Kontributi i Bushatllinjve në ndërtimin e hapësirës shkodrane (shek. XVIII-XIX)

Autorët

  • Zenepe Dibra

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2983

Abstrakti

Bushatlinjtë e Shkodrës që nga Mehmet pashë Plaku dhe deri tek Mustafa pashë Bushati kanë qenë inisiatorë të ndërtimit dhe rikonstruktimit të shumë veprave ndërtimore duke i dhënë Shkodrës vepra arkitektonike si xhami, ura, medrese, çezme, etj., disa prej të cilave janë edhe sot monumente të kulturës materiale të popullit shkodran (Ura e Mesit, Xhamia e Plumbit, etj). Bushatlijtë shumë veprimtari ndërtimore i bënë në Kalanë e Shkodrës. Kështu në kohën e tyre muret perimetralë u pajisen me frëngji të mëdha për topa, që kanë në planimetri formen e një trapeze me bazen e madhe të drejtuar në anën e jashtme. Sipas një studimi të bërë nga prof. Gjerak Karaiskaj mendohet që ka ekzistuar pallati I Bushatlinjve në Kala të ndërtuar nga vetë ato. Bushatlinjëve u përket ngritja, organizimi e më vonë zgjerimi i pavarur i kompleksit arsimor-kulturor i cili përbëhej nga medreseja, konvikti dhe biblioteka, të lidhura me njëra tjetrën. Ky kompleks lulëzoi në shekujt XVIII-XIX. Por ato ndërtuan edhe vepra hidroteknike, ura, kanale, vija kulluese, etj. Gjatë sundimit të Mehmet Pashë Plakut (-?1775) u ndërtua më 1773 Xhamia a Plumbit në Shkodër një nga monumentet arkitekturore të qytetit. Po kështu Ura e Mesit e ndërtuar në v. 1768 është inisiativë e Mehmet Pashë Bushatit, gjithashtu Ura e Kirit, Ura e Vezirit mbi lumin Cem në Podgoricë, dy ura prej guri pranë Kukësit: Ura e Poshtme e Vezirit dhe Ura e Sipërme e Vezirit, të ndërtuara në gjysmën e dytë të shek. XVIII, në rrugen e njohur mesjetare të karvaneve Shkodër-Prizren, Ura e Tamarës, ura në lagje të qytetit, kalldreme, etj. Bushatlinjtë e Shkodrës që nga Mehmet pashë Plaku dhe deri tek Mustafa pashë Bushati kanë qenë inisiatorë të ndërtimit dhe rikonstruktimit të shumë veprave ndërtimore duke i dhënë Shkodrës vepra arkitektonike si xhami, ura, medrese, çezme, etj., disa prej të cilave janë edhe sot monumente të kulturës materiale të popullit shkodran (Ura e Mesit, Xhamia e Plumbit, etj). Bushatlijtë shumë veprimtari ndërtimore i bënë në Kalanë e Shkodrës. Kështu në kohën e tyre muret perimetralë u pajisen me frëngji të mëdha për topa, që kanë në planimetri formen e një trapeze me bazen e madhe të drejtuar në anën e jashtme. Sipas një studimi të bërë nga prof. Gjerak Karaiskaj mendohet që ka ekzistuar pallati I Bushatlinjve në Kala të ndërtuar nga vetë ato. Bushatlinjëve u përket ngritja, organizimi e më vonë zgjerimi i pavarur i kompleksit arsimor-kulturor i cili përbëhej nga medreseja, konvikti dhe biblioteka, të lidhura me njëra-tjetrën. Ky kompleks lulëzoi në shekujt XVIII-XIX. Por ato ndërtuan edhe vepra hidroteknike, ura, kanale, vija kulluese, etj. Gjatë sundimit të Mehmet Pashë Plakut (-?1775) u ndërtua më 1773 Xhamia a Plumbit në Shkodër një nga monumentet arkitekturore të qytetit. Po kështu Ura e Mesit e ndërtuar në v. 1768 është inisiativë e Mehmet Pashë Bushatit, gjithashtu Ura e Kirit, Ura e Vezirit mbi lumin Cem në Podgoricë, dy ura prej guri pranë Kukësit: Ura e Poshtme e Vezirit dhe Ura e Sipërme e Vezirit, të ndërtuara në gjysmën e dytë të shek. XVIII, në rrugen e njohur mesjetare të karvaneve Shkodër-Prizren, Ura e Tamarës, ura në lagje të qytetit, kalldreme, etj.

Fjalët kyçe:

bushatllinj, Shkodër, kontribut

References

“Hamdi Bushati “Shkodra dhe motet”, v. I, II, Shkodër, 1998, 1999.

Gjerak Karaiskaj “5000 vjet fortifikime në Shqipëri”, Tiranë, 1981.

Gjerak Karaiskaj “Pallati i Bushatllinjve në Kalanë e Shkodrës”, “Monumentet”, 2003.

Theodor Ippen: “Monumente të periudhave të ndryshme në Shqipëri”) (Sarajevë, 1907).

Valter Shtylla “Ura e Vezirit, Kukës”, Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 2009.

Mustafa Canka, “Ulqini në Perandorinë Osmane”, Ulqin, 2012.

Downloads

Botuar

2018-09-10

Si të citoni

Dibra, Zenepe. 2018. “Kontributi I Bushatllinjve Në ndërtimin E hapësirës Shkodrane (shek. XVIII-XIX)”. Univers 19 (19):141-48. https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2983.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore