Si u bë shqipja gjuhë zyrtare dhe përpjekjet e para për standardizimin e gjuhës shqipe

Autorët

  • Hasan Bello

Abstrakti

(- Nga fillimi deri në 40 vitet e shekullit XX)

Medimin se gjuha letrare kombëtare shqipe do të formohej nga shkrirja dhe përzierja e dialekteve të saj e ka mbrojtur Sami Frashëri që në vitin 1899.
Lëvizjet në këtë drejtim kanë filluar gjatë Rilindjes Kombëtare nga figurat si Dervish Hima, Luigj Gurakuqi etj., të cilët përdorën në shkrimet e tyre dialektin e Elbasanit, në mënyrë që të ishin të kuptueshëm dhe për gegët dhe për toskët.
Pas vendosjes së flamurit më 28 nëntor 1912, Qeveria e Përkohshme e Vlorës në krye me Ismail Qemalin vendosi që gjuha shqipe të ishte gjuha zyrtare e shtetit të ri shqiptar. Në shtator 1916, u themelua një institucion shkencor me emrin zyrtar "Komisioni i Gjuhës Letrare Shqipe", me bazë në Shkodër, ku anëtarë do të ishin figura si Luigj Gurakuqi, Mat Logoreci, Sotir Peci, At Gjergj Fishta, Hafiz Ali Korça, Vinçens Prendushi, Aleksandër Xhuvani etj. Qëllimi i i këtij komiteti letrar ishte hartimi i një gjuhe shqipe të përbashkët dhe zhvillimi i letërsisë. Pas debateve shkencore, u vendos dhe miratua njëzëri teza e L. Gurakuqit për zgjedhjen e dialektit të Elbasanit si gjuhë shkrimi. Ky dialekt vazhdoi të mbetej si bazë e komunikimit zyrtar të shtetit shqiptar pas Kongresit të Lushnjës. Kongresi vendosi që gjuha letrare në të cilën do të shkruheshin librat do të kishte si bazë substancën e dialektit të Elbasanit me disa përmirësime. Më 13 janar 1923, kryeministri i asaj kohe, Ahmet Zogu, shpalli një urdhër që autorizonte të gjitha zyrat që gjatë shkrimit të akteve zyrtare të përdornin gjithmonë dialektin e Elbasanit, i pranuar si një dialekt i përbashkët dhe zyrtar i shtetit shqiptar. Në vitin 1930 u themelua një komision i terminologjisë ndërsa në vitin 1935 një komision që do të merrej me problemet e ortografisë së gjuhës shqipe. Në të gjithë këto procese, përveç gjuhëtarëve shqiptarë, kanë kontribuar edhe albanologë të ndryshëm si Maximilian Lambertz, Rajko Nachtigall etj.
Në të njëjtën vazhdë, madje pas pushtimit të Shqipërisë nga regjimi fashist italian më 7 prill 1939, do të jetë edhe Kuvendi i Parë i Studimeve Shqiptare në vitin 1940, i cili do të pranojë që në themel të gjuhës zyrtare të ishte elbasanishtja, ashtu sikurse kishte vendosur më parë Komisia Letrare e Shkodrës.

Fjalët kyçe:

gjuha standarte shqipe, shkrirja e dialekteve, dialekti i Elbasanit, Kongresi i Lushnjës, Rilindja Kombëtare

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Sami Frashëri, Shqipëria ç`ka qenë ç`është e ç`do të bëhetë, Tiranë: Mbrothësia, 1924.

  2. Faik Konica, “Për themelim të një gjuhe letrare”, Albania, nr.6, 1905.

  3. Dielli, June, 11.1.1909.

  4. Dielli, January, 14.1.1910.

  5. Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, Tiranë 1963, dok. Nr.248; Përlindja e Shqypnies, 22 nëntor 1913.

  6. Përlindja e Shqypnies, 21/3 Vjeshtë e I, 1913.

  7. Diftime e vrime mbi Kongres Shqyptar t`Trieshtes, (broshurë) 1913.

  8. Atdheu, 25 mars 1913.

  9. Atdheu, 12 prill 1913.

  10. Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, Tiranë: 8 Nëntori, 1987, vëllimi II.

  11. Muin Çami, “Hyrja në Shqipëri e pushtonjësve austro-hungarezë dhe qëndrimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare”, Studime Historike, 1976.

  12. Arkivi i Insitutit të Historisë, dokumenta austro-hungareze, HH, StA, PA, A, Shkresë nr.961, mars 1916.

  13. Arkivi Qendror i Shtetit (më tej: AQSH), Fondi 847, viti 1916, dos.170, dok. 2.

  14. AQSH, Fondi 847, viti 1916, dos.170, dok. 9.

  15. Lajmet e Komsis Letrare Shqipe, nr.1, Kllënduer 1918.

  16. AQSH, Fondi 847, viti 1916, dos.170, dok.11; Lajmet e Komsis Letrare Shqipe,

  17. nr.1, Kllënduer 1918, Vjet I.

  18. F. Jakobin, “Kontributi i Rajko Nahtigalit shkencës së albanologjisë”, Gjurmime albanologjike, seria e shkencave shoqërore, VII, 1977, Prishtinë 1978.

  19. Eqerem Çabej, “Maksimilian Lambertz”, Nëndori, Nr.9, 1962.

  20. Komisia Letrare Shqipe, Rregulla mbi ortografin e gjuhës shqipe të shkrueme, Shkodër 1917.

  21. Posta e Shqypnis, nr.6-8, 30 dhjetor 1916 dhe 3 janar 1917.

  22. Vëllaznija, Vjenë nr.57, 14 prill 1917.

  23. AQSH, Fondi 295, viti 1917, dos. 26.

  24. Aleksandër Xhuvani, “Rreth gjuhës letrare kombëtare dhe rreth ortografisë”, Buletin për shkencat shoqërore, Nr.IV, Tiranë 1952.

  25. Eqrem Çabej, “Maksimilian Lambertz”, Studime filologjike, Nr.1, 1964.

  26. AQSH, Fondi 617, viti 1916, dos.14, fl.1-2. Protokolli mbi krahinën

  27. autonome të Korçës; Petro Harizi, Histori kronografike e qarkut të Korçës që në Luftën e Ballkanit gjer më sot, Boston Mass, 1919, f.126-127; G.A, collona di Cesaro, L`Italia nella Albania Meridionale. Note e documenti (1917-1918), Foligno 1922.

  28. Muin Çami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare (1914-1918), Tiranë: Akademia e Shkencave e RPSSh, Insituti i Historisë, 1987.

  29. “Kongresi pedagogjik i Lushnjes”, Shkolla e re, nr.1-2, 1921.

  30. Zgjanimi i Statusit të Lushnjes, Tiranë 1922.

  31. Fletore Zyrtare, nr.3, 21 Kallnuer 1923.

  32. “Një komision letrar”, Gazeta e re, nr.17, 20.11.1928.

  33. G.Petrotta, Popolo, lingua e letteratura Albanese, Palermo 1932.

  34. Eqerem Çabej, Elementë të gjuhësisë e të literaturës shqipe, Tiranë 1936.

  35. Eqerem Çabej, “Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtëshkrimit të shqipes”, Studime filologjike, nr.1, 1973.

  36. Nuri Gokaj, “Karta e madhe e gjuhës së shkrimit”, Rilindja, Tiranë, 8 tetor 1996.

  37. Buletin për Shkencat Shoqërore, Tiranë 1952, IV.

Botuar

2024-01-29

Si të citoni

Bello, Hasan. 2024. “Si U Bë Shqipja Gjuhë Zyrtare Dhe përpjekjet E Para për Standardizimin E gjuhës Shqipe”. Univers 14 (14):74-87. https://albanica.al/univers/article/view/3775.

Numri

Seksioni

Studime