Kultura arabe dhe kulturat e tjera
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2993Abstrakti
Kultura arabe nuk është e izoluar nga kulturat e tjera. Përgjatë asnjë periudhe të historisë ajo nuk ka qenë e izoluar, e mbyllur në vetvete, solide e palëvizshme, e fjetur dhe joaktive, apo pa ndikim dhe e mbyllur nga ndikimet e jashtme. Kultura arabe është e gjallë dhe plotë jetë, që rritet dhe zhvillohet bazuar në aftësitë e disponuara nga bashkësia arabe myslimane, për zhvillimin e intelektit, mendjes dhe pjekurinë e civilizimit të tyre. Kjo, sepse ajo zotëron burime besimi të përftuara nga vlerat e përjetshme që vijnë nga Shpallja hyjnore, qoftë nga Kurani apo Tradita Profetike, për nxjerrjen e njerëzve nga errësirat e mosbesimit, arrogancës, politeizmit dhe devijimit, drejt dritës së monoteizmit, besimit, sigurisë, të vërtetës, njohjes dhe udhëzimit. Pra, kultura arabe islame është e tillë që strukturon intelektin dhe ndjenjat, qytetërimin dhe civilizimin, nëpërmjet një koncepti të thellë dhe gjithëpërfshirës, me të cilin është njohur edhe dijetari i madh Ibn Haldun në librin e tij referencë “El-Mukaddime”. Nga ky këndvështrim zhvillohet ky studim, ku shpjegohen përbërësit e kulturës arabe dhe karakteristikat më të dukshme. Ai del në përfundimin se një nga karakteristikat më të rëndësishme të kulturës arabe islame është fakti se ajo është e hapur ndaj kulturave të Lindjes dhe Perëndimit, duke u kujdesur të mos i anashkalojë bazat e saj të patjetërsueshëm. Kjo përzierje dhe ndërthurje ka bërë që ajo të pasurohet, zhvillohet të forcohet dhe të fitojë imunitet.
Fjalët kyçe:
kulturë, bashkësi arabe, qytetërim, islamReferences
El-Istratexhije eth-Thekafije Lil Alem El-Islami, botuar nga Organizata Islamike për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (ISESCO), Rabat 1997.
El-Istratexhije eth-Thekafije Lil Alem El-Islami.
Ma’lemetul Islam.
Ahmed Çelebi, Meusuatu Nadhmi Uel Hadarati El-Islamije, El-Xhuz El-Euel, Mektebetu En-Nehdati El-Misrije, El-Kahira, Et-Taba’tu Eth-Thelithe.
Herbert I. Schiller, El-Itisal Uel Hejmene Eth-Thekafije (Communication And Cultural Domination), përktheu: Dr. Vexhih Seman Abdulmesih, El-Elif.
El-Kitab Eth-Theni, Nr.135, Organizata e Egjiptiane e Përgjithshme e Librit, Kajro, 1993.