Huazimet sllave jugore në gjuhën shqipe dhe ato shqipe në gjuhët sllave

Autorët

  • Prof. Dr. Hasan Çipuri

Abstrakti

Ardhja e sllavëve në Gadishullin Ballkanik pati pasojat e saj për popujt e kësaj treve. Në radhe të parë pati pasoja të mëdha politike dhe kulturore për vet sllavët, sepse ata përveç se u përzien me popullsitë autoktone ilire-Romakne, u futën përgjithmonë edhe në sferën e kulturës së kishës bizantine. Kështu sllavët e Ballkanit patën një zhvillim të ndryshëm nga ai i sllavëve të viseve tjera të Europës. Edhe gjuhët e tyre u bënë gjuhë ballkanike. Këto janë kroataishtja dhe serbishtja në perëndim, sllovenishtja në veriperëndim dhe bullgarishtja në lindje, të katërta janë gjuhët sllave jugore.
Në kohën tonë, studimet më të rëndësishme për huazimet sllave në gjuhën shqipe dhe huazimet shqipe në gjuhët sllave i kanë kryer në veprat e tyre gjuhëtarët e shquar, si: Eqerem Çabej, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Idriz Ajeti, Jani Thomasi, Safet Hoxha, Xhevat Lloshi, dhe studiuesit e gjuhës shqipe si Anila Omari, Xhelal Ylli etj. Huazimet sllave të shqipes i kanë grupuar në këto fusha: shtëpia, oborri, orenditë shtëpiake, bujqësia, blegtoria (bagëtia, bota shtazore), bletaria, ujërat, peshkimi, mulliri, artizanati, veshja, jeta shoqërore, administrata, tatimet, ligji penal, disa fenomene të botës dhe kulturës, toka dhe pamjet e saj, posaçërisht toponomastika, fjalë pa ndonjë lidhje me inovacione materiale, trupi i njeriut. Duke vëzhguar këto huazime që janë vetëm një pjesë e elementit sllav të shqipes, del se ato janë kryesisht në fushën e kulturës materiale e të ekonomisë shtëpiake, veçanërisht në bujqësi dhe blegtori, në mjetet shtëpiake, në zejtari etj.
Nga burojnë sllavizmat e shqipes?!
Sipas rrethanave historike, me përhapjen e ndikimit bullgar në Shqipërinë e mesme e jugore dhe të sferës serbe në Shqipërinë veriore, mund të thuhet huazimet sllave që hasen në dialektet jugore vijnë nga bullgarishtja, ndërsa huazimet sllave në dialektet e veriut prej serbishtes e kroatishtes. Ndër huazimet sllave të shqipes vërehet se ka disa derivacione e zgjerime në gjuhën shqipe, që janë formime të brendshme të saj, që nuk rrjedhin prej sllavishtes. Elementet leksikore të shqipes në gjuhët sllave jugore karakterizohen nga një shtrirje e gjerë në sferat e jetës shoqërore, ekonomike, kulturore dhe familjare.
Shtrirja e këtyre elementeve në një sërë sferash të veprimtarisë së fiseve sllave jugore, duke përfshirë këtu aspektet më të rëndësishme të kulturës së tyre materiale dhe shpirtërore, tregon jo vetëm për lashtësinë e traditës kulturore shqiptare, por edhe një nivel të mirë të zhvillimit dhe konsolidimit të saj gjatë periudhës së kontakteve shqiptaro-Sllave.

Fjalët kyçe:

ardhja e sllavëve, përzierje kulturore, huazime gjuhësore, gjuhë ballkanike, studime gjuhësore

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Eqerem Çabej, Vepra, vëllimi III, Prishtinë, 1976.

  2. Eqerem Çabej, Vepra, vëllimi IV, Prishtinë, 1977.

  3. Sh. Demiraj, Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe, Tiranë, 1999.

  4. I. Ajeti, Kërkime gjuhësore, Prishtinë, 1978.

  5. I. Ajeti. Studime leksikore shqiptaro-sllave, Gjurmime albanologjike, Prishtinë, 1968, Tiranë, 1969.

  6. I. Ajeti. Prania e shqipes ndër dialekte të popullsisë sllave të Gadishullit Ballkanik, në dritën e gjuhës dhe toponimisë së tyre, Konferenca e dytë e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 1969.

  7. I. Ajeti, Për disa huazime shqiptare në të folmet serbokroate, Studime filologjike, nr. 2, 1981.

  8. S. Hoxha. Elementet leksikore të gjuhës shqipe në gjuhët sllave ballkanike, Shkodër, 2001.

  9. J. Thomai. Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 1974.

  10. Xh. Ylli. Mbi huazimet leksikore sllave në të folmet juglindore të Shqipërisë, Studime filologjike, 1998.

  11. J. Rexhepagiq, Disa elemente të gjuhës shqipe në të folmen e popullsisë së Plavës, Gjurmime albanologjike, Prishtinë, 1972.

  12. M. Shuflai, Serbët dhe shqiptarët, Toena, Tiranë, 2004.

Botuar

2024-01-29

Si të citoni

Çipuri, Prof. Dr. Hasan. 2024. “Huazimet Sllave Jugore Në gjuhën Shqipe Dhe Ato Shqipe Në gjuhët Sllave”. Univers 14 (14):127-35. https://albanica.al/univers/article/view/3781.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor