Ullmar Kvik dhe libri i tij “Më shumë heroizma, se sa grurë”
Abstrakti
Në këtë studim, dëshmohet me dashamirësi për mikun e shquar të shqiptarëve, suedezin Ullmar Kvik.
Në pjesën e parë tregohet se Ai ka lindur më 13 qershor 1934, pra më shumë se 82 vjet më parë, në një familje punëtorësh. Gjatë viteve të studimeve shfaqi interes për gjuhët e huaja, ndër të cilat ishte edhe shqipja. Duke dëgjuar Radio-Tiranën, Radio-Shkodrën e Radio-Kukësin ai mori njohuritë e para për gjuhën shqipe. Më tej, në vitin 1969, nisi ta mësonte atë me ndihmën e botimeve, që i siguronte në Suedi nga Shqipëria.
Njohuritë për shqipen i shtoi gjatë vizitave në vendin tonë, në vitet 1970, 1978, 1979, 1994 dhe më 2004 kur mori pjesë në tubimin e albanologëve në Prishtinë. Ka mbajtur lidhje të pashkëputura edhe me arbëreshët e Italisë. Ndërsa më 1994 e vizitoi Shkupin. Në ato vite, intelektuali i njohur suedez Ullmar Kvik nuk i shkëputi lidhjet me shqiptarët. Në Suedi ai ka qenë zëdhënës jozyrtar i Shqipërisë dhe i mbarë Kombit Shqiptar. Ishte bashkëpunëtor e më vonë edhe kryetar i Shoqatës Suedeze-Shqiptare, që u themelua në vitin 1970. Për 10 vjet u botua “Buletini“, një tribunë për shqiptarët dhe letërsinë shqipe. Nga viti 1981 ai bashkëpunoi me gazetën e re ”Albanien och vi” (“Shqipëria dhe ne”). Më 2002, Shoqata Suedeze-Shqiptare u shndërrua në Komiteti Shqiptaro-Suedez, ku Ullmar Kvik dha parreshtur ndihmesën e tij. Pothuajse të gjitha përkthimet letrare nga shqipja në suedisht, kanë kaluar nëpër duart e tij. Ai ka botuar në suedisht një seri veprash të autorëve shqiptarë, të cilat i ka përkthyer me përkushtim e saktësi. Ka bashkëpunuar në përpilimin e disa veprave gjuhësore, si: tre fjalorë suedisht-shqip dhe një gramatikë të suedishtes, në shqip. Në vitin 2004, nga Revista “Drita”, në qytetin Treleborg u botua libri i tij dokumentar, në gjuhën suedeze, “Mera hjältemod än vete” (Më shumë heroizma se sa grurë), ku dëshmohet për shqiptarët gjatë shekullit XX. Atë vepër lexuesi ynë tashmë e ka të përkthyer në shqip nga shkrimtari dhe veprimtari i njohur, Hajdin Abazi. Ullmar Kviku, në bashkëpunim me mikun e tij Lars-Erik Morinin, kanë përgatitur fjalorin shqip-suedisht, të parin vepër të këtij lloji. Ai ndihet krenar për emërtimin “Shqiptar Nderi” dhe për dekoratat e marra nga Zyra e Kosovës në Suedi, si dhe nga Shoqata bamirëse “Nënë Tereza”, dega në Suedi. Ullma Kvik ka qenë anëtar shumëvjeçar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë.
Në punimin e tij autori Viron Kona ndalet në përmbajtjen, vlerat dhe mesazhet, që përçon Ullmar Kvik me librin e vet, “Më shumë heroizma, se sa grurë”. Në mbyllje të librit theksohet: “Na janë shtuar miqtë e fushës së kulturës, shkencës gjuhësore dhe historike, nga Gadishulli Skandinav. Krahas suedezit Tunman, krahas danezit Pedersen etj., sikundër në këta dhjetëvjeçarët e fundit edhe një tjetër albanolog skandinav, suedezi me zemër të artë Ullmar Kvik. Rrallë njerëz të tillë hasim në jetë, por që me ata, padyshim, bota është më e bukur.... Faleminderit, prof. Ullmar Kvik!”
Fjalët kyçe:
Ullmar Kvik, libër, gjuha shqipe, përkthime, gjuha suedezeShkarkimet
References
-
Revista “Drita”, Shefki Oseku.
-
Ullmar Qvick(Kvik), Më shumë heroizma se sa grurë. Botim i revistës “Dituria”, Boras, Suedi. “Grafobeni”, Prishtinë 2013.
-
Fetah Bahtiri, Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick (Monografi). Botues: Shoqata e shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Prishtinë 2012.
-
Ullmar Qvick (Kvik). “Suedia dhe suedezët në veprat e shkrimtarëve shqiptarë”. Kumtesë në seminarin XXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, më 15-27 gusht 2004.
-
Ullmar Qvick (Kvik). Ligjëratë e mbajtur në konferencën e tretë për mësuesit e gjuhës amtare shqipe që punojnë në shtetet skandinave, Landskorona më 11 -12 maj 2006.
-
Prof. Dr. Murat Gecaj, Një letër e Viron Konës për Prof. Ullmar Qvick (Kvik). Tiranë, 21 korrik 2011.
-
Ilire Zajmi, Intervistë me Ullmar Qvick (Kvik). Prishtinë, më 13 shtator 2011, dhënë InfoGLOBI.
-
Sokol Demaku,Intervistë dhënë në YLLIPRES dhe revistës “Dituria”, Boras, Suedi, më 13.02.2010.
-
Suadela Balliu, Nga Suedia me dashuri. Artikull, botuar në gazetën “Mapo”.Tiranë, më 13.04.2011.
-
Ullmar Qvick (Kvik), ”Albansk Radio” (Radioja shqiptare). Botuar në “Nattugglan”, organ i klubeve DX të Skandinavisë, më 7 korrik 1951.
-
Thesari kombëtar 1,2,3,4,5,6... Botim i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.(Thesari kombëtar 1,2,3,4,5,6). Prishtinë, 2012, 2013, 2014, 2015.
-
Ullmar Qvick (Kvik) Anëtar nderi i shoqatës së shkrimtarëve shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi. (Thesari kombëtar 1,2,3,4,5,6). Prishtinë, 2012, 2013, 2014, 2015.