Tipare krahasimore midis eposit shqiptar dhe atij pers

Autorët

  • Ermir Nika

Abstract

Të studiosh tiparet e përbashkëta por edhe veçantitë që vihen re në kulturën e gojëtarisë dhe atë të shkruar në gjuhë dhe popuj të ndryshëm, para së gjithash është një sprovë që i vihet përpara studimeve të sotme letrare.
Në shekujt e kaluar, në vende të ndryshme evropiane, ku luftohej për njohjen e kombësive, u shfaqën edhe prirje mjaft interesante në fushën e folkloristikës. Këto lloj dukurish më së shumti ishin tendenca progresive, në jetën kulturore të popujve të cilët, krahas luftës së armatosur për çlirim kombëtar, çliruan edhe energjitë e tyre shpirtërore, kulturën e tyre popullore, si njërin nga argumentet kryesore të ekzistencës së tyre, në të drejtën për t’u zhvilluar si kombe, duke iu kundërvënë shovinizmit dhe ekspansionizmit të më të mëdhenjve.
Pikëtakimi kryesor midis eposit shqiptar dhe epit klasik pers është raporti midis vetes dhe tjetrit. Kuptimi për “veten” dhe “tjetrin” qysh në antikitet ka qenë një referencë vlerësimi për shkallën e zhvillimit të një kulture. Por në dekadat e fundit kjo lidhje ka ardhur duke marrë shkallë pas shkalle cilësinë e një kriteri për të përcaktuar hierarkinë e qytetërimeve. Nisur prej këtij kriteri mund të gjykohet nëse një kulturë e sundojnë “muret” apo “urat”, fobia apo mania, kompleksi i përuljes apo ai i epërsisë. Individualiteti duhet dalluar nga veçantia dhe unikaliteti i plotë.
“Si çdo qenie njerëzore, çdo vepër letrare ka karakteristikat e veta individuale; por, njëkohësisht, atë e bashkojnë me veprat e tjera cilësitë e përbashkëta, ashtu si çdo njeri ka tipare të përbashkëta për të gjithë racën njerëzore, për seksin, kombin, klasën, profesionin e tij etj” .
Të njohësh tjetrin nuk do të thotë të shkëputesh prej rrënjëve të tua; përkundrazi do të thotë t’i kuptosh më mirë ato.
“Në qoftë se komparatizmi, ka një synim, ai është përpjekja për të ndikuar në formimin modern të njerëzimit, i cili vlerëson çdo shprehje të shpirtit human. Sot humanizmi nënkupton që secili të pranojë të zbulojë vlerat e çdo kulture, tek të cilat mund të shpjerë vetëm letërsia”.

Keywords:

eposi shqiptar, tiparet, eposi pers, gojëtari, letërsi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Kangë kreshnikësh dhe legjenda. “Visaret e kombit”, botime françeskane, Shkodër, 2007.

  2. Firdeusiu: Shah – Name-ja, Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë, 2001.

  3. CAKAJ, FERHAT: “E vërteta mbi eposin serb”, refleksion eseistik, ShB “Toena”, Tiranë, 1998.

  4. P. Benardin Palaj O. F. M. & P. Donat Kurti O. F. M. Hymje në: “Kangë kreshnikësh dhe legjenda”, Tiranë, 1937.

  5. SINANI, SHABAN: Shah – Name-ja dhe eposi shqiptar, Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë 2001.

  6. Parathënie në: Shah – Name-ja, Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi”, Tiranë 2001.

  7. WELLEK , RENE dhe WARREN, AUSTIN: “Teoria e letërsisë”, Studim, ShB “Onufri”, Tiranë 2007.

  8. Cl. PICHOIS, A.M. ROUSSEAU: “La litterature comparee 1967”, A. Colin.

  9. CHEVREL, YVES: “Letërsia e krahasar”, Studim, ShB “Albin”, Tiranë 2002.

  10. RINGGENBERG, PATRICK: “Kultura në Iran”. Studim. ShB, “Ideart”, Tiranë 2009.

Published

2024-01-16

How to Cite

Nika, Ermir. 2024. “Tipare Krahasimore Midis Eposit Shqiptar Dhe Atij Pers”. Univers 16 (16):202-8. https://albanica.al/univers/article/view/3563.

Numër

Section

Art, Traditë dhe Kulturë