Vlera dhe etika në thirrjen islame (da’ve)

Autorët

  • Dr. Rexhep Suma

Abstract

Komunikimi ynë gjatë misionit të thirrjes islame dhe vlerat etike kanë qenë një pjesë instrumentale dhe integrale e Islamit që nga fillimi i shpalljes së tij.
Përgjatë shekujve, kultura, qytetërimi dhe civilizimi islam kanë qenë me ndikim në zhvillimin e tre shtyllave kryesore të komunikimit njerëzor.
Së pari, në nivel të lartë të komunikimit me gojë dhe kulturës në të cilën informacioni është prodhuar dhe transmetuar nga personi në person.
Së dyti, një shkallë të paparë të librave dhe dorëshkrime të riprodhuara të cilat shënojnë një epokë intelektuale e ndërveprimit të pasur shkencor, letrar, artistik dhe gjuhësor në të gjitha fushat dijes.
Së treti, përpjekja e parë në histori për të sjellë kulturat gojore dhe të shkruara në një kuadër të unifikuar, hedhjen terren për revolucionin shkencor që pasoi më vonë në kontinentin Evropës.
Etika ka të bëjë me rregullat e sjelljes ose parimet morale që na drejtojnë për të vepruar në mënyrën më të drejtë apo më të mirë në një situatë të caktuar. Ndër vite filozofët kanë zhvilluar një numër parimesh të përgjithshme etike, që shërbejnë si orientime për të vlerësuar sjelljen tonë.
I Dërguari a.s. gjatë jetës së vet në përhapjen e thirrjes islame ka zhvilluar një gjuhë të komunikimit shumë të afërt me shokët, shoqërinë, delegacionet e shteteve, por edhe me armiqtë e tij. Ai iu drejtohej mendjeve dhe emocioneve të bashkëbiseduesit dhe këtë e kishte parim, gjë që është një prej parimeve të rëndësishme në fushën e komunikimit. Ai i pa të gjithë njerëzit një lloj, pavarësisht fesë, gjuhës, racës, gjinisë, statusit apo rolit social, duke ndërtuar kështu një komunikim të mirë me të gjithë.
Muhamedi a.s. solli mesazhin e fundit hyjnor në një formë që njerëzit mund ta perceptojnë, dëgjojnë dhe ndjejnë, për të cilën ata mund të lexojnë, flasin dhe shkruajnë, duke dhënë shembuj që mund të kenë dobi në jetën dhe veprat e tyre.

Keywords:

thirrja islame, etika, media, shoqëria, përgjegjësi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Aslam Abdullah, ‘Muslim Media,’ paper presented at the Conference organized by the Ministry of Education, Government of Malaysia at Kuala Lumpur, Malaysia, July 1987:19.

  2. Eric Maigret, Sociologjia e komunikimit dhe medieve. Tiranë, 2010, Botimet “Papirus”.

  3. Hamid Mowlana, op. cit.: 141-142.

  4. Ibrahim Kallën, Islami dhe Perëndimi, Logos-A, 2011.

  5. Joseph R. Dominick, Dinamika e komunikimit masiv-media në periudhën digjitale. UET Press, 2000 Tiranë.

  6. Movlana, Hamid and Joseph A. Kéchichian. “Communications Media.In TheOxford Encyclopedia of the Islamic World. Oxford Islamic Studies, Online: http://www.oxfordislamicstudies.com/article/opr/t236/e0157)

Published

2023-12-30

How to Cite

Suma, Dr. Rexhep. 2023. “Vlera Dhe Etika Në Thirrjen Islame (da’ve)”. Univers 18 (18):216-25. https://albanica.al/univers/article/view/3126.

Numër

Section

Opinione

Similar Articles

<< < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.