Roli i besimit në shëndetin mendor
Abstrakti
Besimi dhe shëndeti mendor janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.
Besimi në mënyrë të rëndësishme mund të kontribuojë dhe ndihmojë në mbrojtjen, kultivimin dhe përparimin e shëndetit ashtu edhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjithashtu, shëndeti mendor dhe shpirtëror i rrënuar mundet qenësisht ta luhasë jetën shpirtërore dhe fetare të individit dhe të bashkësisë së caktuar.
Por, kemi edhe besime sektare, të cilat nën trysninë e besimeve të çoroditura zhvillojnë çrregullime të shumta te njeriu, të quajtura okleziogjene, të cilat Zotin e kuptojnë si gjykatës të rreptë, policë gjithësie, e jo Krijues të dashur, mëshirues, të urtë, i cili është krijues i urtësisë dhe jo i të keqes.
Ne do të flasim për besimin e mirëfilltë që përfshin shumicën dërrmuese të botës e jo për bindjet sektare.
Bota bashkëkohore, sidomos, karakterizohet me luhatshmëri fizike dhe shpirtërore. Egoizmi, depresioni, streset, lakmia e vese të ngjashme janë shumë të përhapura në shoqërinë bashkëkohore. Nëse njeriu në këtë gjendje do të binte në kthetrat e kësaj bote pa udhëzim hyjnor dështimi i tij do të ishte i pashmangshëm. Prandaj, Krijuesi në çdo udhëzim të Tij urdhëron besimin dhe qorton për lajthitje dhe dorëzim ndaj epsheve dhe ligësive.
I udhëhequr nga besimi i sinqertë, njeriu është në gjendje t’i mposhtë të gjitha devijimet dhe pengesat e kësaj bote, duke e vërtetuar pozitën e tij të dinjitetshme që Allahu ia ka dhënë si mëkëmbës i Allahut në tokë.
Fjalët kyçe:
shendeti mendor, feja islame, psikologjia, besimiShkarkimet
References
-
Ayed Arshad Husain & Osman Sinanovic, Uloga religije u ocuvanju mentalnog zdralja, në: Grup autorësh, Duhovnost i mentalno zdravlje, Sarajevo, 2002.
References
Ayed Arshad Husain & Osman Sinanovic, Uloga religije u ocuvanju mentalnog zdralja, në: Grup autorësh, Duhovnost i mentalno zdravlje, Sarajevo, 2002.