Shpirti, egoja dhe zemra sipas Kuranit
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.2999Abstract
Përmes një leximi sipërfaqësor të Kuranit, mund të shihet qartë se njeriu ka një pozicion të veçantë në Univers. Ai në skemën e përgjithshme të Universit, që në zanafillë është krijuar i tillë për të qenë ndryshe nga krijesat tjera. Ky ndryshim ka ndodhur që në fazën e parë të krijimit të njeriut, gjegjësisht kur elementi qiellor është futur në brendësinë e njeriut përmes frymimit të shpirtit nga Krijuesi, duke u plotësuar kështu procesi i krijimit të qenies njeri.
Natyra e brendshme të njeriut në Kuran shprehet nëpërmjet tre termave: ruh (shpirt), kalb (zemër) dhe nefs (ego).
Ky artikull synon të shtjellojë këta tre koncepte në këndvështrimin kuranor, lidhjet dhe ndryshimet midis tyre, si dhe implikimet e tyre në botëkuptimin islam për njeriun, rolin dhe vendin e tij në gjithësi.
Keywords:
shpirti, egoja, zemra, Kur’an, islam, botëkuptimDownloads
References
-
Umaruddin, M. (1951) The ethical philosophy pf AlGhazali.
-
Fazlu ur Rahman, (1975) The Philosophy of Mulla Sadra, New York.
-
Muhammad Asad, The Message of the Qur`an, (Dar al Andalus, 1980).
References
Umaruddin, M. (1951) The ethical philosophy pf AlGhazali.
Fazlu ur Rahman, (1975) The Philosophy of Mulla Sadra, New York.
Muhammad Asad, The Message of the Qur`an, (Dar al Andalus, 1980).