Paralele hidronimesh midis Pelagonisë dhe Podgurit

Autorët

  • Dr. Sejdi Gashi
  • Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2977

Abstrakti

Në këtë punim kemi paraqitur disa paralele hidrononomike midis rajonit të Pelagonisë së Maqedonisë dhe Podgurit të Kosovës. Jemi përcaktuar për këtë tematikë bazuar nga fakti se këto treva shqiptare në aspektin onomastik përgjithësisht, e në atë hidronimik janë shumë të pasura, sepse duke u gjendur në një hapësirë të izoluar nga folësit e tjerë shqiptarë të shqipes, kanë ruajtur shumë fjalë dialektore dhe mikrotoponime, të cilat shumë rrallë ose aspak nuk hasen në të folmet tjera shqipe.
Mikrotoponimet, përkatësisht hidronimet e këtyre anëve janë analizuar edhe nga aspekti dialektologjik, duke treguar tiparet kryesore të këtyre të folmeve me shembuj konkret, prandaj, hidronimia e këtyre anaviseve është me peshë dhe interes të shumanshëm përgjithësisht për gjuhësinë shqiptare, e në veçanti për dialektologjinë, sepse ky rrip tokash, kundruar gjeografikisht, etnikisht, historikisht dhe në aspektin dialektor përbën një pjesë të konsiderueshme të truallit etnik shqiptar.

Fjalët kyçe:

Pelagonia, Maqedonia, Podgur, Kosovë, onomastikë, hidronimikë

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Ahmetaj, Mehmet. Fjalor i të folmeve shqiptare në Mal të Zi, Instituti Albanologjik-Prishtinë, 1996. Ahmetaj, Mehmet. Gjurmime onomastike, Instituti Albanologjik-Prishtinë, 2009.

  2. Baliu, Begzad. Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, “Era”, Prishtinë, 2004.

  3. Baliu, Begzad. Onomastika e Kosovës (ndërmjet miteve dhe identiteteve), “Era”, Prishtinë, 2008.

  4. Baliu, Begzad. Onomastikë dhe identitet, “Era”, Prishtinë, 2012.

  5. Baliu, Begzad. Hulumtime albanologjike, “Era”, Prishtinë, 2015.

  6. Qosja, Rexhep. Atentate mbi kulturën, Gjuha shqipe, 1/178, Instituti Albanologjik-Prishtinë, 1978.

  7. Gashi, Sejdi. Areali gjuhësor i Istogut me rrethinë, Disertacion doktorate në dorëshkrim, Universiteti i Evropës Juglindore, Fakulteti i 8. Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), Tetovë, 2017.

  8. Ibrahimi, Mustafa. E folmja shqipe e rrethit të Prilepit dhe Krushevës, “Interlingua”, Shkup, 2005.

  9. Ibrahimi, Mustafa. Fjalë dhe shprehje popullore nga rrethi i Prilepit, Krushevës dhe Velesit, “Interlingua”, Shkup, 2007.

  10. Ibrahimi, Mustafa. Mikrotoponimet në vendbanimet shqiptare të rrethit të Prilepit, Krushevës dhe Velesit, “Interlingua”, Shkup, 2010.

  11. Ismajli, Rexhep. Disa çështje të onomastikës shqiptare të Mesjetës, në: Studime filologjike, nr.4. Prishtinë, 1978.

  12. Koneski, Blazhe. Makedonski mesta i imiëa, Skopje, 1991.

  13. Kryeziu, Bahtijar. Onomastika e Hashanisë, Prishtinë, 2000.

  14. Milladinovci. Zbornik 242, 373, 445, (1881-1961), Skopje, 1962.

  15. Mulaku, Latif. Ndryshimet gjuhësore të disa toponimeve në GJA – SSHF, 19-1989, Prishtinë, 1989.

  16. Murati, Qemal. Fjalor toponomastik i tërthoreve shqiptare të Maqedonisë, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Seminari I Albanologjisë, 2008.

  17. Novakoviќ, St. Srpske starine u Makedoniji – Bele`ke s putovama Arhimandrita Antonina iz 1865 ne spomenik Srpske Kraqevine Akademije. IX; në GSND XLI /Osmani, Jusuf. Vendbanimet e Kosovës, Burimi (Istogu), Vëllimi 12, Prishtinë, 2004.

  18. Vasiljeviç, Haxhi Jovan.Prilep i njegova okolina, Beograd, 1972.

Botuar

2018-09-10

Si të citoni

Gashi, Dr. Sejdi, and Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi. 2018. “Paralele Hidronimesh Midis Pelagonisë Dhe Podgurit”. Univers 19 (19):74-86. https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2977.

Numri

Seksioni

Studime