Viron Kona, profil i një shkrimtari
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2995Abstrakti
Artikulli “Profili një shkrimtari” bën fjalë për personalitetin dhe rrugën krijuese të shkrimtarit shqiptar Viron Kona, autor i më se 40 vëllimeve letrare: romane, përmbledhje me tregime, novela e poezi, si dhe i qindra artikujve me karakter studimorë, letrarë, arsimorë e socialë.
Autori i artikullit veçon disa karakteristika të këtij shkrimtari, shpreh vlerësime të tija, por edhe të mjaft personaliteteve shqiptarë e suedezë, të cilët vënë në dukje aftësitë krijuese, talentin dhe prodhimtarinë e gjerë letrare e cilësore të këtij shkrimtari.
Artikullshkruesi veçon faktin se Viron Kona e bazon krijimtarinë e tij veçanërisht në eksperiencat dhe përjetimet vetjake, gjë që ia ka mundësuar jeta e tij aktive, karakteri i fortë dhe i palëkundur për të përballuar jetën dhe sfidat e saj të herëpashershme.
Vihet në dukje se letërsia e Viron Konës, është e ngjizur me kurbën e kalvarit të tij jetësor. Ai i ka provuar në jetë të gjitha punët, nga ato më të vlerësuarat në shoqëri, në të cilat ai ka spikatur si vlerë shoqërore e njohur, deri në punët që në mënyrë të pamerituar e kanë çuar në zgrip të jetës. Kurba e jetës së tij, fillon nga aulat e larta të administratës shtetërore, e deri punëtor i thjesht krahu, madje në emigracion.
Në artikull nënvizohet fakti se Viron Kona i paraqet subjektet e librave të tij në hapësira gjeografike që i ka njohur vet, duke qenë njëherazi edhe pjesëmarrës aktiv. Thuajse të gjithë vendet dhe mjediset ku ai zhvillon subjektet e romaneve, novelave dhe tregimeve të tij, i ka shkelur vet më parë, i ka vëzhguar e përshkruar me kujdes, duke ndihmuar kështu lexuesin që të krijojë përfytyrime sa më të qarta dhe realiste, por edhe të fitojë nga leximi njohuri gjeografike, historike, shkencore etj.
Ndërkaq, në artikull vihet në dukje fakti se ky shkrimtar në cilindo shtet të huaj ku ka shkuar si vizitorë apo për arsye kulturore, shëndetësore, shërbimi etj, kur është kthyer në atdheun e tij, ai u ka kushtuar vendeve mike botime të veçanta. Kështu, kur ai shkoi në vitin 1981 në Turqi në krye të një ansambli këngësh e vallesh, kur u kthye shkroi librin “Yje mbi Bosfor”. Në vitin 1987, ai shkoi për kurim shëndetësor në Budapest, por kur u kthye shkroi librin “Dëgjoma zemrën Budapest!”.
Në vitet e para të demokracisë në Shqipëri, ai si dhe mijëra të tjerë shkoi refugjat në Greqi dhe, kur u kthye, shkroi romanin e njohur “Drithërimat e yjeve”. Ndërsa Suedisë dhe bashkëkombëseve shqiptarë atje, i ka kushtuar librat: “Bukuri suedeze”, “Për Ju miqtë e mi”, “Zonjë nga Borasi”, “Ju dua më shumë se veten!”, “Poleni Viking” me bashkautorë etj.
Për ta bërë më interesantë artikullin dhe për ta ndriçuar në mënyrë më të plotë portretin e protagonistit të tij, autori z. Hajdarmataj, citon mendime, përshtypje dhe karakterizime për shkrimtarin Viron Kona nga personalitete të kulturës dhe letërsisë: profesorë, akademikë, shkrimtarë, sociologë dhe publicistë shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë njohur krijimtarinë e tij të gjerë.
Fjalët kyçe:
Viron Kona, shkrimtar, profil, biografiShkarkimet
References
-
Viron Kona, Men kara Bubulino! Tryckt hos “Bordin” Boras 2011. ISBN: 978-91-978 761-5-5.
-
Erik Jullander “Modeli shqiptar”. Gazeta “Boras Tidning”, Suedi 19 maj 2011.
-
Sokol Demaku: “Në Boras të Suedisë doli nga shtypi libri për fëmijë dhe të rinj “Bubulino” i shkrimtarit Viron Kona.
-
Revista “Dituria”, Boras, Suedi, 10 maj 2011.
-
Ibrahim Hajdarmataj, “Blerimi i një fushe me krijime të bukura”. Shtëpia botuese dhe shtypshkronja “West Print”, Tiranë 2010.
-
ISBN: 978-99956-37-62-0.
-
Xheladin Mjeku: “Vlerësime të përkushtuara për një penë të sukseseve”.
-
“Zemra shqiptare”, Bukuresht 16.11.2011.
-
Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj: “Pesha e fjalës shqipe” (Studime të zgjedhura për gjuhën e letërsisë artistike).
-
Shtëpia Botuese ”UFO Press”, Tiranë, tetor 2009.
-
Prof. Dr. Koço Bihiku: “Brengat e mërgimit”. Gazeta “Temp”, 29 maj 2005.
-
Hektor Veshi: Gazeta “Mësuesi”, “Tre mësues, krijues zemërmëdhenj”, Tiranë, 04 maj 2011.
-
Ullmar Qvick (Kvik): “Kush është i ri në shpirt dhe në zemër mbetet gjithmonë i ri”, Gazeta “Mësuesi”, Tiranë 11 maj 2012.
-
Hysen Ibrahimi: “Përurohet në Suedi libri i shkrimtarit shqiptar Viron Kona “Zonja nga Borasi”, Revista “Dituria”, Suedi, 30 mars 2013.