Roli i medias si pushtet i katërt në demokraci
DOI:
https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3000Abstrakti
Në këtë artikull bëhet fjalë për rolin e pushteteve në një shtet në mënyrë që populli të jetojë në një nivel sa më të lartë ekonomik, kulturor pra thënë ndryshe në kushte me një nivel të lartë të demokracisë. Janë dhënë në mënyrë të detajuar gjashtë tipet e sistemeve të drejtimit të një shteti të cilat janë: Presidenciale, teokratike, rregjim (juntë) ushtarake, monarki, sistem monopartiak dhe pluralist. Sistemi demokratik në historinë botërore, ka filluar në Greqinë e Lashtë, pikërisht kur u krijua parlamenti si përfaqësuese e popullit, institucion që u krijua për të përgatitur ligjet e drejtimit të shtetit, pasi para krijimit të paralamentit, ligjet dhe zbatimi i tyre kryhej nga vetë njerëzit – mënyrë që quhej përfaqësim direkt i popullit. Pikërisht ky element që përgatit ligjet u konsiderua pushteti i parë. Mandej u krijua pushteti i dytë ai që ekzekutonte ato ligje dhe mandej pushteti i tretë ai i kontrollit të zbatimit të ligjeve si nga individët ashtu dhe nga institucionet, element që përbënte institucionet juridike. Kur u krijuan të tre pushtetetet, filloi si të thuash edhe koncepti i demokracisë dhe ishte filozofi grek Aristoteli ( 384-322 p.e.r ) që ka përshkruar qartë funksionet e të tre pushteteve prandaj dhe është konsideruar si shkencëtari i parë politik. Me kalimin e viteve filloi edhe shpërndarja e informacioneve nëpërmjet shtypit, radios dhe televizionit, të cilat njihen me emërtimin – media. Ky institucion fitoi vlera kaq të mëdha, sa që u konsiderua si pushtet i katërt në një shoqëri demokratike. Edhe në sistemin diktatorial kishte media por ajo ishte plotësisht e politizuar dhe informonte vetëm lajme dhe ngjarje që i interesonte partisë-shtet. Shumë domethënëse ishte emërtimi i gazetës kryesore “Zëri i Popullit”, pra domethënëse si demagogji, pasi konsiderohej zëri i sovranit, Media ka dy funksione : të informojë popullin për ngjarjet që i interesojnë atij dhe njëherësh publiku të shprehë opinionin e tij ndaj pushteteve të tjera. Pas përmbysjes së diktaturës media në dukje u depolitizua por në realitet ato janë prap të ndërvarura, por me ndryshimin se media të ndryshme varen nga parti dhe bisnese të ndryshme. Krahas, në këto vite post diktatoriale media po dëmtohet edhe nga Miti i Modernizimit, pasi në shumicën e rasteve po transmetohen programe pa vlera të vërteta të kulturës, shkencës apo edhe modës, por të motivuara nga shfaqje pa ndonjë interes real për rininë. Në këto kushte i del detyrë që shoqëria civile dhe ajo rini e motivuar pë demokraci të vërtetë, të luajë rolin e saj në përmirësimin e situatës së pushtetit të katërt, pra medias.
Fjalët kyçe:
rol, media, pushtet, demokraciReferences
Ernest Barker, The politics of Aristotel – New York Oxford University Press, 1958.
Robert E Gamer, Governments and Politics. In a changing world, 1994.
Shtypi, radiot dhe televizionet e përditshme.
Prof. Ignazio Weis – “Il potere di Carta” – Torino, 1965.
Uolter Lipman – koncepte të gazetarisë.
Prof. Ignazio Weis – “Il Potere di Carta” – Pushteti i letrës.