Vizione bashkëkohore në opusin letrar të veprave të Mehmet Akif Ersojit
Abstract
Historia e njerëzimit njeh figura madhore që me pikëpamjet dhe vizionin e tyre kanë lënë gjurmë të thella në rrjedhat dhe zhvillimin shoqëror të një bashkësie, por edhe kolosë që kanë kapërcyer kufijtë e vijës gjeografiko-gjakore dhe janë shndërruar në trashëgimi të njerëzimit, në kolosë të racës njerëzore.
I tillë është edhe Pejani ynë (Mehmed Akifi 1873-1936), poet dhe mendimtar që ka frymëzuar kauzën e një kombi dhe të një bashkësie besimore (ummeti), një vigan i shpirtit, personalitetit, karakterit dhe moralit të veçantë, një idealist i madh, një nga “plejada e shkrimtarëve shqiptarë që i dhanë vepra madhore kulturës osmane”.
Mehmed Akifi, si një “fëmijë i kataklizmave”, njeri që ka përjetuar me trishtim zhbërjen e një mega-perandorie, një periudhë të tërë si në Turqi ashtu edhe në trojet tjera osmane, për shkak të kriterit vlerësues ideologjik, u trajtua shtrembër. Ai mbahet mend në historinë turke dhe shqiptare si njeriu që diti që kohës t’ia thotë fjalën e vet.
Nevoja për kursin e tij del në shesh në veçanti në kohën tonë, kur përjetohet një krizë e rëndë gjithëkombëtare dhe gjithëislame. Por kjo kataklizmë atë e kë bërë më të pjekur, e ka nxitur të kërkojë shkaqet dhe rrugëdaljet. Ai ka përjetuar zhgënjimin dhe brengën e thellë të rrënimit të idealeve. Mund të thuhet se mjedisi dhe edukata e arsimi që ka marrë kanë ndikim të madh në zhvillimin e tij si poet, si njeri dhe si shoqëri-ndërtues përmes ligjëratës poetike. Ai i ka bërë të amshueshme periudhat e përjetuara të shoqërisë osmane në kryeveprën e tij Safahat.
Gazetat e Pejanit, i cili konsiderohet si “bilbili i slamit” dhe simboli i mendimit islam të një periudhe të tërë, interpretojnë të shkuarën dhe të ardhmen dhe nuk do ta humbasin kurrë vlerën e tyre sepse janë shkruar me shpirt, janë poezi konstruktive dhe jokonformiste.
Në këtë vepër, autori bën një sociologji dhe antropologji islame, bazuar në parimet universale të humanizmit, dijes dhe tolerancës, e cila synon krijimin e harmonisë ndërmjet shoqërisë dhe mesazheve hyjnore.
Ai është themeluesi i solidaritetit organik shoqëror, ai është një ummetist, anticesar dhe antidespotist, është kundër depersonalizimit dhe desocializimit.
Opusi poetik i Pejanit është një kryevepër që duhet ta lexojnë të gjithë ata që merren me çështjet sociale, që nga politikanët e deri te anëtarët e botës akademike, pedagogët universitarë, shkencëtarët e profileve të ndryshme, veçanërisht shkrimtarët, sociologët dhe antropologët, islamologët dhe teologët.
Leximi i këtij opusi pasuron lexuesin me njohuri rreth historisë së një shoqërie më të gjerë, ashtu edhe rreth mënyrës se si përceptohen prirjet shoqërore nga një mendje e ndritur shqiptaro-osmane, e cila ofron një projekt social mbi të cilin do të ndërtohet shoqëria funksionale.
Është turp për kombin tonë që të mos e kemi një mendimtar kaq të madh në tekste dhe faqe të ndryshme të letërsisë shqipe, ku përfshihen emra anonimë e nuk ka vend për një poet dhe sociolog të tillë.
I sugjerojmë institucioneve shkencore që të merren më shumë me krijimtarinë akifiane dhe të punojnë në popullarizimin e bëmave të tij.
Keywords:
histori, njerëzimi, Mehmed Akif, trashëgimiDownloads
References
-
DUMAN, Halûk Harun, Balkanlara Veda, DUYAP Yayıncılık, Stamboll, 2005.
-
ERSOJ, Mehmed Akif, Fletët (Safahat), Logos-A, Shkup, 2009.
-
ERSOY, Mehmed Akif, Safahat, përg. M. Ertugrul Duzdag, Çagri Yayinlari, Stamboll, 2006.
-
ERVERDİ,I Ezel dhe të tjerë (ed.), Türk Dili ve Edebiyatı Ansiklopedisi, Dergâh Yayınları, Stamboll, 1979, vëll. III.
-
HAMZAOĞLU, Yusuf, Balkan Türklüğü, I, Logos-A, Shkup, 2010.
-
IHSANOGLU, Ekmeleddin, Historija osmanske države i civilizacije – II, IRCICA & Orijentalni Institut u Sarajevu, Sarajevo, 2008.
-
KILIÇ, Ahmet Faruk, Mehmet Akif Ersoy’un Din ve Toplum Anlayışı, Değişim Yayınları, İstanbul, 2008.
-
KRASNIQI, Milazim, Letërsia dhe besimet fetare, Logos-A, Shkup, 2010.
-
OKAY, M. Orhan & M. Ertuğrul Düzdağ, “Mehmet Akif Ersoy”, TDV İslam Ansiklopedisi, vëll. XVIII, Ankara, 2003.
-
PAJAZITI, Ali, Fjalor i sociologjisë, Logos-A & UEJL, Shkup, 2009.
-
“Prof. Dr. Suleyman Hayri Bolay ile Mehmet Akif’in Dusunceleri Hakkinda”, http://yayim.meb.gov.tr/dergiler/sayi73/soylesi.pdf
-
SENGULER, Ismail Hakki, Mehmet Akif Kulliyati , Hikmet Nesriyat, Stamboll, 1990.
-
http://www.worldlingo.com/ma/dewiki/en/Mehmet_Akif_Ersoy, 02.03.2011