E drejta e pronës së institucioneve fetare në jurisprudencën kushtetuese shqiptare

Autorët

  • Ismail Varoshi
  • Dr. Saimir Shatku

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2980

Abstrakti

Pronësia përbën një nga të drejtat më të vjetra, të lindura bashkë më njerëzimin, e cila konsiston në të drejtën e individit për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve të përcaktuar nga ligji civil dhe juridiksioni hyjnor. E drejta e pronësisë së komuniteteve fetare paraqet një ndër institutet juridike më të rëndësishme të së drejtës civile në përgjithësi dhe gjithashtu përbën formën kryesore të ushtrimit të të drejtave të njeriut mbi sendet, duke u kthyer në katalizatorin e të gjithë zhvillimit ekonomik të një vendi. Nëse prona nuk është rregulluar juridikisht në mënyrën e duhur, do të kemi mungesën e një prej shtyllave kryesore të kapitalizmit dhe të ekonomisë së tregut. Rëndësia e kësaj të drejte shprehet me faktin se ajo rregullohet dhe mbrohet jo vetëm në aspektin ligjor kombëtar, por edhe kushtetues, edhe ndërkombëtar. Duhet të theksohet se e drejta e pronësisë mbi institucionet e vakëfit dhe të bashkësive fetare të tjera është e lidhur me të drejtën posedimore të ushtrimit e të gëzimit të saj me qëllim përhapjen e vlerave universale dhe ekonomike. Kjo gjë pasqyrohet në statutet e bashkësive fetare të viteve 1923, 1925, 1927 dhe 1933, si dhe në kushtetutën aktuale të vendit tonë. Është evident fakti se me funksionimin e një ekonomie globale të tregut, pronësia, kryesisht ajo e paluajtshme përbën bazën kryesore të zhvillimit të shoqërisë në tërësi, si dhe të veprimtarive funksionale dhe vepruese të komuniteteve fetare në veçanti (kujtojmë marrëveshjet mes shtetit dhe bashkësive fetare, në shkurt të vitit 2007 për të mirat materiale dhe pronësore të komuniteteve fetare tradicionale në Republikën e Shqipërisë). Alarmi për kthimin fizik dhe kompensimin financiar të pronës është dhënë ndër vite nga progres-raporti i Komisionit Evropian si dhe Raportet e Departamentit të Shtetit, përgjatë viteve 1995-2005-2018. Evolucioni i pronësisë së truallit fetar, nuk kishte se si të mos reflektohej edhe në aktet kryesore ligjore shqiptare, duke ndryshuar nga një periudhë në tjetrën, ku secila karakterizohet nga veçori specifike në ushtrimin e saj. Në këtë punim do të evidentohen ndryshimet në kohë të konceptit të pronësisë në regjimet e ndryshme politike shqiptare, si dhe transformimet dhe abuzimet për dekada të tëra të pasurisë truall, arë dhe lëndinë dhe vakumi i saj në jurisprudencën kushtetuese shqiptare në lidhje me këtë të drejtë posedimore, referuar edhe nenit 9 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Pronësia, të drejtat reale të komuniteteve fetare dhe të drejtat që burojnë nga ajo, lidhen ngushtësisht me realizimin e të drejtave themelore të njeriut dhe si të tilla, duhet të analizohen në tërësinë e tyre, në mënyrë që secili prej nesh të ndërgjegjësohet dhe të njihet me to dhe detyrimet që i burojnë nga e drejta e pronësisë e njohur me ligj.

Fjalët kyçe:

institucione fetare, jurisprudence, kushtetutë, pronësi, ligj

References

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Shtypshkronja “Expres”, Tiranë 2008.

Kodi Civil 1994.

Angjeli. A, “Tranzicioni & liria ekonomike në Shqipëri”, Tiranë 2004.

Dhima. DH, “E drejtë kushtetuese e Republikës Popullore Shqiptare”, Shtypshkronja “Mihal Duri”, Tiranë 1963.

Grup autorësh, “E drejtë kushtetuese”, Shtypshkronja e Dispensave, 1981.

Hana. L & Telo. I, “Tranzicioni në Shqipëri, Arritje dhe Sfidë”, Mësonjtorja, Tiranë 2005.

Koca. E, “Shqipëria nga diktatura në demokraci” (teori&praktikë), Tiranë 2004.

L.Omari & A.Anastasi, “E drejtë kushtetuese”, Shtëpia botuese “ABC”, Tiranë 2008.

Madhi. E, “Mbrojtja e pronësisë dhe jurisprudenca”, Shtëpia botuese “Triptik”, Tiranë 2008.

Ligji nr. 7501, dt.:12.07.1991 “Për Tokën”.

Ligji nr. 7512, dt. 10.08.1991 “Për Sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarisë private të pavarura dhe privatizimet.

Ligji nr.7698, dt. 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompesimin e pronave”.

Ligji nr. 8561, dt.21.12.1999 “Për shpenzimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë së pronës private”.

Ligji nr. 9583, dt. 17.07.2006 “Për disa ndryshime në Ligjin për kthimin dhe kompesimin e pronave”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 11, datë 27.08.1993.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 31.07.1995.

Marrëveshjet ndërfetare Qeveri & Komunitetet fetare, shkurt 2007.

Prof. Dr. Sabri Kadriu, Financat Publike, 2016.

Downloads

Botuar

2018-09-10

Si të citoni

Varoshi , Ismail, and Dr. Saimir Shatku. 2018. “E Drejta E pronës Së Institucioneve Fetare Në jurisprudencën Kushtetuese Shqiptare”. Univers 19 (19):106-17. https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2980.

Numri

Seksioni

Studime