Shfrytëzimi i figuracionit popullor në krijimtarinë e Naim Frashërit

Autorët

  • Dr. Rovena Vata

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2994

Abstrakti

Naim Frashëri njihet jo vetëm si figurë qendrore e letërsisë shqipe të Rilindjes sonë Kombëtare, por edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, i cili bëri një punë të madhe për themelimin e letërsisë së re shqipe dhe për gjuhën e re letrare shqipe. Në vitin 1886 Naim Frashëri botoi disa prej veprave të çmuara poetike, shkencore dhe didaktiko-shkollore, ndër të cilat një ndër veprat e tij më të popullarizuara është edhe poema lirike, përshkruese dhe baritore: “Bagëti e bujqësi”. Poema “Bagëti e bujqësi”, do të vëmë re se gjithë patosi i himnizimit të natyrës shqiptare buron nga shqetësimet poetike të Naimit për fatin e shqiptarit, e kombit. Nga ana tjetër, gjithë vepra tjetër letrare, me kah filozofik, bëhet poetike, sepse në të mbizotërojnë po të tilla shqetësime. Botimi i disa veprave përnjëherë, brenda një viti, në gjuhën shqipe, në një kohë kur vendit i mungonte libri në gjuhën shqipe, si dhe nevoja e vazhdueshme për shkrimin e librave në gjuhën shqipe, po bëhej gjithnjë e më shumë çështje kryesore në mesin e intelektualeve të paktë shqiptarë. Naimi në krahasim me romantikët e tjerë shqiptarë, mund të quhet vjershëtari i letërsisë shqipe më i pavarur prej poezisë dhe, përgjithësisht, prej imagjinatës popullore, prapë nuk mund të mos vihet re se Naim Frashëri është vjershëtar që, doemos, e shpreh përvojën jetësore dhe krijuese, filozofinë dhe etikën e kësaj letërsie përmes krijimtarisë së tij letrare dhe filozofike. Dhe arsyeja e dytë ka të bëj me lidhjet e poezisë së Naim Frashërit, që ka me poezinë popullore, këto të kushtëzuara prej dhuntisë së tij natyrore, por edhe prej kushteve shoqërore në të cilat u lind dhe u ndërtua mendërisht Naim Frashëri. 

Fjalët kyçe:

figuracion popullor, krijimtari, Naim Frashëri

References

Frashëri, Naim, Histori e Skënderbeut, Tiranë, 1953.

Frashëri, Naim, Parajsa dhe fjala fluturake, Bukuresht, 1894.

Naim Frashëri, Qerbelaja, Dituria, Bukuresht, 1898.

Qosja, Rexhep, Historia e Letërsisë Shqipe (Romantizmi III), Rilindja, Prishtinë, 1990.

Qosja, Rexhep, Tri mënyra të shkrimit shqip, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004.

Qosja, Rexhep, Tri mënyra të shkrimit shqip, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004.

Qosja, Rexhep, Vazhdimësi panteoni i rralluar, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2010.

Shuteriqi, Dhimitër, Kënga e popullit, Naim Frashëri, Tiranë, 1955.

Uçi, Alfred, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi: Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Migjeni, Vatra, Shkup, 2003.

Downloads

Botuar

2018-09-10

Si të citoni

Vata, Dr. Rovena. 2018. “Shfrytëzimi I Figuracionit Popullor Në Krijimtarinë E Naim Frashërit”. Univers 19 (19):219-27. https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2994.

Numri

Seksioni

Art, Traditë dhe Kulturë