Mirëkuptimi ndërfetar te shqiptarët

Autorët

  • Prof. Dr. Zyhdi Dervishi

Abstrakti

Toleranca ndërfetare, mirëkuptimi dhe harmonia mes shqiptarëve janë nga vlerat kulturore më të spikatura të Shqipërisë.
Faik Konica ka shkruar: “Besoj se dihet gjerësisht se shqiptarët janë tolerantë ndaj feve të tjera dhe ndoshta ky është i vetmi vend në Evropë, ku nuk ka ndodhur asnjë luftë me karakter fetar. Për këtë arsye, është folur shpesh nga disa për 'skepticizmin' shqiptar".
Në shkrimet e mendimtarëve dhe udhëtarëve joshqiptarë gjenden shumë karakterizime lidhur me këtë çështje. Për shembull, Hugo Adolf Bernatzk shkroi për shoqërinë shqiptare të vitit 1929, kur ai vizitoi qytetet dhe rajonet shqiptare, "Katolikët, të krishterët ortodoksë dhe myslimanët jetojnë në paqe në këtë vend të vogël, madje edhe në fshatra që mund të jetojnë në komunitet". Për shqiptarin luftërat fetare janë të panjohura dhe të pakonceptueshme. (2003:153)
Mendojmë se forca shtytëse e funksionimit me kapacitet të plotë të vlerës kulturore, toleranca, mirëkuptimi ndërfetar ka të bëjë me një profil të qenësishëm të modelimit psikokulturor të popullit shqiptar, i cili është zbuluar, edhe pse fare pak, nga studiuesit më të kualifikuar të ndërtimit shpirtëror të shqiptarëve.
Edith Durham ka shkruar se shqiptari ka “instinktin e një fisniku” (1990: 544).
Të çliruar për instinktet e tufës, shqiptarët nuk kanë keqtrajtuar asnjëherë grupe shoqërore në pakicë, të formuara në bazë të racës, etnisë, kombësisë, fesë etj.
Historikisht dhe faktikisht, grupet shoqërore në pakicë janë mbrojtur nga toleranca, prirja për mirëkuptim dhe shpirti njerëzor i grupeve shoqërore në shumicë.
Profili human i grupit social ose fetar në shumicë në raport me grupet e tjera sociale ose fetare në pakicë shfaqet veprues ndër shqiptarët pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare. Një profil i tillë, si të thuash, ka funksionuar si hapësirë shpirtërore që ka mundësuar përhapjen në Shqipëri në trajtën e kulteve (Macionis, J., 2005:) gjatë 15 viteve të fundit të mjaft besimeve fetare që nuk kanë ekzistuar më parë në shoqërinë tonë.

Fjalët kyçe:

toleranca ndërfetare, mirëkuptimi, harmonia, vlerat kulturore, profil psikokulturor

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Bernatzik, Hugo Adolf: Shqipëria – vendi i shqiptarëve, Shtëpia Botuese “Uegen”, Tiranë 2003.

  2. Çelebi, Evlia: Shqipëria, 350 vjet më parë, Shtëpia Botuese “Horizont”, Tiranë 2000.

  3. Clayer, Nathalie: “Disa mendime mbi fenomenin e konvertimit në islamizëm duke u nisur nga rasti i katolikëve shqiptarë, i vëzhguar nga një mision jezuit nga fundi i epokës osmane”, Revista “Përpjekja”, 2006, nr. 22.

  4. Durham, Edith: Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë edhe shqiptarët, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1990.

  5. Durkheim, Emile: Format elementare të jetës fetare, Botim i “Shtëpia e Librit” dhe “Korbi”, Tiranë 2000.

  6. Durkheim, Emile: The Division of Labour in Society, Free Press, New York 1964.

  7. Elsie, Robert: Leksiku i kulturës popullore shqiptare (Besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veçori kulturore), Botimet “Skandërbeg books”, Tiranë 2005.

  8. Faverial, Zhan Klod: Historia e Shqipërisë (Më e vjetër), Shtëpia Botuese “Plejad”, Tiranë 2004.

  9. Giddens, Anthony: Sociologjia, Botimet “Çabej”, Tiranë 1997.

  10. Huntington, Samuel P.: Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Botimet LOGOS-A, Shkup 2004.

  11. Illia, Frano: Kanuni i Skanderbegut, Editrice La Rosa, Milot 1993.

  12. Instituti i Kulturës Popullore (IKP): Fjalë të urta të popullit shqiptar, Botim i Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë, Tiranë 1983.

  13. Konica, Faik: Vepra, vëllimi 2, Botimet “Dudaj”, Tiranë 2001.

  14. Leake, William Martin: Kërkime për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, Botimet “Bota Shqiptare”, Tiranë 2006.

  15. Libri: Shqypnia, njoftime gjeografike, shtetistike-administrative, Dora V, e plotësueme, e ndreqme, e botuar nga Shtypshkronja e së Papërlyeshmes, Bleni III, Shkodër 1923.

  16. Mezini, Nazmi: Krahina e Ishmit në histori (bazuar në dokumente). Libër i shumëfishuar me shaptilografë për përdorim të brendshëm, Durrës 1988.

  17. Mihaçeviq, Lovro: Nëpër Shqipëri 1893-1907 (Mbresa udhëtimi & etnografi), Enti Botues “Gjergj Fishta”, Tiranë 2006.

  18. Mocions, John: Sociology (Tenth Edition), Prencice Hall, New Yersey 2005.

  19. Neuwirth, Hubert: Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri 1939-1944 (Një analizë historike e gjedhes kulturore të mikut dhe armikut), Botim i “Instituti i Dialogut dhe Komunikimit”, Tiranë 2006.

  20. Revista “Të drejtat e njeriut”, 1996, nr. 2

  21. Roka, Roberto Moroco della: Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Shtëpia Botuese “Elena Gjika”, Tiranë 1994.

  22. Roth, Joseph: Fjala dhe koburja (Udhëtim nëpër Shqipëri, 1927), Botimet “Ideart”, Tiranë 2005.

  23. Waal, Clarissa de: Mbijetesa (Shqipëria në postkomunizëm), Botim i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, Tiranë.

Botuar

2024-07-18

Si të citoni

Dervishi, Prof. Dr. Zyhdi. 2024. “Mirëkuptimi ndërfetar Te shqiptarët”. Univers 10 (10):60-78. https://albanica.al/univers/article/view/4576.

Numri

Seksioni

Studime