Muslimanët në Europë element mirëkuptimi dhe progresi
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2981Abstrakti
Të krishterët dhe myslimanët kanë të përbashkëta mjaft gjëra, që i pohojnë, i pranojnë dhe u shërbejnë si pikënisje për t’u mirëkuptuar. Kontakti i islamit me Europën u mishërua në dy trajta: përmes shkëmbimeve kulturore dhe me anën e grupit të myslimanëve aktivë që hodhën rrënjë deri në ditët tona në kontinentin plak. Qendra studimore si ajo në Toledo, përgatitën intelektualë që u përhapën në krejt Europën dhe që patën në themel shkencën dhe filozofinë e sjellë nga myslimanët. Islami sot është feja e dytë më e madhe e praktikuar në Europë. Pavarësisht nga dallimet etnike dhe kulturore, apo përkatësisë në shkolla sektesh të ndryshme fetare, të gjithë myslimanët e Europës përbëjnë një entitet të vetëm fetar, të lidhur përmes vëllazërimit. Çdo diskriminim që mund të shfaqet mes tyre për shkak të zanafillës etnike cilësohet si një dukuri që bie ndesh me vlerat islamike, të cilat e vënë fort theksin tek uniteti i besimtarëve myslimanë. Myslimanët e Europës respektojnë ligjet e vendeve ku kanë mërguar si dhe autoritetet, të cilat kërkojnë zbatimin e tyre. Si qytetarë europianë myslimanët gëzojnë të drejtën të ndërtojnë xhami dhe institucione fetare, arsimore, kulturore dhe të ndihmës sociale; ta praktikojnë fenë në jetën e përditshme dhe e quajnë për detyrë të punojnë për të mirën e shoqërisë, të luajnë rol aktiv në jetën e shoqërisë. Mjafton shembulli i Shqipërisë gjatë shekujve për të treguar botërisht vlerën e padiskutueshme të islamit, si fe e paqes dhe e mirëkuptimit me fetë e tjera bashkëjetuese.Fjalët kyçe:
muslimanë, Europë, mirëkuptim, progres, zanafillë etnikeReferences
Ross Douthat, “A Muslim Europe?”, në “The Atlantic Monthly”, janar 2005.
Omer Taspinar, Europeas Muslim Street, Foreign 135, mars-prill 2003.
Walter Martin, The Kingdom of the Kults, Betany House Publishers, Mineapolis, Minnesota, 55 438, 1985.
Josh McDowell, A Ready Defense, Here’s Life Publishers, 1990.
The Christian Research Journal, verë, 1993
John Ankerberg & John Weldon, The Facts on Jesus the Messiah, Harvest House Publishers, 1993.
Don McCurry, “Witnessing to Muslims”, pjesa 2; Lecture on Islam /dimër, 1994.