Problematika të përfshirjes gjinore në përkthimet shqip të teksteve hyjnore
Abstract
Historia ka treguar se Islami si fe e shpallur jo rrallë është akuzuar se është ‘shtypës dhe diskriminues’ ndaj grave. Ky debat mbahet i gjallë akoma sot e kësaj dite, dhe studiues të shumtë dhe njohës të interpretimeve fetare dhe gjuhësore argumentojnë se ky keqkuptim edhe mund të jetë edhe nga elementë të natyrës linguistike, respektivisht që një pjesë të këtij ‘faji’ i kalohet mosnjohjes së gjuhës arabe si gjuhë burimore e Kuranit Famëlartë dhe ‘fajit’ të gjuhëve shënjestër (gjuhët në të cilët përkthehet Kurani Famëlartë). Sa kohë që, marrëdhënia mes të Islamit dhe gjinisë dhe në mes të gruas dhe Islamit është shumështresor dhe kompleks, e cila përcaktohet nga kultura dhe historia e botës myslimane dhe teksteve islame. Gratë po konstatojnë që gjuha me përmbajtje mashkullore e ligjërimit dhe interpretimit të teksteve hyjnore po ‘i largon’ ato nga lidhja me tekstin , po ua rritë konfuzionet dhe po i bën të ndihen të ‘tëhuajzuara’.
Për të pasqyruar modestisht ndërlikueshmërinë e përkthimit dhe ndërlidhjen që ka ajo me gjinoren (tekstuale, kulturore dhe sociale) në këtë studim kam zbatuar analiza krahasimore mes tre përkthimeve të Kuranit Famëlartë në gjuhën shqipe në një anë, si dhe një përkthimi të Kuranit Famëlartë në gjuhën angleze, turke dhe boshnjake. Madje edhe në përkthimet në gjuhën shqipe të Kuranit Famëlartë haset në mosharmonizim të terminologjive dhe frazave. Në anën tjetër gjejmë ngjashmëri mes elementeve gjuhësorë në gjuhën shqipe dhe boshnjake që tregojnë se pjesë të caktuara të tekstit hyjnor të Kuranit Famëlartë janë përkthyer direkt nga boshnjakishtja dhe jo nga arabishtja siç pretendohej. Në fund të këtij studimi janë paraqitur disa rekomandime më gjithëpërfshirëse në lidhje me përdorimin e gjuhës gjatë procesit të përkthimit dhe interpretimit të tekstit hyjnor.
Keywords:
përfshirja gjinore, tekste hyjnore, përkthimet në gjuhën shqipe, gjuha arabe, gjuha shqipeDownloads
References
-
Language and Gender, Mary Talbot, Second Edition.
-
http://www.meforum.org/717/assessing-english-translations-of-the-quran
-
Gruaja në Islam, Jusuf Kardavi.
-
Nine parts of Desire: The Hidden World of Islamic Women nga Geraldine Brooks.
-
Translation and Translating: Theory and Practice”, Roger T.Bell, Longman, London and New York, 1993.
-
The Cell and the Umbrella – Gender in the Arabic Language, Mohamed Idriss, Zeitschrift für Arabische Linguistik N. 37 (1999).
-
Language and Gender, Mary Talbot, Second Edition.
-
Vjollca Krasniqi, Neo-Colonial Regimes, Gender Politics and State-Building in Kosova,
-
Gramatika e Gjuhës Arabe, Qazim Qazimi, FSI, 2014.
-
Kurani i Madhërishëm, Hasan Nahi, 2011.
-
Kurani me përkthim shqip, Haxhi Sherif Ahmeti.
-
Approaching the Qur’an: The Early Revelations, Michael Sellsh.
-
The Sublime Quran, translated by Lale Bakhtiar, 2007.
-
Përkthim i botuar prej Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam.

http://napon.org/slobodnisuvereni/en/text/06_en.pdf