Ndihmesa e ligjërimit libror të butë në begatimin shpirtëror të Shqipërisë së pavarur

Autorët

  • Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2997

Abstrakti

Gjithçka që erdhi në jetën kulturore dhe fetare shqiptare, veçmas me fillimet e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, u përgatit me dashuri dhe kujdes nga prijësat, çka siguronte se do të jepte prodhim të mbarë. Kongresi i Alfabetimit i vitit 1908 tregoi se diversiteti i panevojshëm gjuhësor, mund të ndalej. Duke miratuar alfabetin latin, u dëshmua kahja pro perëndimore, ku Rilindja Evropiane kishte vënë në krye besimin te njeriu dhe njëherazi qasja me filozofinë lindore të evolucionit. Pozicioni komod midis Lindjes dhe Perëndimit, solli në letrat shqipe fjalët: Atdhe-Fe, hak (e drejta), mirësi, shpirt, Shqipëri, Shqipëtar, pari, pamvarësi, besë, optimizëm për të ardhmen, fanatizëm, mbrothësi, mirëkuptim, butësi, durim, tërther (N. Veqilharxhi: për sakrifikoj), përulësi, falje, zemër, libër, besim, besimtar, besnikëri, Rilindje Kombëtare, liri demokratike, fletore, mirëdashje, kryelartë, kalorës, burrni, mbarësi, falje, civilizim, filozofi, folklor, etni, traditë, epos, Homer, prijetar, liturgji, bashkëpunëtor, vëllazërim, mysliman, i krishterë, bektashi, franceskan, jezuit, ortodoks, Haxhi, Hafiz, At, Peshkop, Kryepeshkop, diplomat, orator, republikë, fisnik, blu, flamur i bardhë, qytetërim… të përcjella me grishjen për shpresë dhe besim për të ardhmen e kombit dhe atdheut, konteksti historik dhe kulturor, në të cilin ato u nyjëtuan, ndillnin urtësi gjatë marrëdhënies midis shqiptarëve, duke e përmirësuar realitetin kulturor, social dhe jo vetëm atë. Përkthimi i Biblës dhe pjesëve të Kuranit, u pasua nga sjellja në shqip e kryeveprave të letërsisë botërore, kulturës e shkencës. Publicistika, veçmas botimet e revistave nxitën diskutime mbi neo-shqiptarizmën, që predikonte ecjen përpara pa e dëmtuar traditën. Fjalët, togfjalëshat, emrat, nofkat, emërtimet dhe shprehjet: kryengritje, helmim, hakmarrje, politikë, gjykim politik ideologjik, dhunë revolucionare, prefekt, kryeplak, bashki, konservatorizëm, inat, halle, kështjellë, forcat tona, socializëm, kapitalizëm, materializëm, bej, aga, imperializëm, internacionalizmi proletar, proletkult, kolektiv, kolektivizim, kooperativë, mjerime, duhen qërruar tradhëtorët, pengimtarët më të këqij të zhvillimit kombëtar, lufta e klasave, mikroborgjezi, borgjez, autokritikë, egoizëm, moral proletar, zakone prapanike, fletërrufe, emancipim i gruas, aksionist, satrapi Zog, regjim antipopullor, i arratisur, vullnetar, pas(a-u)nik, varfanjak, Xhem komunisti, atentatori, zbor, kleçkë/njollë në biografi, rrethi familjar, dosje, tesër partie/rinie, anëtarësim, kulak, prapanik, fetar, shamia e kuqe, njësiti gueril, ylli i kuq me pesëcepa, organizata bazë, byro, rrethim, rruga “Komuna e Parisit”, “Shkolla e Kuqe”, oxhak, opingë…, të vendosura në kontekstet gjegjëse të kohës marrin vlerën e koncepteve, që grishnin dhe nxitnin urrejtje, prishnin vëllazërimin e lënë amanet nga të moçmit duke krijuar konflikte ideologjike dhe klasa antagoniste, përmes ligjërimit riosh i zëvendësoi hap pas hapi butësia e përcjellë nëpërmjet llojit të duhur të ligjërimit, që e kërkonte koha. Kur fjalë kyç doli politika/ideologjia, ajo zhvleftësoi gjithçka tjetër duke zyrtarizuar largimin ekstrem deri mohimin e së kaluarës, që u shoqërua me arsimim të mangët të mbështetur mbi trekëndëshin revolucionar mësim-punë prodhuese-edukim fizik dhe ushtarak. Njëherazi ligjërimi i butë libror, i marrë si metodë e praktikë komunikimi me shkrim dhe me gojë, pengoi sa mundi kuptimet e figurshme të fjalëve oxhak, opingë, bujk, bej, borgjez, bankier, klerik, bolshevik, proletar, komunist, ateist… duke u përpjekur të pengonte përhapjen e ideologjisë bolshevike, e cila gjeti strehë tek shtresa e mesme e sapokrijuar, që kryesisht mes qëndrimeve emotive iu bë krah përçarjes sociale, ligjëroi dhunën dhe hakmarrjen klasore, mbolli urrejtjen që mezi priste ardhjen e pesimizmit apokaliptik. Në anë të kundërt me iluzionet e përhapura prej saj, kultura e komunikimit fituar mes ligjërimit të butë libror ftonte dhe shpresonte për mirëkuptim, që i parapriu vëllazërimit kombëtar, si bazë për ecurinë e dëshiruar, veçmas në krijimin e ndërgjegjes kombëtare. Ndikimi ishte i dyfishtë. Ligjërimi i butë libror ndihmoi në forcimin e sedrës vetjake dhe në krijimin e ndërgjegjes kombëtare si dhe të pranimit të qëndrimit kritik pasuruar me filozofinë e evolucionit, por, nga ana tjetër, kjo lloj kujtese kolektive dha ndihmesën e vet në pasurimin e këtij lloji të komunikimit me anë të gjuhës. Baza e hedhur nga prijësat fetarë shqiptarë shërbeu si themel i shëndoshë për ecurinë e mëtejshme të kësaj prirjeje komunikimi masiv, e cila me kohë u përhap më gjerë mendësisë intelektuale, e cila nxitte për më shumë grurë sesa heroizma. Në përhapjen e tij ndihmuan fjalorët shpjegues shqip të kohës dhe kur u vyshk nga furtunat e kohës ideologjike moniste, u ndalua, u përçmua apo u përjashtua ligjërisht nga përdorimi në Atdhe, sepse filloi mbjellja e fjalorit politik revolucionar, që do të rriste mendësi e praktika revolucionare, atë e morën me vete dhe mundi të mbijetojë te mërgimtarët, kryesisht në SHBA, Itali, Gjermani e gjetiu, të cilët binomin Atdhe-Fe, si dëshmi e ndritur e ligjërimit të butë libror, e mbajtën gjallë.

Fjalët kyçe:

ligjërim libror, begatim shpirtëror, Shqipëri, pavarësi

References

AQSH, F. 882, d.5, v. 1919, f. 30. Bashkëpunimet e Vehbi Dibrës në lidhje me emërimet në Qeverinë Shqiptare dhe gjyqin e sheriatit.

Bello, Hasan. Shkëputja e Shqipërisë nga Kalifati Osman dhe përpjekjet e bëra për autoqefalinë e xhamisë shqiptare, në: “Gjurmime albanologjike-SSHH, nr. 40, IAP, Prishtinë, 2011.

Caushi Sulo, Ilira. Klerikët e harruar të pavarësisë, në: "Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX”, UT – IH, Tiranë, 2007.

Xhelili, Qazim. Vehbi Dibra-personalitet dhe veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, Albin, Tiranë, 1998.

Dibra Haxhi, Ismet. Flet drejtori i Medresesë, “Zani i Naltë”, nr. 4, Tiranë, 1937, f. 105. Shih: Parashkresë e përkohshme për organizimin e Sherisë në Shqipëri, Shkodër, 1917.

Dela Roka, Roberto Moroco. (1994) Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920 – 1944, (Përktheu nga origjinali Luan Omari), SHB, “Elena Gjika”, Tiranë.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar 2, ASHSH, Tiranë, 2008.

Isufi, Hajredin. (2008) Feja dhe Flamuri: Dom Nikollë Kacorri, Pegi, Tiranë.

Kraja, Hafiz Ali. (2016) A duhet feja, a e pengon bashkimin kombëtar, Tiranë.

Leustean, Lusian N. (2010) Eastern Christianity and the Cold War, 1945-91, London and New York.

Morina, Qemajl. Mbi fenë, atdheun dhe kombin, “Takvimi” nr. 39, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Prishtinë, 1998.

Myrtezai, Ekrem. (2007) Fjalori i terminologjisë fetare, BIK, Prishtinë.

Noli, Fan S. (1987) Vepra 2 – Publicistika (1905-1925), Tiranë.

Ombashi, Rahim. (2002; 2014) Po vjen Noli…, Korçë; Tiranë.

Xhelili, Qazim. Vehbi Dibra, hoxhë dhe patriot i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në: “Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët”, KBIK, Prishtinë, 1995.

• Xhelili, Qazim-Kadiu, Arian. Vehbi Dibra-Figurë komplekse e personalitetit të shquar mysliman dhe Lëvizjes Kombëtare,

“Perla”, nr. 3-4 (31), Tiranë, 2003.

• Xhuvani, Visarion. (1887-1965), Kryetar i parë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, shih: Fjalori enciklopedik

shqiptar 3, ASHSH, Tiranë, 2009.

• Zani i Naltë. (1937) Flet Im-Zot Visarioni, Nr. 4, Tiranë, 1937.

• Zekaj, Ramiz. (2002) Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët.

Revista-Gazeta

Hysa, Mahmud. (2012) Haxhi Vehbi Dibra – Kryetar i parë i Pleqësisë së Kuvendit të Vlorës, “Kosova sot”, nr. 4569, Prishtinë, 19 maj.

Izeti, Metin & Ismaili, Adnan. (2016/17) Modernizimi dhe sfidat e diskursit fetar, Univers AIITC, Tiranë.

Nuro, Kujtim. Toleranca dhe harmonia e fesë islame te shqiptaret – faktor i rëndësishëm për çështjen kombëtare, në: “Univers” nr. 1, ISHMQI, Tiranë, 2001.

https://orientalizmi.wordpress.com/tag/fehim-zavalani/

Ahmeti, Nuridin. Vehbi Ef. Dibra në lëvizjen kombëtare shqiptare.

Downloads

Botuar

2018-09-10

Si të citoni

Ombashi, Prof. Asoc. Dr. Rahim. 2018. “Ndihmesa E ligjërimit Libror Të Butë Në Begatimin shpirtëror Të Shqipërisë Së Pavarur”. Univers 19 (19):261-78. https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2997.

Numri

Seksioni

Opinione