Mësimi fetar islam në Austri

Autorët

  • Mag. Zekerija Sejdini

Abstract

Mësimi fetar islam në Austri është zhvilluar për herë të parë në vitin shkollor 1982-1983 në një shkollë 8-vjeçare (cikli i lartë) në rajonin e 15-të në Vjenë.
Në këtë shkollë, e cila u përzgjodh si pikë grumbullimi, nxënësit e ciklit të ulët dhe të lartë u ndanë në grupe me nga një orë mësimi në javë. Në vitin shkollor pasardhës 1983-1984 mësimi fetar islam u fut në të gjitha shkollat.
Numri i nxënësve dhe nxënëseve që marrin pjesë në mësimin fetar islam po rritet vazhdimisht.
Sipas statistikave të zyrës arsimore të IGGiÖ (Komuniteti i Besimit Islam në Austri), në vitin shkollor 2009-2010 mësimi fetar islam në Austri ndiqet nga rreth 54.217 nxënëse dhe nxënës.
Mësimi fetar islam në këtë vit shkollor zhvillohet në rreth 2000 vende të ndryshme në të gjithë Austrinë dhe ofrohet nga rreth 407 mësuese dhe mësues.
Përveç kësaj, mësimi fetar islam, që nga viti 2006, inspektohet nga 9 inspektorë lënde, të cilët mbulojnë shkolla dhe lëndë të ndryshme.
Jam i bindur se, në lidhje me mësimin fetar islam, Austria paraqet një model të mirë për shumë vende brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Kjo nuk do të thotë që në Austri nuk ka probleme në lidhje me mësimin fetar islam. Por këto probleme duhet të shikohen si shfaqje të zakonshme të një procesi në zhvillim dhe jo si pjesë e modelit austriak.
Modeli austriak nuk shquhet nga ekzistenca e problemeve, por nga mënyra se si trajtohen ato më tej.
Numri në rritje i nxënëseve dhe nxënësve muslimanë që marrin pjesë në mësimin fetar islam, nënvizon nga njëra anë rëndësinë e mësimit fetar islam dhe, nga ana tjetër, domosdoshmërinë për përmirësimin e vazhdueshëm të mësimit fetar islam.
Institucionet e reja të formimit dhe të kualifikimit, si dhe dega e re e studimeve dhe njësia e kërkimit shkencor në Universitetin e Vjenës, na bëjnë të shikojmë me shumë shpresë drejt së ardhmes.
Ne shpresojmë që nëpërmjet këtyre institucioneve, ndër të tjera, t’i përgjigjemi më së miri edhe përgjegjësisë shoqërore.

Keywords:

Austri, shkollë, mësimi fetar islam, nxënës

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Statistik Austria, Regjistrimi i popullisës 2001.

  2. Dr. Stephan Marik-Lebeck: Die Muslimische Bevölkerung Österreichs: Bestand und Veränderung 2001-2009. In: Islam in Österreich, Hrsg.: Alexender Janda und Mathias Vogl, Wien, 2010, S.

  3. Qarkore Nr. 21/2004 des Bm:ukk vom 28.10.2004

Published

2024-05-07

How to Cite

Sejdini, Mag. Zekerija. 2024. “Mësimi Fetar Islam Në Austri”. Univers 12 (12):40-47. https://albanica.al/univers/article/view/4107.

Numër

Section

Studime