Përdorimi dhe funksionet e paskajores
Abstrakti
Gjuhës së sotme shqipe i njihen pesë forma të pashtjelluara të foljes: bërë, duke bërë, pa bërë, për të bërë dhe me të bërë. Paskajorja analitike e tipit me punue konsiderohet si paskajore e të folmeve gege.
E folmja e Rugoves i njeh të gjitha trajtat e infinitivit gegë. Në radhë të parë përdorim të dendur në këtë të folme ka tipi i paskajores gege me pjesëzën /me/, e tipit: me la:, me ble:dh, me za:n etj. Haset dendur edhe paskajorja e tipit për me la:, për me ble:dh, për me vo:jt, për me za:n etj. Si në të folmen e Kelmendit dhe të Hotit.
Kështu, në të folmen e Shkrelit, paskajorja del me dy forma themelore: a) me + pjesore (me urdhnue) dhe b) për me + pjesore (për me urdhnue). Te e folmja e Rranxave të Mbishkodrës, paskajorja formohet me /me/ + pjesore, me punue.
Format e pashtjelluara të ketij lloji historikisht trajtohen si të ndërtuara prej emrave prejfoljorë asnjanës (të tipit të larë) duke u paravendosur pjesëzat /për/ e /me/. Mirëpo, duke qenë se emrat prejfoljor asnjanës në gjuhën e sotme shqipe po vijnë duke u pakësuar gjithnjë e më shumë, kurse format e pashtjelluara të tipit për të larë e me të larë mund të formohen për çdo folje, në gjuhën e sotme shqipe këto ndërtime interpretohen si forma të pashtjelluara që ndërtohen më bazën e pjesores me anë të pjesëzave për të, përkatësisht me të.
Ne do të trajtojmë përdorimin e paskajores, e cila del 'me punue' në dialektin gegë, ndërsa në dialektin toskë apo edhe në shqipen standarde zëvendësohet ose me lidhoren, ose me formën e pashtjelluar të tipit 'për të punuar'. Format e pashtjelluara të tipit 'për të larë' e 'me të larë' (në këtë grup futet edhe një të larë), që janë ndërtuar mbi bazën e emrit prejfoljor asnjanës (të tipit, të larë).
Për humbjen e paskajores së tipit me punue në toskërisht, Bokshi thotë të ketë ndikuar greqishtja e re, e cila e kishte humbur paskajoren.
Do të analizojmë formën e pashtjelluar të tipit për të larë, e cila përdoret ne këto ndërtime me funksion qëllimor, përcaktor, me funksionin e përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës, me funksion kryefjalor etj. Ndërtimet më të rëndomta në të cilat del paskajorja janë ndërtimet me paskajore të varur. Pra, ne kemi trajtuar përdorimin e paskajores nga njohës të ndryshëm të gjuhës shqipe, duke parë format me të cilat del në përdorim dhe funksionet e saj.
Fjalët kyçe:
gjuha shqipe, foljet, paskajorja, gramatikë, dialekti gegëShkarkimet
References
-
Altimari, Françesko (2010). ‘’Gjurmë të paskajoreve të shqipes në arbërishten e Italisë, ’’ në: Çështje të studimeve diakronike të shqipes, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
-
Bokshi, Besim: Periodizimi i ndryshimeve morfologjike të shqipes, ASHAK, Botime të veçanta CX, Libri 45, Prishtinë, 2010.
-
Bokshi, Besim (1998). Paskajorja e shqipes (vështrim diakronik), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
-
Bokshi, Besim (2011). Rreth problemit të paskajores në gjuhën shqipe, Shqipja në etapën e sotme: Politikat e Përmirësimit dhe të pasurimit të standardit, Botimet Albanalogjike, Tiranë.
-
Badallaj, Imri (2001). Rreth paskajores në gjuhën shqipe, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 19, kryeredaktorë: akademik Rexhep Ismajli, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë.
-
BUCHHOLZ, Oda/ FIEDLER, Wielfried (1987). Albanische Grammatik, Leipzig.
-
Binaj, Kadire. (2015). Paskajorja dhe ideologjia, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 32, kryeredaktorë: prof.dr. Bardh Rugova, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë.
-
Çabej, Eqrem (1986). Studime gjuhësore, VII, ‘’Rilindja’’, Prishtinë.
-
Çeliku, Mehmet (2000). Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe, SHBLU, Tiranë.
-
Demiraj, Shaban (1974). Gramatika e gjuhës shqipe (Fonetika- Morfologjia), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA-së së Kosovës, Prishtinë.
-
Gramatika e gjuhës shqipe I (2002), grup autorësh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.
-
Gramatika e gjuhës shqipe II (2002), grup autorësh, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.
-
JOSEPH, D. Brian: The synchrony and Diachrony of the Balkan Infinitive (A study in areal, general and historical linguistics), Cambridge Studies in Linguistics, Neë York, 1983.
-
Kelmendi, Tafil: Paskajorja, përdorimet e saj dhe ndërtimet me paskajore në gjuhën popullore shqipe, SNGJLKSH VII, Prishtinë, 1982.
-
Munishi, Shkumbin (2011). Mbi mundësinë e integrimit të paskajores në gjuhën standard shqipe, Botimet Albanologjike, Tiranë.
-
Palmer, Frank (2003). Modality in english: Theoritical, descriptive and typological issues, Modalityn in contemporary English, Berlin.
-
Prifti, Stefan (1971). Sintaksa e gjuhës shqipe, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë.
-
Qyqalla, Hava (2011). Format e pashtjelluara foljore dhe funksionet e tyre në veprën e Pjetër Bogdanit, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 30, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë.
-
Riza, Selman (1997). Sistemi foljor i letrarishtes shqiptare bashkëkohore, Vepra 2, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.
-
Sejdiu-Rugova, Lindita. (2013). Brian Josephi për infinitivin e shqipes, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 32, kryeredaktorë: prof.dr. Bardh Rugova, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë.
-
Veselaj, Nuhi: Paskajorja – çështje e shqipes standarde, Dardania Sacra, Prishtinë, 2000.