Psikologjia e motivimit sipas këndvështrimit Islam
Abstrakti
Kur një person sillet në një mënyrë të caktuar, ne shpesh pyesim veten se përse veproi në atë mënyrë. Pra, ne kështu vihemi në kërkim të shtysës apo motivit që qëndron pas veprimit.
Të hysh në lëmitë e motivacionit, ideve dhe teorive që synojnë t’a definojnë e shtjellojnë atë, do të thotë të futesh në një vorbull ku rrafshet e studimeve e këndvështrimet e studiuesve, janë të vetmet që mund të merren si të mbështetura e reale. Pasi, me ndryshimin e shkollave psikologjike, ndryshojnë edhe përfundimet e arritura. Gjithsesi, përfundimi më i sigurt është se teoricienët e shkollave të ndryshme nuk janë të të njëjtit mendim mbi motivacionin.
Psikologjia bashkëkohore e përcakton motivin si një nevojë të veçantë ose dëshirë, si aktivizim të sjelljes me qëllim te orientuar. Sipas saj, motivimi është i brendshëm, termi perdoret per qeniet njerezore por teorikisht mund të përdoret dhe për sjelljen e kafshëve.
Sipas teorive të ndryshme motivimi i ka rrënjët në nevojat bazë, në mënyrë që të minimizohet dhimbja dhe maksimalizohet kënaqësia, mund të përfshijë nevoja specifike si uria, rehatia, nje objekt i dëshiruar apo një qëndrim, ose mund t’u atribuohet arsyeve më pak të dukshme si altruizmi, egoizmi, morali etj.
Motivi është gjeneratori apo biogjeneratori i fuqisë fizike, mendore dhe elanit për jetë të sukseshme. Pa motiv për punë, jetë, dituri dhe çdo aktivitet, suksesi është i dobët dhe i paarritshëm. “Puna e filluar me dëshirë është gjysëm e kryer që në fillim” - Sami Frashëri.
Islami, duke patur të qartë strukturën njeri, elementët përbërës të tij, truporë, shqisorë, perceptues nga një anë; shpirtërorë e ndijues, emocionalë, nga ana tjetër, sjell një platformë të plotë të motivacionit, pas të cilit qëndrojnë moritë e aktivizimit apo mosaktivizimit te sjelljes njerëzore.
Shumë nga motivet e paraqitura nga muslimanët që nuk mund të shpjegohen me anë të teorive bashkëkohore të motivimit (si neglizhimi i nevojave biologjike per arsye shpirterore) në fakt mund të shpjegohen në qoftë se ne besojmë në ekzistencën e shpirtit.
Shkurt, Islami si rrugë e mesme sjell ekzistencën e shpirtit të njeriut dhe influencën që ai ka në motivimin njerëzor, pa mohuar faktorët fizikë.
Nëse motivi është forca apo energjia drejt së pamundurës, në Islam është vendosja e qëllimit për të arritur të mirën, të dobishmen. Qëllimi, objektivi që duhet arritur, vë në lëvizje njeriun, dhe e gjitha kjo në kuadër të qëllimit të ekzistencës së njeriut – Adhurimi i Zotit.
Qëllim, në bazë të të cilit kontrollohen, maten, ndiqen aplikohen të gjitha nevojat e tjera, duke u kthyer në model të vetëkontrollit, përkushtimit, së mirës, “epërsisë së nënshtrimit ndaj Zotit” – duke arritur majat e devotshmërisë, e jo të egos e kryeneçësisë, nmendjemadhësisë e arrogancës, e cila i “ thyen qafën zotërisë së vet”.
Koncepti islam, vendos njeriun në pozicion të saktë në raport me masën, kolektiven, ku angazhimi shoqëror kthehet në nevojë primare individuale.
Individualizmi nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin, pavarësisht shenjtërisë që ky i fundit i jep jetës, pasurisë dhe nderit të individit. Pra, në Islam, individi s’jeton veç për veten dhe realizimin e nevojave të tij vetjake (kapitalizëm), as të sakrifikohet për shoqërinë (utopia komuniste).
Fjalët kyçe:
motivacioni, mendja, shpirti, psikologjia, islamiShkarkimet
References
-
Pettijohn, Terry, Hyrje në Psikologji, Tiranë, 1996.
-
Boris Groysberg “Harvard Business Review”, New York, 2009.
-
Mahmud, Mustafa, Prej dyshimit deri në besim, Tiranë, 1995.
-
Ibrahimi, Nexhat “Tema Islame”, Prishtinë, 2010.
-
Imam Gazali, “Alahja ulum eddin”, Kajro, 1994.
-
Abdul Shakoor, M. A. Towards An Islamic motivational psychology on psychology and Islam. Paper presented at the Symposium on Psychology and Islam, University of Riyadh, Saudi Arabia, 1978.
-
Alawneh, S.F., Human motivation: An Islamic perspective.
-
The American Journal of Islamic Social Sciences, 15:4, 1999.
-
Bancroft, J., Sexual motivation and behavior. Emotion and motivation (p. 58-75). London: Longman, 1995.
-
Mahmud, M. M., `Ilm al-nafs al-mu`asir fi daë’ al-Islam.
-
Jeddah: Dar al-Shuruq, 1984.
References
Pettijohn, Terry, Hyrje në Psikologji, Tiranë, 1996.
Boris Groysberg “Harvard Business Review”, New York, 2009.
Mahmud, Mustafa, Prej dyshimit deri në besim, Tiranë, 1995.
Ibrahimi, Nexhat “Tema Islame”, Prishtinë, 2010.
Imam Gazali, “Alahja ulum eddin”, Kajro, 1994.
Abdul Shakoor, M. A. Towards An Islamic motivational psychology on psychology and Islam. Paper presented at the Symposium on Psychology and Islam, University of Riyadh, Saudi Arabia, 1978.
Alawneh, S.F., Human motivation: An Islamic perspective.
The American Journal of Islamic Social Sciences, 15:4, 1999.
Bancroft, J., Sexual motivation and behavior. Emotion and motivation (p. 58-75). London: Longman, 1995.
Mahmud, M. M., `Ilm al-nafs al-mu`asir fi daë’ al-Islam.
Jeddah: Dar al-Shuruq, 1984.