“Kasîde-i Burde” në gjuhën shqipe
Abstract
Njëra ndër poemat më të mira, në mos më e mira, që i është kushtuar ndonjëherë Pejgamberit Muhamed a.s., pa dyshim, është “Kasîde-i Burde” e Imam Busîrî-ut. Kjo kaside, më vonë, ka shërbyer si model dhe frymëzim për shumë autorë, të cilët i kanë thurur lavde Pejgamberit a.s. dhe kanë shprehur dashurinë e respektin për të. “Kasîde-i Burde” mendohet është poema më e përhapur e mësuar përmendsh në të gjithë botën.
Ekzistojnë dhjetëra komente që i janë bërë kësaj poeme, nga dijetarë të shquar në kohë dhe vende të ndryshme, si në gjuhët orientale, po ashtu edhe në ato perëndimore.
Ndër më të njohurit përmenden komenti i ‘Ümer el-Harbûtit me titull “‘Asîdetu ‘sh-shehde sherh Kasîdetu ‘l-Burde”, pastaj komenti i Hâlid b. Abdullâh el-Ezherî “Ez-Zubdetu fî sherh Kasîdetu ‘l-Burde”, etj.
Në gjuhën turke e ka përkthyer dhe e ka komentuar këtë kaside edhe shqiptari i shquar, politikani, ideologu, diplomati, letrari, rilindësi dhe aktivisti i çështjes shqiptare, Abidin pasha Dino nga Preveza (1843-1906), me titull “Tercüme ve Şerh-i Kasîde-i Bürde” dhe konsiderohet si një nga përkthimet më të mira të kësaj kaside në këtë gjuhë. Edhe në gjuhën shqipe është përkthyer kjo kaside dhe atë nga shumë autorë.
Në fillim të shek. XIX këtë kaside e ka përkthyer në gjuhën shqipe poeti i shquar i yni - Muhamet Çami (1784-1844). Për aq sa dimë, ky edhe është përkthimi i parë i kësaj kasideje në gjuhën shqipe, ndonëse deri sot ka mbetur në dorëshkrim. Në vitin 1853/54, e kishte përkthyer në shqip “Burdenë” edhe Mulla Abdullah Sulejman Alihoxha nga Konispoli, edhe kjo në dorëshkrim. Por në vitin 1924 në Korçë, Hafëz Abdullah Sëmlaku (1892-1960), e ka përkthyer “Burdenë” si të tërë, e ka pajisur me shënime dhe edhe e ka botuar.
Përkthimi i “Burdesë” nga Hfz. A. Sëmlaku, përbën edhe thelbin e vështrimit tonë.
“Kasîde-i Burde” është një vepër e veçantë dhe me ndikim të ndjeshëm në rrjedhat tona letrare të këtij krahu tematik. Kjo gjë mund të konstatohet jo vetëm sa i përket përkthyesve, tematikës, por edhe modelit artistik dhe veçmas dimensionit të rrallë eufonik të saj. Kurse me përkthimin e kësaj kasideje Hafiz Abdullah Sëmlaku, përveç kulturës dhe talentit të tij letrar, ka dëshmuar qartësisht edhe kapacitetin e shqipes për të sjellë në formatin e saj gjuhësor vlera të çmuara të letërsisë botërore me përmbajtje islame.
Keywords:
poemë, Pejgamberi Muhamed a.s, Muhamet Çami, përkthim, orientalizëmDownloads
References
-
Avad, Ahmed Abdut-tevvâb. El-Burdetu li ‘l-Busîrî, Kajro, 1996.
-
Bedevî, Abdurrahman. Leksikon i orientalistëve, Shkup, 2015.
-
Busiri, Šerefudin Ebu Abdullah Muhammed bin Se’id, Kaside-i Burda (prijevod na bosanski), përgatiti: Abdul Hakim Murad dhe Enes Karić, Sarajevë, 2008.
-
Dobrača, Kasim. Kasidei Burdei Bosnevi, në: “Anali Gazi Husrev-begove biblioteke”, lib. IV, Sarajevë 1976.
-
Elsie, Robert. Histori e letërsisë shqiptare, përktheu nga anglishtja: Abdurrahim Myftiu, Tiranë – Pejë: Dukagjini, 1997.
-
Fjalori enciklopedik shqiptar, zëri: “Çami (Kyçyku) Muhamet”, i shkruar nga Jorgo Bulo, vëll. I, Tiranë, 2008.
-
Gjina, Maksim. – Bezhani, Petrit. Libra në gjuhën shqipe për Islamin (bibliografi), vëll. I, Stamboll, 2002.
-
Grup autorësh, 100 personalitetet shqiptare të kulturës islame (shek. XIX-XX), Tiranë, 2012.
-
Hâshim, Dr. Ahmed ‘Umer. Burdeh el-medîha el-mubâreke, Kajro, 1995.
-
Hoxha, Ibrahim D.. Vjershëtarë të hershëm çamër, Tiranë, 2001.
-
İslâm Ansiklopedisi, zëri: “Kasîdetü’l-Bürde”, i shkruar nga Mahmut Kaya, vëll: 24; faqe: 569, Stamboll 2001.
-
Ixhazetnâmeja e Haxhi Iljas ef. Shasivarit nga Prishtina (dorëshkrim).
-
Kaleshi, Hasan. Roli i shqiptarëve në letërsitë orientale, në: “Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huajt”, nr. 2, Prishtinë 1976.
-
Karić, Enes. Qasîdatu l-Burdah u Bosni, në: “Znakovi Vremena”, vol. 13, br. 47, Sarajevë, 2010.
-
Kâtib Çelebi, Haxhi Halifa, Mustafâ b. Abdullâh. Keshf edhdhunûn‘an esâmi ‘l-kutub ve ‘l-funûn, II, Stamboll, 1943.
-
Levend, Agâh Sirri. Türk Edebiyati Tarihi, cild I, baski 2, Ankara, 1984.
-
Myderrizi, Osman. Letërsia shqipe me alfabetin arab, në “Buletin për Shkencat Shoqërore”, 2, Tiranë, 1955.
-
Sëmlaku, H. Abdull-llah. Pesë kaside, Korçë, 1924.
-
Shuteriqi, Dhimitër S. Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, Prishtinë, 1978.