Përsiatjet shpirtërore në poezinë e Naim Frashërit
Abstract
Punimi shkencore me temë ”Përsiatjet shpirtërore në poezinë e Naim Frashërit” nxjerr në pah dimensionet shpirtërore të botëkuptimit poetik naimjan.
Studimi ka në fokus vargjet e para të krijuara prej Naim Frashërit në persisht (1875), të cilat i përmblodhi më 1885 në librin “Tehajulat”.
Ky libër u përkthye në shqip me titullin “Ëndërrimet” prej orientologut Vexhi Buharaja.
Historia e poezisë dhe e tërë letërsisë përgjithësisht, është veç të tjerash, edhe një histori marrëdhëniesh e ndikimesh, që shpesh janë bërë një ndër shkaqet e lindjes së risive të gjera e të ndërlikuara, siç kanë qenë e janë, kudo e kurdoherë rrymat letrare.
Në dritën e këtij arsyetimi, Prof. dr. Eqrem Çabeji, e konsideronte Naimin si fis me botën orientale.
Ndikimi prej poezisë orientale, dëshmohet fare mirë vëllimi i tij “Tehajulat”, ku autori ka shfaqur botëkuptimin për shpirtin dhe jetën e njeriut përmes mesazheve poetike me një ligjërim të përsosur në gjuhën shqipe.
Në këtë buqetë me lirika, dëshmohet ndikimi i autorit prej kulturës lindore, sepse përdoret simbolika e burimit kuranor për të paraqitur botën shpirtërore të njeriut.
Para syve të një panteistit të vërtetë, siç është Naim Frashëri, spirituailizmi dhe materializimi janë si dy pasqyra me ngjyra të ndryshme në dukje, por që në esencë shërbejnë për reflektimin e jetës e të natyrës, të cilat burojnë prej një uniteti absolut. Gjithësia është shkolla e shfaqjes së këtij uniteti. Spinoza e barazon këtë unitet me qenien absolute, ndërsa Fichte-ja e barazon me shpirtin e thjeshtë, sepse organi me të cilin njeriu e njeh praninë e Zotit nuk është mendja, por është zemra. Si mjet për t’iu afruar Zotit është dashuria ndaj tij.
Duke iu referuar koncepteve që përftohen nga vargjet e tij, rezulton se vëllimi poetik “Tehajulat” është një vepër ku ndodh shpërthimi botëkuptimor rreth shpirtit të njeriut.
Keywords:
Naim Frashëri, përsiatje shpirtërore, poezi, mesazhe poetike, spiritualizëmDownloads
References
-
Bulo, Jorgo. “Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit”, Tiranë, 1999.
-
Çabej, Eqrem. “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes”, Tiranë, 1994.
-
Davies, Tony. “Humanism”, Routledge, New York, USA, 2001.
-
Durusoj, Ali. “Njeriu në filozofinë e Avicenës dhe vendi i tij në gjithësi”, Logos-A, Shkup, 2006.
-
Goodman, Lenn. “Islamic humanism”, Oxford University Press, London, 2003.
-
Nicholson, Reynold. “The Mystics of Islam”, Word Wisdom Inc., Canada, 2002.
-
Qosja, Rexhep. “Historia e letërsisë shqipe”, vëllimi III, ShB TOENA, Tiranë, 2000
-
Vinca, Agim. “Orët e poezisë”, AAB RIINVEST (Institucion për edukim universitar), Prishtinë, 2010.