Portat e Arta të Via Egnatias në Ballkan
Abstrakti
Via Egnatia është rrugë antike që lidhte ndërmjet tyre qendra të botës antike, si: Durrachium, Skampin, Lychindin, Heraklean, Edesen Pellen, Tesalonikun, Neapolis (Kavallen) dhe Kostandinopojën, duke qenë kështu një rrugë kulturore e integrimit të traditave dhe e komunikimit human.
Kjo rrugë ishte e shkurtër, përgjithësisht fushore, që kalon nëpër qytete të rëndësishme të Shqipërisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Janë pikërisht këto avantazhet e kësaj rruge etnike që e bëjnë atë të lakohet aq shumë në opinionet aktuale.
Rruga, zgjedhjet e ndërtimit dhe objektet e ngritura përgjatë saj, mund të jenë shumë të dobishme sot, pasi të gjitha vendet tona po përpiqen të krijojnë një të ardhme më të mirë dhe të integruar ekonomike, historike dhe kulturore.
Ky punim, ndërsa ofron informacion të përgjithshëm për Via Egnatia, fokusohet në identifikimin dhe detajet që lidhen me Portat e Via Egnatia në të gjithë Ballkanin.
Nëpërmjet portave, Via Egnatia hynte në sistemet e fortifikuara të qyteteve të asaj kohe. Portat e qyteteve antike, ku kjo rrugë, duke çarë muret e fortifikuara, futej në qytet mes për mes, duke dalë nga faqja simetrik e fortifikimit, quheshin Porta e Artë - Golden Gate. Deri më sot, Golden Gate të Via Egnatias në Ballkan, diku të ruajtura apo diku sipas burimeve, hasen në Durrachion (Durrës), Schampis (Elbasan), Tesalonik (Selaniku) dhe në Kostandinopojë (Stamboll).
Në punim jepen detaje për ndërtimin teknik të këtyre Portave, datat e ndërtimit dhe rindërtimit për secilën, emrat e zyrtarëve apo mbretërve të famshëm që kontribuan në ngritjen e këtyre portave dhe i emërtuan ato sipas një ngjarjeje të veçantë historike. Ka literaturë dhe punë të bollshme për historinë e Via Egnatias, veçanërisht për shkak të ekzistencës dhe veprimtarisë së shumë organizatave kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.