Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët në diasporë
Abstract
Shkolla shqipe, në SHBA ka pasur prej dekadash. Deri para viteve 90 zakonisht emigracioni i kohës kishte caktuar si ”kryeqytet të shqiptarëve” qytetin e Bostonit në shtetin Masaçuset. Tani këtë status e kanë në të njëjtën kohë edhe Njy Jorku me rrethinat e tij, edhe Detroiti, edhe Çikagoja, por edhe Konteika. E kjo nuk lidhet thjesht vetëm me numrin e shqiptarëve të ardhur në këto vende që vazhdon të rritet ndjeshëm, por edhe me aktivitetet prodhuese, financiare por sidomos intelektuale që kanë shqiptarët në këto qytete e shtete. Kjo ndodh për hir të një tradite të emigrantëve shqiptarë të këtij qyteti, ku në vitet e para të shekullit XX në të ka lindur Federata Panshqiptare “Vatra” në drejtimin e Fan Nolit e më vonë të Faik Konicës. Kjo Federatë që vazhdon edhe sot të luajë me sukses lidhjen në mes të Shoqatave të shumta atdhetare, kulturore, artistike, kishte edhe organin e saj të shtypit “Dielli” që edhe sot bënë përpjekje të lavdërueshme për të mbajtur të gjallë frymën e shqiptarizmës. Shkolla e parë në gjuhën shqipe, në Filadelfia, USA ,hapi dyert e saj në Mars, të vitit 2004. Hapja e shkollës, për fëmijët Shqiptarë të Filadelfias dhe zonave rreth saj, u bë e mundur në saj të punës vullnetare të antarëve të shoqatës:"Bijtë e Shqipes",e cila u krijua,në Shkurt te vitit 2002. Mësuesit shprehën gadishmërinë për të punuar vullnetarisht në shkollën shqipe. Në Itali gjithçka u organizua mbi baza vullnetare, por mësuesit kanë kërkuar dhe gjetur mbështetjen nga komunat, ku janë shkollat, të cilat kanë vënë në dispozicion lokale për të zhvilluar mësim e gjuhës amtare njëherë ose dyherë në javë, ku mësimi zhvillohet pasdite ose në ditët pushim. Tekstet, të cilat përdoren në këto shkolla sigurohen nga vet mësuesit ose nga ambasada. Ato, janë tekste të shkollave publike si: Abetaren, Shkronjë pas shkroje, histori, letërsi gjeografi muzikë dhe tani kemi dhe tekstin: “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare” për nivelin e parë, të dytë dhe nivelin e tretë, të botuara vetëm për fëmijët në diasporë. Tradita e pasur arbëreshe gjatë shekujve është një model i shkëqyer, një qëndrim i shkëlqyer demokratik, ku janë krijuar hapësira të gjera veprimi experiences e të zhvillimit të arsimit, kulturës, gjuhës, dokeve e zakoneve arbëreshe. Zvicra është një vend demokratik, që respekton të drejtat dhe indentitetin e pakicave. Kështu një numër i konsiderueshëm shqiptarësh janë integruar në jetën dhe kulturën e atij vendi, duke ruajtur dhe edhe indentitetin e tyre. Në Bernë të Zvicrës, u mbajt Konferenca e Parë Kombëtare për Shkollat Shqipe në diasporë, me përfaqësues nga e gjithë diaspora. Një kontribut të veçantë nga Zviceranët ka dhënë Prof.dr. Basil Schader, cili si njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe ka kontribuar në kualifikimin e mësuesve, si dhe në tekstografinë shkollore., Shqipëtarët e vendosur në këtë vend, kanë klubet me amrat e vendit të tyrë:”Atdheu”, “Skënderbeu”, “Drini “, “Kosova”,”Besa” etj. Shkolla shqipe te hapura në Zvicër, kanë një shtrirje në të gjitha kantonet. Një pasqyrë të qartë të shkollave shqipe e gjejmë në librin:”Historia e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër” e prof.dr.Shefik Osmani dhe doc.mas.Mahir Mustafa. Në Austri zhvillohet arsimi në gjuhën shqipe me mbështetjen e organeve vendore shterërore vendase. Gjatë një jave për nivelin parashkollor janë në program 3 orë mësimi i detyrueshme “gjuha dhe të folurit”. Më pas duke filluar nga klasat fillore e në vazhdim, mësimi i gjuhës amtare nuk është i detyrueshëm. Për çdo vit prindërit plotësojnë një formular, ku vërtetojnë se fëmija i tyre do të ndjek mësimin e gjuhës amtare, kështu këta fëmijë janë të detyruar të ndjekin mësimin gjatë gjithë vitit.Keywords:
mësimnxënie, fëmijë, gjuha shqipe, diasporë, shkolla shqipeDownloads
References
-
Kraja, Prof.dr. Musa. Shkolla shqipe me mësim plotësues, në Revistën Pedagogjike. Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 1998.
-
Kraja, Prof. dr.Musa. Personaliteti i mësuesit dhe pedagogut, etika profesionale e tyre. Tiranë, 2012.
-
Kraja, Musa, Profesor Shefik Osmani, profesor shumë dimensional. Tiranë, 2013.
-
Schader, Prof. dr. phil. Basil. Shqip. Tiranë, 2005.
-
Osmani, Prof. dr. Shefik dhe Mustafa, Doc. Mas. Mahir. Historia e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër. Tiranë, 2007.
-
Ashiku, Abdurrahim. Rilindësit e kohës sonë. Athinë, 2009.
-
Zhiti, Visar: “Si mësohet gjuha shqipe në Itali”, gazeta “Shqiptari i Italisë”, maj, 2010
References
Kraja, Prof.dr. Musa. Shkolla shqipe me mësim plotësues, në Revistën Pedagogjike. Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 1998.
Kraja, Prof. dr.Musa. Personaliteti i mësuesit dhe pedagogut, etika profesionale e tyre. Tiranë, 2012.
Kraja, Musa, Profesor Shefik Osmani, profesor shumë dimensional. Tiranë, 2013.
Schader, Prof. dr. phil. Basil. Shqip. Tiranë, 2005.
Osmani, Prof. dr. Shefik dhe Mustafa, Doc. Mas. Mahir. Historia e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër. Tiranë, 2007.
Ashiku, Abdurrahim. Rilindësit e kohës sonë. Athinë, 2009.
Zhiti, Visar: “Si mësohet gjuha shqipe në Itali”, gazeta “Shqiptari i Italisë”, maj, 2010



