Ndihmesa e Sami Frashërit në islamologji
Abstrakti
Është thënë dhe është shkruar shumë herë se Sami Frashëri bën pjesë në mesin e dijetarëve më të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Po ashtu, është thënë dhe është shkruar se Sami Frashëri ka shkruar shumë vepra, mbi 60 sosh, në shumë fusha (gjuhësi, leksikografi, histori, kulturë, dramë, islamologji etj.) dhe në shumë gjuhë (shqip, turqisht, arabisht, persisht, greqisht, frëngjisht etj.), mirëpo këto pohime nuk janë përcjellë gjithnjë me studime të mirëfillta, sistematike dhe të specializuara.
Leximi i vëmendshëm i personaliteteve dhe i vendbanimeve të shtruara në Kamus’ul-a’lam dëshmon pretendimin tonë se Samiu ishte islamolog i mirëfilltë, që mund të krahasohet me mendimtarët më seriozë e më me famë ndër shqiptarët që kanë ekzistuar deri në këtë kohë.
Samiu nuk pajtohet me qëndrimet evropiane se kultura dhe qytetërimi fillojnë me grekët. Ai pohon se “qytetërime janë paraqitur në rruzullin tokësor që nga kohët e lashta, kanë bërë që pak a shumë t’i shkruajnë historitë e veta”, dhe vazhdon për të pohuar se “kur i shohim këto histori, kuptojmë se, që nga paraqitja e qytetërimit të parë e deri në shuarjen e qytetërimit të grekëve, ai ka qenë i pranishëm herë te një e herë te disa popuj, dhe kështu rruzulli tokësor thuajse nuk ka mbetur asnjëherë pa të”.
Samiu, duke përdorur metodat historiko-komparative dhe analitike, vazhdon elaborimin rreth tezës së tij për të theksuar se “... ashtu siç është më i përsosur qytetërimi grek se qytetërimi egjiptas, e fenikas se qytetërimi i popujve të tjerë të Azisë, edhe qytetërimi islam, s’ka farë dyshimi, është më i plotë dhe më i përsosur se qytetërimi grek”.
Ai vuri theksin në faktin se mosnjohja e kontributit musliman nga ana e evropianëve nuk duhet të jetë produkt i “fanatizmit të tyre”, por produkt i mosshtrirjes së veprave të muslimanëve në mesin e popujve evropianë, që, për pasojë, pati mosnjohjen e veprave muslimane te shtresat e gjera.
Mirëpo, duhet thënë se, përveç rolit të theksuar të kulturës dhe qytetërimit islam, vlen të theksohet edhe fakti se kultura dhe qytetërimi islam luajtën rol të rëndësishëm në formimin e filozofisë skolastike dhe në rilindjen e Renesansës në Evropë.
Mund të përfundohet se kultura dhe qytetërimi islam hapën shtigje të reja dhe deri atëherë të panjohura për evropianët, orientuan pikëpamjet evropiane drejt kulturave deri atëherë për ta të parëndësishme, bënë që evropianët të fillojnë ta dashurojnë kulturën dhe qytetërimin islam, i cili krahas vlerave të veta ofroi edhe vlerat e harruara greke etj.
Shpresojmë që ky vështrim i shkurtër mbi disa pikëpamje islamologjike të Sami Frashërit, i përcjellë edhe me përsiatjet e autorëve kompetentë dhe me refleksionet tona, ashtu si i kemi parë ne, shpresojmë të bëhet një nga nismat e mbara për studimin e jetës dhe veprës së eruditit dhe dijetarit me famë, Sami Frashëri, që ka trajtuar tema kulturore-shkencore të ndryshme, me një thellësi, largpamësi dhe shkencëri të rrallë për kohën e tij.
Fjalët kyçe:
Sami Frashëri, kontributi kulturor, qytetërimi islam, studime shkencoreShkarkimet
References
-
Murad Wilfried Hofmann, Islam u 3 Mileniju, Sarajevë, 2004.
-
Hasan Kaleshi, Kontributi i shqiptarëve në dituritë islame, Prizren, 1411 h./1991.
-
Hasan Kaleshi, Sami Frashëri në letërsinë dhe filologjinë turke, Gjurmime albanologjike, I, Prishtinë, 1968.
-
Milazim Krasniqi, Shtresimet e identitetit kulturor e kombëtar shqiptar, Prishtinë, 2003.
-
Sami Frashëri, Vepra 7, Prishtinë, 1984.
-
Sami Frashëri, Vepra 9, Shkup, 1994.
-
Sami Frashëri, Vepra 10, Prishtinë, 1999.
-
Sami Frashëri, Përpjekja e heronjve në përhapjen e Islamit, Shkup, 2003.
-
Sami Frashëri, Shqipëria çka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?, Prishtinë, 1999.
-
Sami Frashëri Gjuha, Shkup, 2002.
-
Nexhat Ibrahimi, Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar /shekujt IXXIV/, Shkup, 2003.
-
Nexhat Ibrahimi, Islami në Ballkan para shekullit XV, botimi II, Prizren, 2000.
-
Nexhat S. Ibrahimi, Dimensine kur’anore, Shkup, 2004.
-
Nerkez Smailagić, Klasična Kultura Islama, Zagreb, 1976.
-
Nerkez Smailagić, Leksikon islama, Sarajevë, 1990.
-
Mehdi Polisi, Sami Frashëri në fushën e islamistikës.
-
Razi Brahimi, Sami Frashëri, në: Historia e Letërsisë Shqiptare, Prishtinë, 1989.
-
M. M. Sharif, Historija Islamske Filozofije, I, Zagreb, 1988.
-
Miodrag Cekiq, Pasqyrë e historisë së filozofisë, Prishtinë, 1977.
-
Bertrand Russell, Mudrost Zapada, botimi II, Zagreb, 1977.
-
H. Corbin, Historia e filozofisë islame, I-II, Shkup, 1997.
-
Llambro Filo, Ngritja dhe rënia e civilizimeve, Tiranë, 2002.
-
Edward Said, Orijentalizam, Sarajevë, 1999.
-
Rože Garodi, Islam, kultura i socijalizam, Sarajevë, 1981.
-
Fazlur Rahman, Duh islama, Beograd, 1983.
-
Sayyid Husejn Nasr, The History of Islamic Philosophy.
-
Morteza Motahhari, Osvrt na filozofski tok u islamu, http://www.ibn-sina.net/txt/tekstovi.asp?tekst_id=23
-
D. D. Macdonald, The Problems of Muhammedanism, 1904.
-
J. J. Waardenburg, L’Islam dans le miroir de l’Occident, Paris, La Haye, 1963.
-
Muhammed Umhazun, Koncept izučavanja islamske historije, Sarajevë, 2000.
-
Feti Mehdiu, Qëndrimi i Bashkësisë Islame të Kosovës ndaj sekteve fetare në Kosovë, në: www.horizonti.com/artikujt/artikulli_2003_11_28_44051.hphp
-
Novi Mual-lim – časopis za odgoj i obrazovanje, 7/1422/2001, Sarajevë.
-
Zija Xholi, Sami Frashëri – Monografi, Vepra IV, Prishtinë, 1978.