Monumentet islame, trashëgimi kulturore materiale shqiptare dhe ballkanike

Autorët

  • Revista Univers

Abstrakt

Monumentet historike janë rrënjët që lidhin të tashmen me të shkuarën dhe të shkuarën me të ardhmen. Kjo mishërohet më së miri në thënien se “nuk ka të ardhme për ata që nuk kanë të kaluar”, prandaj popujt e përparuar të kaluarën nuk e shohin si një kryevepër antike që ruhet në qoshet e shtëpisë apo oborret e kështjellave, por si pasuri dhe thesar i paçmuar.
Përveç vlerave historike civilizuese dhe kulturore, monumentet historike janë të rëndësishme edhe në fushën ekonomike për shumë shtete, e njohura ndryshe edhe si turizmi arkeologjik, si një prej ofertave të së kaluarës për brezat e rinj, ku gjithsecili gjen hapësira për të kërkuar frymëzim dhe për të nxjerrë dobi nga përvojat e saj.
Trashëgimia kulturore ose gjurmët historike nuk janë vetëm objektet fizike, por gjithçka që ka lënë gjurmë në fusha të ndryshme të dijes, siç është historia e filozofisë dhe shpjegimet e asaj që tha Aristoteli më shumë se 2400 vjet më parë.
Veprat islame arkeologjike në Ballkan janë të shumta, si xhamitë historike, ashtu edhe objektet e tjera publike, si: shatërvanët e ujit, çezmat, urat, hanet dhe karvan-sarajet, që konsiderohen monumente historike dhe sjellin nostalgji në zemrat e vizitorëve të tyre. Ato që i kanë rezistuar kohës tani janë bërë pjesë monumentale e qyteteve, duke u kthyer në restorante, kafe apo pazare ku shiten qilima dhe prodhime të tjera artizanale.
Trashëgimia e popujve përmban inspirime, zgjon shpresa dhe vrojtime për të kaluarën. Në trashëgiminë që lidhet me kulturën islame, uji përfaqëson sekretin e ekzistencës dhe kushtin e jetës “…dhe kemi krijuar nga uji çdo gjë të gjallë” (Kuran, 21:30). Në tekstet e shenjta të islamit gjenden porosi që lidhen me pastrimin me ujë, por edhe me kursimin e tij, si edhe thënie në lidhje me rolin e rëndësishëm të ujit në histori. Në qytetërimin islam myslimanët ua kaluan kombeve të tjera në kujdesin ndaj ujit dhe përdorimin.

Fjalë Kyçe:

monumente islame, trashëgimi kulturore, materiale shqiptare, materiale ballkanike, gjurmë historike

Downloads

Download data is not yet available.

Botuar

2023-12-30

Si të Citohet

Univers, Revista. 2023. “Monumentet Islame, trashëgimi Kulturore Materiale Shqiptare Dhe Ballkanike”. Univers 17 (17):15-18. https://albanica.al/univers/article/view/3146.

Numër

Seksioni

Editorial

Similar Articles

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.