Disa vlerësime për librin e albanologut Robert Elsi (Elsie), “Fiset shqiptare, historia, shoqëria dhe kultura”

(Botime Artini, Prishtinë, 2017)

Autorët

  • Prof. Dr. Seit Mansaku

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3005

Abstrakti

Robert Elsie është një albanolog i mirënjohur me origjinë kanadeze, i cili ka një veprimtari të gjerë dhe të vyer rreth dyzetvjeçare në disa fusha të studimeve shqiptare, histori e letërsisë, antropologji kulturore, folklor e etnografi, gjuhësi, fjalorë e përkthime etj. Vepra Fiset shqqiptare, historia, shoqëria dhe kultura është një vepër shumë e veçantë dhe me interes të shumanshëm për studiuesit shqiptarë dhe të huaj, që dëshirojnë të njhen me një aspekt jo shumë të studiuar të historisë dhe të kulturës shqiptare Libri paraprihet nga një parathënie e hartuar nga vetë autori në të cilën është përpjekur të shtjellojë në mënyrë të përmbledhur çeshtje të tilla si: Kush janë shqiptarët?, gegët dhe toskët, shoqëria fisnore shqiptare, kur dhe si u formula shoqëria fisnore shqiptare?, cilët ishin fiset dhe sa ishin?, a ekzistojnë ende fiset shqiptare? Aty me pak fjalë shpjegohet përmbajtja e librit dhe synimet e tij. Siç është e natyrshme, vendin kryesor, pjesën më me interes në librin e Robert Elsit e zë paraqitja dhe studimi për fiset e veçanta të Malësisë së Veriut. Synimi kryesor i autorit, siç e ka theksuar edhe vetë në parathënie, ka qenë të kërkojë, të gjejë dhe të mbledhë sa më shumë të dhëna, sa më shumë informacion për fiset e Shqipërisë së Veriut dhe t’i parashtrojë ato në një mënyrë të sistemuar në një libër të veçantë që të mos bien në harresë me zhvillimet e reja të shoqërisë shqiptare. Janë trajtuar rreth shtatëdhjetë fise të Shqipërisë së Veriut, që u përkasin krahinave të ndryshme: Malësisë së Madhe, të Pultit, të Dukagjinit, të Malësisë së Gjakovës, të Pukës, të Malësisë së Lezhës, të Malësisë së Krujës, të Mirditës, të Matit, të Pellgut Ujor të Drinit të Epërm etj. Për secilin fis jepen të dhëna e informacione gjeografike, historike, etnologjike e sociale, fetare etj. Jepet shtrirja gjeografike e fisit, kufizimet me fise të tjera, numri i banorëve, përkatësia fetare e tyre, burimet historike e gojore ku përmendet për herë të parë emri i fisit dhe përmendjet e tij më pas në burime të tjera. Për çdo fis janë dhënë jetëshkrimet e disa figurave më të shquara që i përkasin fisit. Libri është i pajisur me një Fjalorth të shkurtër ku shpjegohen disa nocione kryesore që lidhen me fisin si: bajrak, bajraktar, bark, besë, kanun, kapedan, kryeplak, kuvend etj., me shënimet bibliografike për çdo krye të librit dhe me një bibliografi të pasur me autorë dhe botime që ka shfrytëzuar për hartimin e këtij libri. Libri i Robert Elsit “Fiset Shqiptare” është pa dyshim një libër i vyer për studiues, studentë e intelektualë të shumë fushave të dijes, sidomos të shkencave shoqërore.

Fjalët kyçe:

histori, shoqëri, kulturë, Robert Elsie

Downloads

Botuar

2018-09-10

Si të citoni

Mansaku, Prof. Dr. Seit. 2018. “Disa vlerësime për Librin E Albanologut Robert Elsi (Elsie), ‘Fiset Shqiptare, Historia, shoqëria Dhe kultura’: (Botime Artini, Prishtinë, 2017)”. Univers 19 (19):335-40. https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3005.

Numri

Seksioni

Botime në fokus