Islami dhe uniteti politik shqiptar pa dallim feje e krahine etnografike
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2998Abstrakti
Komponentët kryesorë të kombit sipas pjesës dërmuese të teoricientëve të (kombit), janë grupet e pavarura politike etnike me trashëgimi kulturore dhe me pikëpamje të përbashkëta ndaj botës, ose ekzistenca e një grupi të veçantë në një sferë të vetme. Lindje, jeta, gjaku, gjuha, tradita, besimi, zakoni, kultura si dhe zhvillimi dhe puna brenda një rrethi të caktuar natyror dhe gjeografik, krijon unitetin dhe homogjenitetin më të madh të solidariteti fisnor mes individëve të një përkatësie familjare e kombëtare. Përsa i përket fesë islame dhe burimeve themelore të saj, ata lejojnë kultivimin dhe zhvillimin e ndjenjave nacionale, siç janë dashuria ndaj atdheut, kombit, familjes, por, deri në atë masë, derisa këto ndjenja nuk i kundërvihen bindjes më të lartë të njeriut. Por, vizioni i fesë islame nuk mbështetet vetëm në kufij e raca, fise e popuj, kultura e tradita të veçanta, por synimi i tij është uniteti univerzal. Bazuar në parimet e fesë islame, edhe ulemaja shqiptare dhe muslimanët shqiptar kanë dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e kulturës dhe traditës kombtare shqiptare, në ruajtjen e unitetit politik shqiptar pa dallim feje, si dhe në kultivimin e tolerancës ndërfetare në interes të çështjes kombtare. Kjo vetëdije e lartë te shqiptarët ka ndikuar fuqishëm në unitetin kombëtar dhe gjatë historisë e ka mobilizuar popullin shqiptar për t`u bë rezistencë përpjekjeve të vazhdueshme të të huajve që të na përçajnë dhe sundojnë.Fjalët kyçe:
Islam, unitet politik, fe, krahinë etnologjike, kombReferences
Akad. Mark Krasniqi, Toleranca fetare mes myslimanëve dhe katolikëve në Kosovë, Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët, (simpozium ndërkombëtar), Prishtinë, 1995.
Selami Puhala, Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekullit XV-XVI.Tiranë, 1984.
Akad. Mark Krasniqi, Toleranca fetare..., Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarë.
Historia e popullit shqiptar I, Prishtinë, 1968.
Dr.Abdel Gani El-Ragi, Revistë e Qendrës Islamike, NJU JORK, Janar 1997.
Sh.P.Zëri i bashkimit, Kultura Islame; Tiranë, nr.10, qershor, 1944.
Dr.Petrika Thëngjilli, Toleranca fetare në lëvizjen çlirimtare të popullit shqiptarë (shek, XVII-XVIII), Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët.
Dr.H.Çobani, Besimi mysliman është një nga elementet bazë të nacionalizmit shqiptar.
Dr.Hysen Qobani, Edukata Islame, nr.60, Prishtinë, 1996.
Revista, Thirrja Islame, organ i kryesisë së komunitetit mysliman shqiptar në SHBA dhe Kanada, Nr.3, qershor, 1994.
Dr.Muhamet Pirraku, Islami-faktor integrues i njësisë etnografike të Shqipërië (2), Dituria Islame, nr.83, Prishtinë, 1996.
Historia e popullit shqiptar I, Prishtinë, 1968
Roberto Morozzo Della Rocca, Nazione e Religione in Albania (1920-1944), përktheu: Luan Omari, Roberto Morozzo Della Rocca, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë 1994.
Dr.Petrika Thëngjilli, Toleranca fetare në lëvizjen çlirimtare të popullit shqiptar (shek, XVII-XVIII), Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët.
Skënder Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtinë, 1982.