Zbatimi i normës standarde për pastërtinë e gjuhës

Autorët

  • Prof. Dr. Hasan Çipuri

Abstrakti

Dashuria për gjuhën amtare, për lulëzimin dhe zhvillimin e saj, ka qenë dhe mbetet një karakteristikë e përhershme dalluese e popullit tonë dhe forcë e madhe frymëzuese në jetën e tij shoqërore e kulturore, në luftën e tij për liri, pavarësi e përparim.
Përparimi i gjuhës së sotme standarde shqipe është kurorëzimi i një procesi të gjatë e të ndërlikuar të kristalizimit të strukturës së saj në të gjitha hallkat: në fonetikë, në gramatikë dhe në fjalëformim.
Gjuha shqipe ka arritur sot në atë fazë zhvillimi që lejon të pohohet shkencërisht se populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare standarde, që mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit dhe përdoret si një mjet zhvillimi e përparimi në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore dhe pothuaj se nga të gjithë shqiptarët që flasin e shkruajnë shqip.

Problemet e sotme të gjuhës standarde:

1.Gjuha standarde shqipe ka kaluar një rrugë të gjatë e të ndërlikuar dhe ka arritur sot në shkallën e një gjuhe të pasur, të përpunuar dhe të standardizuar. Themelet e gjuhës letrare të shqipes u vunë në Rilindje.

2. Nëse gjuha jonë standarde ka arritur sot shkallën e gjuhëve të zhvilluara e të kristalizuara, kjo nuk do të thotë që gjithçka është zgjidhur, s’ka më të meta, s’ka më asgjë për të bërë. Gjuha ndryshon, zhvillohet e përsoset gjithnjë. Jeta nxjerr pareshtur probleme të reja edhe këtu.

Përpjeka për përsosjen e vazhdueshme të gjuhës standarde mbetet një synim i përhershëm, i theksuar fuqishëm nga Konferenca kushtuar 30-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të mbajtur më 11-12 nëntor 2002, në Tiranë.

Fjalët kyçe:

gjuha amtare, zhvillimi i gjuhës, gjuhë letrare standarde, përsosja e gjuhës

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. E. Çabej, Për pastrimin e gjuhës shqipe, “Gjuha jonë”, 1, 1981.

  2. A. Xhuvani, Për pastrimin e gjuhës shqipe, Tiranë, 1960.

  3. A. Kostallari, Gjuha letrare shqipe dhe epoka jonë, SF,/, 1984.

  4. Revista “Gjuha jonë” 1/82, 2/83, 2/84, 4/84, 3/85.

  5. Robert Shvarc, “Pasurimi” i Gjuhës shqipe në mediat, Gazeta “Shekulli”, datë 3.5.2002.

  6. M. Elezi, Gjuha shqipe dhe pushteti i duartrokitjeve, “Gazeta 55”, 15.11.2002.

  7. Migjen Kelmendi, Letër e hapur opinionit tiranas, Gazeta “Korrieri”, datë 13.11.2002.

  8. P. Kabo, Po kujtohemi për gjuhën, Gazeta “Shekulli”, datë 09.09.2002.

  9. A. Dhrimo, Pse u degradua gjuha jonë kombëtare, Gazeta “Shekulli”, datë 09.05.2002.

  10. E Lafe, Gjuha dhe “Kompleksi i Adhamudhit”, Gazeta “Albania”, datë 04.05.2002.

  11. Kadare, Intervistë për gjuhën shqipe, Gaz. “Shekulli”, datë 24.12.2002.

  12. N. Jorgaqi, Shqipja, nevojë për përditësim. Gaz. “Shekulli”, 26.12.2002.

  13. Gazeta “Shekulli”, Për gjuhën standarde dinamike, datë 13.12.2002.

  14. Gazeta “Ushtria”, Thirrje e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, 15.11.2002.

Botuar

2024-07-18

Si të citoni

Çipuri, Prof. Dr. Hasan. 2024. “Zbatimi I normës Standarde për pastërtinë E gjuhës”. Univers 10 (10):129-39. https://albanica.al/univers/article/view/4600.

Numri

Seksioni

Horizonte Shoqërore