Dokumentacion nga Arkivi i Institutit të Kulturës Popullore
Abstract
Në mars të vitit 2008, sipas një reforme të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti të Kulturës Popullore u emërtua "Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Arteve", pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë. Ky artikull përfshin një periudhë të hershme 34 vjeçare (1969-2003), etiketat arkivore të kohës, të cilat janë të ruajtura në arkiv. Objekti i tij është etnokoreografia shqiptare (vallet popullore), e cila është një pasuri e madhe e kulturës kombëtare shqiptare.
Siç kuptohet nga titulli, ky artikull përmban 31 dosje nga ekspeditat kërkimore-shkencore në qindra qytete dhe fshatra në Shqipëri dhe në vendbanimet shqiptare jashtë vendit.
Këto dosje përfshijnë artikuj, si: Koha kur është kryer ekspedita; Dosjet e njësive koreografike; Emërtimet e valleve; Lidhjet vokalo-instrumentale të tyre; Repertori i njësive të filmuara dhe të regjistruara; Vendet ku u zhvillua hulumtimi; Dokumentet zyrtare të institutit tonë dhe institucioneve ku do të organizohej ekspedita; Koncepti i Ekspeditës: individuale ose komplekse; Pjesëmarrësit shkencorë dhe inxhinierët me emrat e tyre specifik; Dorëzimi i subjektit të zbardhur në arkivin e institutit; Përcaktimi dhe deklarimi i fotografive të realizuara në terren në regjistra të veçantë etj.
Materialet përfshijnë mbi 200 skenarë të filmit kinematografik, të cilat ndodhen në tre katalogë të veçantë, me 746 faqe, me një kohë prej rreth 350 orë.
Objekti i këtij dokumentacioni, i organizuar shkencërisht sipas parametrave ndërkombëtarë, është një pasuri e çmuar dhe nga ana tjetër një burim gjallë nga i cili mund të nisemi për studime të mëtejshme në fushën e etno-koreografisë dhe të kulturës popullore shqiptare në përgjithësi.



