Shkolla Shqipe me mësim plotësues, realitet në 100-vjetorin e Pavarësisë
Abstract
Gjuha e folur shqipe rrjedh nga thellësia e shekujve, nga ilirishtja, arbërishtja, shqipja. Ajo u rezistoi të gjitha stuhive të përplasura mbi të.
Sot është ndër 5-6 gjuhët më të rëndësishme në Europë dhe ndër 11 gjuhët më të rëndësishme në botë.
Gjuha shqipe flitet në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në diasporë.
Në mesjetë, ashtu si dhe vende të tjera të botës, pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri nuk dinte të shkruante e të lexonte.
Vendet ku mësohej shkrim e këndim, ishin kishat dhe manastiret. Disa nga nxënësit, pas përfundimit të shkollave vendase, vazhdonin kolegjet ose universitete jashtë vendit, p.sh.: në Napoli, në Romë, në Selanik etj. Po në këtë periudhë, diasporën shqiptare e gjejmë të organizuar në formën e kolonive, të cilat e ruajtën identitetin e tyre.
Në fillimet e Perandorisë Osmane, në vendin tonë, një pjesë e madhe e fisnikëve vendas u larguan drejt Italisë të organizuar në formën e kolonisë. Kjo popullsi mori me vete gjuhën, zakonet, traditat etj. Këtu gjejmë dhe zanafillën e shkollës shqipe.
Në vitet 1500-1502 në Venedik, Marin Biçikemi hapi shkollë për fëmijët arbëreshë. Në shkollë bëhej punë e mirë për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të kulturës shqiptare.
Në shkollën e Lek Matrëngës mësohej gjuha amtare dhe vetë Lek Matrënga përktheu në shqip katër libra katekizmi, kështu dhe mësimet fetare merreshin në gjuhën amtare.
Shkolla në gjuhën shqipe gjejmë në Zarë, Rumani, Bullgari e në vende të tjera.
Po ashtu, në vitet 1920-1921, në Stamboll kemi gjashtë shkolla shqipe të hapura dhe drejtuara nga Riza Drini.
Pas Luftës së Dytë Botërore (në vitet ‘60 të shekullit të kaluar) qindra e mijëra familje nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia morën rrugën e kurbetit. Me vendosjen e shqiptarëve në vendet pritëse filloi dhe mësimi i gjuhës amtare në kuadër ShShMP për emigrantët jugosllavë, mësim që organizohej nga shkolla vendase në bashkëpunim me ambasadën dhe konsullatën Jugosllave. Tani në MASh, Shqipëri, është krijuar një sektor i ri për diasporën, i cili merret me organizimin dhe furnizimin e kësaj diaspore me tekste.
Tekstet “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare” 1, 2, 3, janë ndërtuar në bazë të programeve të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe jepen falas. Organizohet, gjithashtu, edhe trajnimi i mësuesve.
Po ashtu, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë organizojnë çdo vit seminarin mbarëkombëtar me mësues nga diaspora.
Keywords:
shkolla shqipe, diaspora, tekste shkollore, mësimi në gjuhën shqipeDownloads
References
-
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Shkolla për gjuhën dhe kulturën e atdheut dhe identiteti kombëtar, Prishtinë, 2009.
-
Prof. dr. Shefik Osmani, dhe Doc. Mas. Mahir Mustafa, “Historia e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër”, Tiranë, 2007.
-
Pro. As. Murat Gecaj, “Fëmijët e emigrantëve mësojnë gjuhën shqipe”, Revista “Të drejtat e njeriut”.
-
Prof. dr. Musa Kraja: “Shkolla shqipe me mësim plotësues” në Revistën Pedagogjike, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 1998.
References
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Shkolla për gjuhën dhe kulturën e atdheut dhe identiteti kombëtar, Prishtinë, 2009.
Prof. dr. Shefik Osmani, dhe Doc. Mas. Mahir Mustafa, “Historia e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër”, Tiranë, 2007.
Pro. As. Murat Gecaj, “Fëmijët e emigrantëve mësojnë gjuhën shqipe”, Revista “Të drejtat e njeriut”.
Prof. dr. Musa Kraja: “Shkolla shqipe me mësim plotësues” në Revistën Pedagogjike, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 1998.



