Sfondi etnografik i një legjende

Autorët

  • Prof. Dr. Ali Muka

Abstract

Në fokus të këtij shkrimi vihet legjenda e Vajzës së Vuthit.
Nisur nga përmbajtja e nga emrat toponimikë që kanë lidhje me ambientin gjeografik, natyror dhe personazhet kryesore të saj, bëhet përpjekja, në vështrim etnologu, që të hidhet dritë mbi tipare origjinale e lidhje organike të saj me troje e me banorë ku është ngjizur e vazhdon të mbijetojë.
Legjendat, si tregime popullore, sjellin informacion për ngjarje të së kaluarës së largët, apo për figura historike. Ndër to, ka legjenda në formën e tregimeve që bartin elemente diku të jashtëzakonshme e diku fantastike. Njëherazi, nuk mungojnë legjenda që përcjellin shpjegime për ngjarje, dukuri, vende e njerëz konkretë.
Folkloristët dallojnë dy grupe të mëdha legjendash, të cilat i emërtojnë: mitologjike dhe historike.
Të dy këto grupe, si tregime popullore, takohen në prozë. Në ato mitologjike, rol me peshë të ndjeshme luan fantazia popullore, të cilës i takon merita në ngjizjen e situatave, të subjekteve e të personazheve; të gjitha me thelb të natyrës mitologjike.
Personazhe të tyre janë dragoi, kuçedra, ora, shtojzovallja, zana, arapi i zi, i paudhi, qerosi, bajlozi e ndonjë tjetër. Trillimi shihet i pranishëm edhe në legjendat historike, veçse aty baza reale duket më e qartë, më e drejtpërdrejtë.
Ndonëse legjendat janë zhanër folklorik, me domethënien e tyre për studiuesin e folklorit në radhë të parë, nuk ka pse të lihen jashtë vëmendjes edhe nga etnografi. Në fund të fundit, dukuritë folklorike e etnografike, dalin nga i njëjti burim, nga e njëjta mendësi, nga të njëjtat ambiente, prandaj dhe përfshihen në nocionin e përbashkët: kulturë popullore.

Keywords:

legjenda, folklor, mitologji, fantazi, etnografi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. - Sulejman B. Ahmeti, “Vuthajt dhe vuthjanët”, Tiranë 1996.

  2. - Adem D. Çela, “Nga Vuthajt në Amerikë (kujtimet e një malësori)”, Neë-York 1998.

  3. - Ismail Ahmeti, “Vuthajt”, Tiranë 1998.

  4. - Feti Mehdiu, Ngulitja e disa persizmave dhe evoluimi i tyre semantik në gjuhën shqipe, “Perla” 1/1999, Tiranë 1999.

  5. - Mark Tirta, Kulte të bujqësisë dhe të blegtorisë në popullin tonë, “Etnografia shqiptare” IX, Tiranë 1978.

  6. - Po aty, Elemente të kulteve ilire te shqiptarët, “Etnografia shqiptare” V, Tiranë 1974.

  7. - Fadil Mehmeti, Zakone, rite e besime vdekjeje në Kelmend, “Etnografia shqiptare” IX, Tiranë 1978.

  8. - Ali Muka, Vuthajt-Fshat, rrethinë apo krahinë?, “Kultura popullore” 1-2/2000, Tiranë 2002, f. 43-73; Mall dhe dashuri për trojet amtare (Sulejman B. Ahmeti, “Vuthajt dhe Vuthjanët”, Tiranë 1996, 331 f.), “Perla” 1999/4, Tiranë 1999.

  9. - Po aty, Legjenda e Vajzës së Vuthit, “Perla” 4, Tiranë 2002.

  10. - Shaban Sinani, Zëra të historisë në Eposin e Kreshnikëve, “Perla” 1996/1, Tiranë 1998.

  11. - Po aty, Koncepti për “tjetrin” në kulturën tradicionale shqiptare, “Perla” 2000/1, Tiranë 2000.

  12. - Jorgo Panajoti, Epika heroike legjendare dhe proza jonë popullore, “Kultura popullore” 1, Tiranë 1984.

  13. - Po aty, Ballada dhe historia, “Kultura popullore” 1, Tiranë 1983, f. 163-168 (fillimi) dhe “Kultura popullore” 2, Tiranë 1983.

  14. - Andromaqi Gjergji, Etnosi ynë në epikën heroike legjendare, “Kultura popullore” 2, Tiranë 1983.

  15. - Agron Xhagolli, Legjenda popullore shqiptare dhe ndarjet e saj, “Kultura popullore” 2, Tiranë 1987.

Published

2024-05-21

How to Cite

Muka, Prof. Dr. Ali. 2024. “Sfondi Etnografik I Një Legjende”. Univers 11 (11):88-102. https://albanica.al/univers/article/view/4329.

Numër

Section

Studime