Tajar Hatipi - “Stilisti i gjithgegnishtes”

Autorët

  • Heral Saraçi

Abstrakti

Tajar Hatipi u lind në Elbasan, në vitin 1918 dhe u edukua në një familje me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Tajari kishte mbaruar Shkollën Normale në vendlindje. Pas vitit 1945, ai nuk u kthye më në Shqipëri. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, në Prizren, në fillim të vitit 1945 u krijua Komisioni Pedagogjik.
Njëri prej anëtarëve të këtij organi, i pari institucion kulturor në Kosovën e pasluftës, ishte Tajar Hatipi.
Përveç këtij funksioni Tajari ishte edhe instruktor arsimi i rajonit të Sharrit me qendër në Prizren. Gjatë viteve 1945-1947, ai megjithëse mbante detyrën e inspektorit, kreu edhe detyrën e drejtorit të shkollës fillore, e profesorit të paragjimnazit të Prizrenit, e drejtuesit të kurseve për përgatitjen e trajnuesve të kurseve kundër analfabetizmit.
Tajar Hatipi ka dhënë kontributin e tij si në përkthimin e teksteve në gjuhën shqipe ashtu edhe në hartimin e librave të gramatikës shqip. Ai ishte publicist. Krijimtaria e tij gjendet në pothuaj të gjitha revistat dhe gazetat në gjuhën shqipe në Jugosllavinë e viteve 40–70-të. Hatipi ka shkruar rregullisht te “Jeta e re”, “Rilindja”, “Përparimi”, “Për prind”, “Pionieri”, “Fjala”, “Flaka e vllazërimit”, “Kosovarja”, “BAT”, “Shkëndija”, “Thumbi” etj. Ai ishte autor i disa përmbledhjeve me tregime: “Rrethimi” (1962), “Buni” (1963), “Gjurma kohe” (1968), “U bëra trim” (1973) dhe “Vrima thesi” (1977).
Tajar Hatipi është një personalitet i kulturës sonë kombëtare. Ai është stilisti i gjithgegnishtes ose stilisti i gjuhës letrare shqipe bazuar në dialektin gegë. Vepra e Tajar Hatipit “Buni”, Prishtinë, 1963, shembull i letërsisë kombëtare në gjithgegnisht është krijim në prozë. Në ligjërimin shqip të viteve 60-të kjo vepër ishte risi.
Duke qenë tregimtar, gjithë kontributi i tij në kulturën kombëtare natyrshëm i shkrinë dy fushat kryesore të emancipimit shoqëror të shqiptarëve në Kosovë e përtej ndërmjet viteve 40-70, arsimi dhe letërsia, përpjekja, ndeshja, mohimi dhe ngadhënjimi i fjalës së bukur shqipe.

Fjalët kyçe:

Tajar Hatipi, Elbasan, Prizren, arsim, publicist

References

  1. H. Koliqi, “Historia e arsimit …”Prishtinë, 2002.

Botuar

2024-01-16

Si të citoni

Saraçi, Heral. 2024. “Tajar Hatipi - ‘Stilisti I gjithgegnishtes’”. Univers 16 (16):274-80. https://albanica.al/univers/article/view/3583.

Numri

Seksioni

Opinione