Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si shenjë e qytetërimit

Autorët

  • Revista "Univers"

DOI:

https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3010

Abstrakti

Qytetërimi në thelb nuk është tjetër gjë, veçse aftësia e shoqërive njerëzore për t’i mbijetuar shuarjes biologjike të individëve që e përbëjnë atë, përmes transmetimit në brezat pasardhës të vlerave, virtyteve e praktikave të dëshmuara si më të mirat nga brezat aktualë dhe paraprirës.
Pra, qytetërimi është trashëgimi. Është gjurma e vazhdueshme që njerëzimi skalit në botën që e rrethon. Qytetërimi njerëzor nuk është vetëm fryt i bashkëveprimit të individëve në një shoqëri të caktuar, në një vend të caktuar dhe në një kohë të caktuar, por është para së gjithash bashkëveprimi i shoqërive të kaluara me njëra-tjetrën dhe me shoqëritë tona aktuale. Pa trashëgimi nuk ka qytetërim. Në këtë kuptim, trashëgimia nuk i përket një shoqërie apo një brezi, por të gjithë brezave.
Trashëgimia që na kanë lënë brezat para nesh nuk është aspak e jona, por është e të gjithë brezave, e atyre që nuk janë më, e jona dhe e atyre që do të jenë. Përvetësimi i trashëgimisë kulturore të lënë nga brezat e mëparshëm nga një brez i caktuar është njëlloj i padrejtë dhe i paligjshëm sikurse përvetësimi i pasurisë publike nga një individ i caktuar. Asnjë brez nuk mund ta ketë të drejtën e aq më pak monopolin e gjykimit të trashëgimisë që na kanë lënë brezat.
Nuk mundet e përkohshmja të gjykojë të përhershmen, moda të bukurën dhe as shoqëria e sotme të gjykojë trashëgiminë e brezave të mëparshëm. Kjo trashëgimi nuk është për t’u gjykuar, por për t’u kuptuar, për t’u vlerësuar dhe përçuar te brezat e ardhshëm. Ne mund ta pasurojmë këtë trashëgimi me gjurmën e kohës sonë, por nuk e kemi të drejtën që t’i fshijmë gjurmët e të parëve. Trashëgimia kulturore nuk mund të rikrijohet, në dallim nga historia që mund dhe duhet të rishkruhet.

Fjalët kyçe:

trashëgimi kulturore, qytetërim, histori, gjenerata, mbrojtje

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Botuar

2018-09-10

Si të citoni

"Univers", Revista. 2018. “Mbrojtja E trashëgimisë Kulturore Si Shenjë E qytetërimit”. Univers 19 (19):15-18. https://doi.org/10.59164/univers.v19i19.3010.

Numri

Seksioni

Editorial