Manastiri, qyteti i krenarisë dhe i mjerimit

Autorët

  • Sibella Alimovska

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3003

Abstrakti

Manastiri, gjatë gjithë historisë kozmopolitike të epokave, padyshim thekson një konglomerat vlerash të qytetërimit i ndikuar përmes proceseve kulturore të zhvilluara përmes vijave të gjera të historisë prej të cilave shfaqen me krenari monumentet e së kaluarës në vecanti arkitektura e vjetër me shetitoren kryesore te ashtu quajtur “Shirok Sokak”, në të cilen kane levizur kokat me eminenete te shqiptarizmit. Gjatë shekujve XVI dhe XVII nga administrata e turqve qyteti u quajt Manastir si rezultat i legjendës së shtatëdhjetë kishave dhe manastireve të cilat kane ekzistuar në Manastir dhe në rrethinën e tij në periudhën e ardhjes së Turqve. Manastiri është qytet i hershëm mesjetar i banuar nga popullsia arbërore. Pasi është në kufi me Greqinë paraqet një kryqëzim të rëndësishëm që lidh jugun e detit Adriatik me Detin Egje dhe Europën Qendrore. Është i njohur si “qyteti i konsujve” që nga periudha osmane, pasi që shumë vende evropiane kanë vendosur zyrat konsullore në zonen kalimtare nëpërmjet te cilave depërton fryma evropiane. Evlija Çelebi në veprën e tij “Sejahatname”, mbi katër shekuj më parë, tregonte për xhamitë, medresetë dhe jetën e kohës në Manastir. Sipas legjendave “Perënditë i janë hidhëruar Zeusit pse për qendër e zgjodhi Olimpin kur në veri është bukuroshi malor Pelisteri, ndërsa Zeusi bëri dënim, e martoi Pelisterin me Gjyshen”. Në afërsi të Manastirit ndodhet edhe qyteti më i ruajtur nga periudha antike – Heraklea i themeluar nga Filipi i IItë i Maqedonisë në shekullin e IV p.e.s. Në këtë qytet janë të njohura karvanët tregtarë nga lindja dhe perëndimi për Pellagoninë Jugore pasi udhëkryqin më i rëndësishëm në atë periudhë ishte rruga Via Egnatia e e ndërtuar nga romakët, e cila shtrihet prej Durrësit ose Vlorës në Shqipëri e deri Stamboll nëpërmjet Selaniku. Heraclea u bë ndalesa më e rëndësishëm në rajon. Lidhja hekurudhore e Manastirit me Selanikun i kishte dhënë rëndësi të veçantë këtij qyteti, sepse, siç shkruante Sami Frashëri “Ishte një nyje në mes të Selanikut dhe të Shqipërisë”. Qyteti i Alfabetit Shqip, qyteti i Bajo Topullit, i Qiriazëve, gjatë fillimit te shekullit XIX, ka qenë një nga vatrat kryesore e klubeve shqiptare. Në fillim shekullin e kaluar në Manastir u hap edhe shtypshkronja, nga ku dilnin libra e revista në gjuhën shqipe. Klubi i Manastirit u caktua qendra për krijimin e Federatës së Klubeve Shqiptare. Pa dyshim qe 22 Nentori, Dita e Alfabetit te Gjuhes Shqipe, eshte nje date e rendesishme qe na orienton drejt kombeve te perparuara europiane. Më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarëshqiptare. Poeti i mirënjohur Lasgush Poradeci, atëherë nxënës në vitin e parë të kolegjit rumun në Manastir, në një skicë të tijën, ka mundësi të jetë krijimi i tij i parë, e përshkruan kështu këtë moment: – “Ishte një i ftohtë i madh me dëborë dhe ne prisnim në të dyja anët e lumit ‘Draguar’ që nanuriste me qetësi perëndie. Vendimet e Kongresit, që ishin kurorëzim i veprimtarisë së shtjelluar nga shumë breza lëvruesish të shqipes. Qiriazët, ishin ndër ato familje të shumta shqiptare të cilat tërë potencialin moral e material, shpirtëror e intelektual ia kushtuan çështjes kombëtare. Kongresi në Manastir ishte ngjarja më e rëndësishme kulturore për popullin shqiptar në fillim të shekullit të 20-të, siç dëshmohet nga ekspozita në Muzeun e alfabetit shqip në Manastir. Sot Manastiri është një qytet që vazhdimisht afirmon kulturën e jetesës urbane, duke frymëzuar nga rrënjët në të kaluarën. Për popullin shqiptar, "Kongresi i Manastirit" ishte ngjarja më e rëndësishme në fillim të shekullit të 20-të, së bashku me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Fjalët kyçe:

Manastiri, krenari, mjerim, epaka, shekujt XVI-XVII, Kongresi i Manastirit

Botuar

2018-09-10

Si të citoni

Alimovska, Sibella. 2018. “Manastiri, Qyteti I Krenarisë Dhe I Mjerimit”. Univers 19 (19):322-33. https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3003.

Numri

Seksioni

Opinione