2003, vëllimi I.
Mit’hat Frashëri, “Shqiptarë dhe sllavë”, Tiranë 1908.
Nexhat Abazi: “Zhvillimi i arsimit shqiptar në Maqedoni”, Tetovë, 1997.
Qazim Xhelili: “Vehbi Dibra, personalitet dhe veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare”, Tiranë, 1998.
Zija Shkodra: “Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes kombëtare”, Tiranë, 1984.
H. Charles Woods: “Turqia dhe fqinjët e saj”, Paris 1911.